Pyetje: Cili është gjykimi për atë që falet me imamin, por pasi imami jep selam ai ngrihet direkt? Ndërsa dhikrin pas namazit e bën gjatë rrugës për në shtëpi.
Shejh Salih el Feuzani: Nëse e bën këtë për shkak të ndonjë nevoje që nuk pret, atëherë kjo nuk përbën problem. Ndërsa nëse nuk ka ndonjë nevojë, atëherë më e mira është që ai të qëndrojë dhe të bëjë dhikrin pas namazit, e pastaj të largohet (në punën që ka).
Pyetje: Përsëritja e Fatihasë në një rekat të vetëm.
Shejh Salih el Feuzani: Kjo nuk lejohet. Madje mund të bëjë që namazi të konsiderohet i pasaktë ngase leximi i Fatihasë në namaz është shtyllë prej shtyllave të namazit. Ndërsa shtylla (er-ruknu) nuk përsëritet.
Pyetësi thotë: Jam lutur por lutja nuk më është pranuar. A ta lë lutjen apo të vazhdoj?
Shejh Salih el Feuzani: Të vazhdojë në bërjen e lutjes dhe asesi mos ta humbasë shpresën nga mëshira e Allahut të Lartësuar.
Pyetje: Kush është më e mira; preokupimi me dijen apo me kryerjen e adhurimeve vullnetare?
Shejh Salih el Feuzani: Të merresh me dituri është më e mirë sesa preokupimi me adhurimet vullnetare. Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush merr një rrugë për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson atij rrugën për në Xhenet.” Pra, marrja me kërkimin e dijes është më e mirë sesa preokupimi me adhurimet nafile.
Pyetje: A transmetohet se kunuti është (bëhet) para rukusë?
Shejh Salih el Feuzani: E njohura është se kunuti është pas rukusë, por ka prej dijetarëve që thonë se ai bëhet para rënies në ruku.
Pyetje: Kush është gjykimi për fshirjen e fytyrës pas përfundimit të lutjes?
Shejh Salih el Feuzani: Nuk ka bazë për fshirjen e fytyrës pas lutjes.
Pyetje: Përse namazi i natës është më me vlerë sesa namazi i ditës?[1]
Shejh Salih el Feuzani: Sepse ai është më pranë sinqeritetit (dhe larg syfaqësisë), është suneti i Profetit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dhe është koha në të cilën zbret Allahu në qiellin e dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës. Allahu i Lartësuar thotë: “A ka ndonjë që më kërkon që t’i jap? A ka ndonjë që kërkon falje që t’a fal atë? A ka ndonjë që pendohet që t’ia pranoj pendimin? A ka ndonjë që lutet që t’ia pranoj lutjen?”
Shkëputur nga mësimi: “Sherh adab el meshij iles-salah”.
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————-
[1] Namazi nafile.
Dosje: Besimi
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Zullumi – rrënuesi i popujve dhe shoqërive Dr. Fatmir Strumi
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Kur feja kthehet në tifozllëk dhe fanatizëm individësh Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi