Pyetje të ndryshme rreth kurbanit që theret për fëmijën që lind (El Akika)

February 4, 2016

Pyetje të ndryshme rreth kurbanit që theret për fëmijën që lind (El Akika)

Pyetje: Kur personi shtohet me fëmij dhe nuk posedon pasuri për të bërë kurban (akikën) për fëmijën derisa kalon një vit apo më shumë, pastaj posedon pasuri. A ta bëj akikën në këtë kohë apo bërja e saj nuk vlen më për të?

Përgjigje: Prej sunetit është që ai të bëj akikën në momentin kur i lehtësohet kjo gjë qoftë edhe pas një viti apo më shumë. Allahu është dhuruesi i suksesit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

El-Lexhneh ed-Daimeh

Shejh Abdullaziz bin Baz

Shejh Abdurrazak el-Afifi

Shejh Abdullah bin el-Gudejan

Shejh Abdullah bin Kuud

Pa ashtu kanë thënë: Akika është ajo që theret ditën e shtatë për fëmijën e lindur si falënderim ndaj Allahut që i dhuroi këtë fëmijë qoftë mashkull apo femër. Bërja e akikës është sunet, bazuar në hadithet që transmetohen në lidhje me këtë. Kush bën akikën për fëmijën e tij, i lejohet t’i ftojë njerëzit që të hanë në shtëpinë e tij ose diku tjetër. Po ashtu i lejohet atij t’u shpërndajë të varfërve, të afërmve, fqinjve, shokëve etj., nga mishi akikës qoftë ai i përgatitur ose jo.

El-Lexhneh ed-Daimeh

Shejh Abdullaziz bin Baz

Shejh Abdurrazak el-Afifi

Shejh Abdullah bin Kuud

Unë kam katër fëmijë dhe tani ja përsëri shtazëne. Për asnjërin nga fëmijët nuk kam bërë akika. A duhet ta bëj akikën për secilin prej tyre apo të nxjerr të holla? Më jepni përgjigje, Allahu ua shprbleftë me të mira!

Gjithashtu kanë thënë: Për djalin theren dy desh ndërsa për vajzën një dash i vetëm. Nuk lejohet që të japësh të holla e gjëra të ngjashme (por duhet bërë akika). Allahu është dhuruesi i suksesit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamedin, familjen dhe shokët e tij!

El-Lexhneh ed-Daimeh

Shejh Abdullaziz bin Baz

Shejh Abdurrazak el-Afifi

Shejh Abdullah bin el-Gudejan

 

Përktheu Unejs Sheme

Dosje: , ,

Loading...