Në lidhje me këtë çështje kanë ardhur dy hadithe me përmbajtje të kundërt me njëri-tjetrin:
1-Hadithi i Uail bin Huxhr i cili thotë: “E kam parë Profetin -alejhi selam- kur binte në sexhde vinte gjunjët para duarve” E transmeton Ebu Daudi Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibn Maxhe.
2- Hadithi i Ebu Hurejrës i cili tregon se Profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur dikush prej jush bie në sexhde, të mos ulet si deveja por të vejë duart para gjunjëve” e transmeton Ebu Daudi, Nesaiu dhe Darimiu.
Mendimet e dijetarëve në lidhje me saktësimin e këtyre haditheve.
Disa prej tyre si psh: imam Ibn El-Kajimi –Allahu e mëshiroftë- ka marrë për bazë hadithin e parë dhe e ka konsideruar hadithin e dytë si gabim në transmetim kur thotë: “Hadithi i dytë i është ngatërruar transmetuesit dhe se origjina e tij është “Të vejë gjunjët para duarve”.
Kurse disa të tjerë kanë marrë për bazë hadithin e dytë duke hedhur poshtë hadithin e parë sepse hadithi i dytë ka zinxhirin e tij të transmetimit të saktë kurse i pari ka në zinxhirin e tij të transmetimit një burrë që quhet Sherik ibn Abdilah El-Kadij dhe ai është i dobët në memorizimin e haditheve prandaj ai nuk merret për argument kur është vetëm e aq më tepër kur kundërshton të tjerët.
Hafiz Ibn Haxheri thotë: Hadithi i Ebu Hurejrës i cili tregon për vënien e duarve para gjunjëve është më i fortë se hadithi i Uail bin Huxhr dhe këtë gjë e ka përmendur edhe dijetari Abdul-Hak El-Ishbilij.
Këtë gjë që thotë hafiz Ibn Haxheri e thotë edhe sheikh Albani –Allahu e mëshiroftë- se shkencëtarët e hadithit saktësojnë hadithin e Ebu Hurejrës dhe tani që saktësuam hadithin e dytë le të themi diçka rreth kuptimit të tij.
Dr. Abdullah Nebolli
Të Ngjashme
- Si të veprosh kur të ftojnë në një gosti Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz