Rregullat e hutbes

Transmetohet nga Xhabir bin Semurah (radijAllahu anhhu) se: “Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ligjëronte (e mbante hutben) ditën e xhuma në këmbë. Pastaj ulej (mes dy hutbeve), dhe pastaj ngrihej e ligjëronte përsëri në këmbë. Prandaj, kushdo që të njofton se ai (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ligjëruar (e ka mbajtur hutben) ulur, ka gënjyer.” Hadithin e ka nxjerr Muslimi (35).

Çfarë përfitohet nga hadithi:

  • Udhëzimi i të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në lidhje me hutben e ditës së xhuma është që imami të ligjërojë në këmbë (jo ulur).
  • Të qënurit sunet e uljes midis dy hutbeve.
  • Lejimi i dhënies selam njerëzve nga ana e hatibit para se (ai) të ulet në minber.

 

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”

Përktheu: Unejs Sheme