“Ata e duan të shpejtën dhe e lënë pas shpine një ditë që është e rëndë.” | El Insan: 27.
Dynjaja mbaron shpejt. Rreziku i saj është se duke u angazhuar me të njeriu harron të përgatitet për takimin me Allahun, dhe harron të furnizohet me vepra të mira për botën tjetër e cila fillon me një ditë të rëndë; shkatërrim i gjithçkaje, dalja para Allahut për tu llogaritur, shpërblim i përjetshëm që nuk mbaron ose dënim i përjetshëm që nuk mbaron për disa të tjerë.
Si të shpëtosh nga zhytja në dynja? Me pesë namazet ditore që Allahu i Madhëruar i përmendi përpara këtyre ajeteve: “Kujtoje emrin e Zotit tënd mëngjes e mbrëmje (sabahu, dreka dhe ikindia). Dhe prej natës (akshami dhe jacia) përulju me fytyrë përtokë Zotit tënd, dhe madhëroje Atë larg të metave natën gjatë (namazi i natës i cili ishte detyrë për Profetin sal-lallahu alejhi ve sel-lem dhe falej gjatë, dhe i shpërblyer vullnetar për umetin e tij).”
Namazi të përkujton Allahun, të përkujton të mirët (Profetët dhe shokët e tyre) si dhe të këqijtë dhe të pabindurit ndaj Zotit dhe përfundimin e tyre të keq. Në namaz përkujton Zotin tënd dhe përkujtohesh për Ditën e Gjykimit (gjatë Fatihasë). E falënderon Allahun për të mirat që të jep çdo ditë, i kërkon falje Atij për gjynahet, i shpreh madhërim duke njohur Madhështinë e Tij, lexon fjalën e Tij Kuranin, përkujtuesin, e mban shpirtin gjallë me shpallje. Shpalljen Allahu i Lartësuar e quan (ruh) shpirt sepse ajo i dhuron shpirt, e gjallëron gjënë e vdekur, dhe se shpirti pa të është si i vdekur. Gjithashtu edhe për një arsye tjetër; se dallimi mes të atij që e përmend Allahun me atë që nuk e përmend Atë është si dallimi mes të gjallit dhe të vdekurit siç saktësohet në hadithin që e përcjell Buhariu. I vdekuri s’ka mundësi ta përmendë Allahun dhe të shtojë shpërblimet në librin e tij të jetës, ndërsa i gjalli e ka këtë mundësi.
Dosje: bota tjeter, Dynjaja
Të Ngjashme
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi
- Kush janë njerëzit e El A’rafit? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin