Rruga e drejtë

April 19, 2015

Shejh Sulejman er Ruhajli (Allahu e ruajttë!): O ju vëllezër të nderuar! Allahu e dërgoi Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me të gjitha të mirat. E prej gjërave me të cilën u dërgua i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është dhe “Siratul mustekim”. Allahu Madhëruar thotë:

 

﴿قُلْ إِنَّنِي هَدَانِي رَبِّي إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ دِيناً قِيَماً مِلَّةَ إِبْرَاهِيمَ حَنِيفاً وَمَا كَانَ مِنَ الْمُشْرِكِينَ

Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im më ka udhëzuar në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, fenë e pastër të Ibrahimit besimplotë, i cili nuk ka qenë adhurues i idhujve”. El Enam, 161

I Madhëruari thotë:

﴿ وَهَذَا صِرَاطُ رَبِّكَ مُسْتَقِيماً قَدْ فَصَّلْنَا الْآياتِ لِقَوْمٍ يَذَّكَّرُونَ﴾

Kjo është rruga e drejtë e Zotit tënd. Ne ua kemi shpjeguar shpalljet Tona njerëzve që ua vënë veshin.” El Enam, 126

I Madhëruari thotë:

﴿وَإِنَّكَ لَتَدْعُوهُمْ إِلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ﴾

Me të vërtetë ti i fton ata në rrugën e drejtë”. El Muminun, 73

I Madhëruari thotë:

﴿فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ إِنَّكَ عَلَى صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ﴾

Andaj, përmbaju fort asaj që të është shpallur ty, sepse ti, në të vërtetë, je në rrugën e drejtë”. Ez Zukhruf, 43

Muslimani, o ju vëllezër, është i urdhëruar që ta lus Allahu e Lartësuar disa herë në ditë që Ai ta udhëzojë atë në siratul mustekim – rrugën e drejtë. Ai është urdhëruar që të lexojë suren “El Fatiha” në çdo rekat të namazit të tij. E, në këtë sure është dhe ajeti:

 

﴿اهْدِنَا الصِّرَاطَ الْمُسْتَقِيمَ﴾

Udhëzona në rrugën e drejtë!” El Fatiha, 6

 

Shkëputur nga ligjërata me titull: “Inhirafush-shebab esbabu ue uesailu ilaxhihi”

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...