Ibnul Kajimi ( Allahu e meshirofte ) ka thene :
” I Derguari i Allahut paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te eshte zoteriu i njerezve(njeriu me i mire), dhe dita e xhumase eshte zonja e tere diteve, dhe dergimi salavat ndaj tij ( Profetit paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te ) ne diten e Xhumase eshte veper e vecante (ka shperblim te madh) , dhe kjo vecori i takon vetem kesaj dite dhe jo diteve te tjera, e kjo ka urtesine e saj, sepse cdo te mire qe umeti i tij e ka arritur , prej te mirave te kesaj bote dhe te botes tjeter, nuk e ka arritur vetem nepermjet tij, ( Profetit paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te ) ,pra Allahu caktoi qe te dy te mirat, e dynjase dhe e ahiretit, te arrihen vetem nepermjet ndjekjes se rruges se tij. Nderimi me i madh qe i behet atyre, eshte ne diten e
Xhumase, ne kete dite do te dergohen besimtaret ne shtepite dhe keshtjellat e tyre ne Xhenet, dita e xhumase eshte dita ne te cilen do shikojne Allahun e Madheruar, ne kete bote kjo dite, eshte dite feste per ata.
Ne diten e Xhumase Allahu i pergjigjet kerkesave e nevojave te besimtareve, dhe nuk e refuzon lutesin prej tyre, dhe keshtu ata u njohen me te gjitha keto miresi e shperblime nepermjet porosive te tij, dhe prej falenderimit , mirenjohjes dhe permbushjes sado pak te se drejtes qe ai (Paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi te ) ka ndaj nesh, eshte te shumojme salavatet mbi te ne diten e Xhumase dhe naten e saj.”
Zadul Mead, ( 1/364).
Përktheu Junus Telezi