Së pari namazi i Bajramit pastaj hutbja.
Transmetohet nga Ibën Umeri (radijAllahu anhuma) se ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Ebu Bekri dhe Umeri e falnin namazin e Bajramit para hutbes.” Mutefekun alejhi.
Çfarë përfitohet nga hadithi:
- Udhëzimi i Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), Ebu Bekrit dhe Umerit (radijAllahu anhuma) ishte fillimi me faljen e namazit të Bajramit para hutbes.
- Hutbja e Bajramit pas namazit është prej suneteve të forta.
- Fillimi me hutben para faljes së namazit të Bajramit konsiderohet bidat.
“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram.”
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Bajramet
Të Ngjashme
- Tekbiri i përgjithshëm dhe tekbiri i kufizuar Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 7 – Udha e Besimtarëve
- Disa shkelje që ndodhin gjatë marrjes së abdesit – 6 – Udha e Besimtarëve
- Forma e kryerjes së Umres Udha e Besimtarëve
- Mendimi juridik i imam Malikut dhe metoda e tij në veprën “El Muatta” Udha e Besimtarëve