Shabani si Parapërgatitje për Ramazanin

May 3, 2017

Shabani është quajtur kështu sepse fiset luftonin njëri-tjetrin keqas në këtë muaj i cili vjen mes dy muajve të shenjtë, Rexhebit dhe Ramazanit. Shabani… ai është muaji i përgatitjes për Ramazanin. Muaji i agjërimit dhe i leximit të Kuranit. Në të i Dërguari i Allahut – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – agjëronte shumë, sepse ai është një muaj në të cilin njerëzit janë të pavëmendshëm (ndaj vlerës së tij), në një kohë që ai është muaji në të cilin ngrihen tek Allahu punët e gjithë vitit.

Usame ibn Zejdi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I thashë: O i dërguar i Allahut! Nuk të kam parë të agjërosh ndonjë muaj tjetër siç agjëron në Shaban. Tha: Ai është një muaj që njerëzit nuk janë të vëmendshëm ndaj tij mes Rexhebit dhe Ramazanit, dhe ai është muaji në të cilin ngrihen veprat tek Allahu, Zoti i botëve. Dua që veprat e mia të ngrihen duke qenë unë agjërueshëm.”

Ka thënë Ibnul Kajimi: “Veprat e vitit ngrihen në Shaban.” Prandaj të parët tanë të mirë e shtonin leximin e Kuranit në këtë muaj aq sa ndonjëri prej tyre e mbyllte dyqanin e vet që të lirohej për Kuranin. Thotë Selemetu ibën Kuhejl: “Thuhej se muaji i Shabanit është muaji i kënduesve të Kuranit (hafizave, sepse në të përsërisnin Kuranin që ta kishin gati për ta lexuar në netët e Ramazanit në taravi).”

Gjatë këtij muaji ishin të kujdesshëm t’i ndihmonin nevojtarët, që ata ta prisnin Ramazanin duke pasur në shtëpi ushqim me të cilin do të gëzonin gratë dhe fëmijët e tyre. Madje përcillet nga disa prej të parëve tanë të mirë: “Kur hynte Shabani njerëzit u jepeshin me të madhe Mus’hafëve (lexonin shumë Kuran) dhe nxirrnin zekatin e pasurisë së tyre.” “Fet’hul bari” 310/13.

Kjo me qëllim që të forconin të dobëtit dhe të varfërit për të agjëruar Ramazanin.

Prandaj, në Shaban përgatitet dhe ushtrohet shpirti për ta pritur Ramazanin në gjendjen më të mirë dhe me punët më të mira.

Dosje:

Loading...