Shejh Feuzani kur u pyet në lidhje me fitnet e përfoljes së njerëzve, tha: Unë po u them hiqni dorë nga përfolja e njerëzve, hiqni dorë nga përfolja e njerëzve, filani është hizbij, filani është kështu, filani është ashtu. Hiqni dorë nga përfolja e njerëzve.
Ofroni këshilla dhe thirrini njerëzit të bashkohen dhe të kërkojnë dituri tek dijetarët e merituar, tek studimi i saktë, qoftë ai studim fetar që është më e mira, apo studim në fushat e dunjasë, duke u bërë i dobishëm për veten dhe për shoqërinë ku jeton. Kurse angazhimi me thashetheme; filani ka gabuar këtu, filani ia ka qëlluar këtu, filani kështu e filani ashtu, – kjo është mënyra me të cilën përhapet e keqja, përçahen njerëzit dhe shkaktohet fitne.
Nëse shikon dikë në gabim, këshilloje mes teje dhe atij. Kjo është këshilla e vërtetë, e jo të ulesh në një mexhlis dhe të thuash; filani ka bërë kështu e ashtu. Kjo nuk është këshillë, por ky është demaskim, përgojim dhe sherr.
Përktheu: Shuajb Rexha
Audioja mund të dëgjohet në linkun e mëposhtëm: http://www.islamup.com/download.php?id=137476
Dosje: Allahu
Të Ngjashme
- Ai që nuk e kthen selamin kur dikush e përshëndet me selam Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Ikja nga tërmeti nuk bie ndesh me mbështetjen tek Allahu Ibën Rexheb el Hanbeli
- Dallimi mes metodolgjisë së Selefëve dhe atyre që erdhën më pas Udha e Besimtarëve
- Fanatizmi dhe ndjekja e verbër Shehul-Islam Ibn Tejmie
- Kush janë Ehli Suneti Udha e Besimtarëve