Shfrytëzoje natën e Kadrit

June 20, 2017

Shfrytëzoje natën e Kadrit!

Një nga begatitë më të mëdha të Ramazanit padyshim që është nata e Kadrit, e cila gjendet në njërën nga dhjetë netët e fundit të këtij muaji.  Kjo natë është një mundësi e madhe për t`u afruar më tepër tek Zoti, për të shtuar shpërblimet, si dhe për t`u pastruar nga mëkatet dhe gabimet.

Nga tradita profetike në dhjetë ditë-netët e fundit të Ramazanit është që muslimani të jetë më aktiv në adhurime se në çdo periudhë tjetër.
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) kur fillonte dhjetëshi i fundit i Ramazanit përkushtohej në adhurime, e gjallëronte natën, falej, lutej dhe lexonte Kuran. Madje, nga tradita profetike është dhe nxitja e pjestarëve të familjes që të përfitojnë edhe ata nga begatitë e këtyre netëve, veçanërisht e natës së Kadrit e  cila është më e vlefshme se një mijë muaj.

Aishja -radiallahu anha- rrëfen për të Dërguarin e Allahut (alejhi selam) duke thënë: “Profeti (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) në dhjetë ditë-netët e fundit të Ramazanit, angazhohej me adhurime dhe vepra të mira më shumë se çdo herë tjetër.”[1]

“Ai i gjallëronte netët me adhurim, madje i zgjonte anëtarët e familjes së tij (që ta adhuronin Allahun) dhe i dedikohej tërësisht adhurimit.”[2]

———————————————————
[1] E transmeton Buhariu me nr. 1920.

[2] E transmeton Muslimi me nr. 1175.

Dosje:

Loading...