Shpejtimi i iftarit dhe çelja e tij me hurma
Dije o agjerues, Allahu na forcofte në këtë fe madhështore, se prej suneteve të harruara është edhe shpejtimi në çeljen e iftarit. Shkak për këtë janë bërë disa gjëra, prej tyre po përmendim:
- Mosdija.
- Të punuarit me kalendarë, të cilët nuk janë të saktë rreth kohës së fillimit dhe mbarimit të agjërimit.
Këto kanëë bërë që muslimanët të largohen nga udhëzimi profetik dhe nga mirësia e cila gjendet në shpejtimin e iftarit. Transmetohet nga Sehl bin Sead radijAllahu anhu se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa e shpejtojnë iftarin.” Buhariu (4/173) dhe Muslimi (1093).
Nga ky hadith kuptojmë se nëse ne nuk e shpejtojmë iftarin, atëherë nuk jemi në mirësi.[1]
Më e mira është që iftari të çelet me hurma. Dijetari i Islamit Ibnul Kajjimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ajo (hurma) është fryt, ushqim, ilaç, pije dhe ëmbëlsirë.” “Zadul Mead” (4/292).
Nuk është detyrë apo sunet, siç mendojnë disa muslimanë, që ngrënia e hurmave kur çelë iftarin të jetë numër tek.
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur: Kemi dëgjuar se agjëruesi në kohën kur çelë iftarin e ka detyre ta çelë duke ngrene hurma numër tek. Pra, 5 ose 7 hurma e keshtu me rradhe. A është detyrë ky veprim?
Pergjigje: Nuk është detyrë e as sunet qe personi ta çelë iftarin duke ngrene hurma numer tek: 3, 5, 7 apo 9 përveç dites se festes, Fiter Bajramit.
Saktesohet se “Profeti sal-lAllahu alejhis sel-lem nuk nisej per faljen e namazit diten e festes se Fiter Bajramit derisa te hante hurma. Hante numër tek.”
Përveç ketij rasti Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka pasur për qellim te hante hurma duke qenë numër tek.
“Nurun ala ed-Derb” audiokaseten me nr. (354)
Përktheu: Unejs Sheme
[1] Shejh Muhamed Seid Raslan Allahu e ruajttë!