Shpjegimi i Gjashtë Parimeve(Parimi i Katërt)

Autori: Parimi i katërt: Sqarimi i rëndësisë së dijes dhe dijetarëve, fakihut dhe fukahave, si dhe sqarimi i gjendjes së atyre që mundohet tu përngjajnë dijetarëve por nuk janë prej tyre.

Shpjeguesi: Ky është një parim madhështor sepse sqaron se cilën dituri kemi për qëllim. Pra dija e vërtetë është dija e sheriatit e bazuar mbi Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit alejhis-selam. Kjo është dija e dobishme, ndërsa dituritë rreth cështjeve të kësaj dunjaje si zanatet, industritë, mjekësia, etj nuk mund të quhen dije absolute pa u vënë një kufizim(dije e dobishme në atë fushë).

Pra, kur thuhet dije e vlefshme është për qëllim dija fetare ndërsa njohuritë e tjera që kanë të bëjnë me zanatet, prodhihmtarinë, mjekësinë etj janë njohuri të lejuarae por që duhen specifikuar në emërtimin e tyre si dituri .

Mund të thuhet dituria e inxhinierisë, mjekësisë, edhe pse sot për të ardhur keq tek njerëzit kur thuhet dije menjëherë mendja shkon tek dija bashkëkohore dhe kur dëgjojnë dicka nga Kurani apo Hadithi thonë për këtë dëshmon edhe shkenca bashkëkohore.

Termi Dija sot njihet dhe i dedikohet zanateve, industrisë dhe mjekësisë. Ndwrkohw që kjo dije mund të jetë injorancë dhe në shumë raste është e përzier me gabime sepse është përpjekje njerëzore ndryshe nga dija fetare që ka ardhur nga Allahu të cilës: “Nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur prej të Urtit, të Lavdishmit.” Fusilet 42.

Allahu i Madhëruar thotë: “All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është i Gjithëpushtetshëm, Mëkatfalës.” Fatir 28.

Pra bëhet fjalë për dijetarët e sheriatit, ndërsa të diturit e inxhinierisë, industrisë, shpikjeve dhe mjekësisë mund të ketë prej tyre që nuk e njohin detyrimin që kanë ndaj Allahut,nuk e njohin Allahun, por edhe nëse e njohin, e njohin Atë në mënyrë të mangët, ndërsa ata që e njohin Allahun ashtu siç duhet janë dijetarët e sheriatit sepse Allahu i Madhëruar thotë: “All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij vetëm dijetarët, All-llahu është i Gjithëpushtetshëm, Mëkatfalës.”

Dijetarët janë ata që e njohin Allahun me emrat dhe cilësitë e Tij, e njohin detyrimin karshi Tij dhe kjo nuk arrihet nëpërmjet dijes së mjekësisë apo inxhinierisë. Me atë dije njeriu mund të realizojë vetëm teuhidin rububijeh ndërsa teuhidi uluhijeh realizohet vetëm nëpërmjet dijes fetare.

Në këtë parim autori sqaron dhe në lidhje me atë grup njerëzish që mundohen të hiqen sikur të jenë prej dijetarëve ndërkohë që nuk kanë asnjë lloj bagazhi në dije. Mundohet të shfaqë veten si i ditur dhe tu ngjasojë njerëzve të dijshëm ndërkohë që nuk posedon asgjë nga dija. Dëmi i këtij njeriu është shumë i madh, në radhë të parë ndaj vetes dhe më pas ndaj të tjerëve, sepse ai flet për Allahun pa dije dhe i humbet njerëzit pa dije. Allahu i Madhëruar thotë: “E kush është më mizor se ai që trillon gënjeshtër për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit, në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.” Enamë 144.

Në kohët e mëhershme thuhej: Këtë botë e prishin katër kategori njerwzish: gjysëm dijetari, gjysëm gjuhëtari, gjysëm mjeku, gjysëm mendimtari. Njëri çrregullon vendin, tjetri çrregullon gjuhën, tjetri çrregullon shëndetin ndërsa tjetri çrregullon fenë.

 

Autori: Allahu i Madhëruar e sqaroi këtë parim në fillim të sures el Bekaretu që kur fillon me fjalën: “O bijtë e Israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua.” Bekare 40 deri tek ajeti 122 para se të përmendë Ibrahimin alejhi selam kur thotë: “o bijtë e israilit” . Këtë e sqaron edhe fakti se shumë hadithe flasin për këtë (parim) në formë të qartë që të jetë e kuptueshme edhe për njeriun më të thjeshtë.

Shpjeguesi: Allahu i Madhëruar në suren el Bekaretu ka zbritur shumë ajete që flasin për pasardhësit e Israilit për tua kujtuar mirësitë e Tij. Në këto ajete Ai i urdhëroi që të ndjekin profetin Muhamed alejhis selam të cilit ia njohin profetësinë dhe shpalljen në librat e tyre dhe për të cilin kanë përgëzuar profetët e tyre. Ai e filloi me fjalën e Tij duke thënë: “O bijtë e Israilit, kujtoni (jini mirënjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që ma keni dhënë Mua. Unë e zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua.” Bekare 40. dhe e mbylli me fjalën e Tij duke thënë: “O bijtë e Israilit, kujtoni të mirat e Mia që ua dhurova, që ju dallova mbi njerëzit e tjerë (të asaj kohe).” Bekare 122.

Dhe ruajuni një Dite në të cilën askush nuk do të mund ta ndihmojë tjetrin për asgjë , nuk pranohet prej askujt kompensim, nuk do t’i bëjë dobi askujt ndonjë ndërmjetësim dhe as që do të ndihmohen (mëkatarët).” Bekare 123.

Pas kësaj ai përmendi Ibrahimin alejhis selam duke thënë: “Përkujto (O i dërguar) kur Zoti i vet, Ibrahimin e provoi me disa obligime, e ai i përmbushi ato.”

Të gjitha këto ajete nga i pari deri tek i fundit flasin për bijtë e Israilit për tju kujtuar atyre mirësinë e Allahut me dërgimin e profetëve, zbritjen e librave dhe se detyra e tyre është ti besojnë të dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam.

Beni Israilët janë bijtë e Jakubit dhe Israili është Jakubi, ndërsa ata janë pasardhësit e tij, dymbëdhjetë pasardhës. Cdo fëmijë i tij bëri një fis dhe cdo fis konsiderohej sibt ashtu sic ishin fiset arabe. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne i ndamë ata (popullin e Musait) në dymbëdhjetë grupe fisesh.”Arafë 160.

 

Është e vërtetë se janë transmetuar shumë hadithe që nxisin për kërkimin e dijes, si dhe sqarimin e dijes së dobishme nga ajo e padobishme. Nëse kthehesh tek libri Bejan fadli el ilmi ue ehlihi të Ibn Abdulberrit do gjesh në të shumë nga këto që thamë dhe të tjera.

 

Autori: Më pas dija u shndërrua në gjërat më të huaja, e kështu dija dhe fikhu i vërtetë u konsideruan bidatet dhe humbjet dhe e vetmja zgjidhje që u kishte mbetur ishte mveshja e të vërtetës me të kotën.

Ai person i cili flet me dijen të cilën Allahu e obligoi mbi krijesat, konsiderohej zindik ose i çmendur. Ndërsa ai që e refuzon atë dituri dhe që tërheq vërejtjen prej saj konsiderohet fakihu i dijshëm.

Shpjeguesi: Tek disa të mëvonshëm dija dhe fikhu konsiderohej bidati dhe gjërat e humbura. Ata e lanë dijen e saktë të bayuar mbi Llibrin e Allahut dhe Sunetin e Profetit alejhis selam, ndërsa dije tek ata konsiderohen fjalët e njerëzve, tha filani e tha fisteku.

Disa prej tyre thonë: varri filan të bën dobi për këtë problem, dhe në filan tokë dikush ka parë këtë ëndërr, kjo është dija e tyre. Ose kërkojnë ato hadithe të cilat janë varrosur nga dijetarët e hadithit sepse janë të trilluara, ndërsa këta i marrin, i konsiderojnë të sakta, ua zbukurojnë senedet dhe i shfaqin duke thënë: këto janë hadithe të sakta, ndërkohë që i braktisin ato hadithe të mirënjohura që përcillen tek Buhariu dhe Muslimi apo katër Sunenet dhe Mesanidet e konsiderueshme, pra i lënë mënjanë sepse nuk janë në anën e tyre.

Është detyrë që të bëhet qartë dallimi mes të kotës dhe të drejtës, të bëhet ndarja mes tyre, sepse nëse bëhet bashkim mes tyre atëherë ky është mashtrimi dhe shkelja e amanetit të dijes ndaj njerëzve.

Tek ata, dija të cilën Allahu e lavdëroi konsiderohet injorancë, ndërsa ai që flet me këtë dije e quajnë të çmendur sepse thonë: dija që Allahu obligoi na ndryshon traditën me të cilin njerëzit janë ambientuar, ndryshon fenë e baballarëve tanë.

Ai që shkruan kundër dijes së dobishme dhe mbron dijen e padobishme dhe e përhap mes njerëzve thonë për të: ky është fakihu, ky është dijetari, ndërsa ai që përhap dijen e saktë thonë për të: ky nuk bën, ky është injorant, ky kërkon që ti ndajë njerëzit, ne duam ti bashkojmë e jo ti ndajmë, (pra ti bashkojnë qoftë dhe në të kotë) dhe nuk duam përcarje që dallon mes të kotës dhe të vërtetës, të mirës dhe të keqes. Kjo që duan është e pamundur sepse nuk arrihet bashkimi rreth të kotës përkundrazi uniteti realizohet kur njerëzit bashkohen rreth të vërtetës.

Përktheu: Fatjon Isufi