Shtatë karakteristikat e Shiitëve

October 10, 2022

SHTATË KARAKTERISTIKAT E SHIITËVE

Karakteristika e parë: Tradhëtia!

Kjo është karakteristika më kryesore e shiitëve rafiditë. Tradhëtia është ngulitur aq shumë në entitetin shiit, saqë është bërë një gjë e shenjtë që shiitët nuk mund ta lënë kurrë edhe nëse përpiqen të çlirohen prej tij. Shiitët tradhtuan imam Aliun siç e kemi lexuar në një prej referencave më të rëndësishme të tyre, në librin ‘’Nehxh el Belagah’’. Më pas ata tradhëtuan imamin e tyre të dytë Hasanin të birin e Aliut, dhe i vodhën deri dhe qilimin që mbante nën këmbët e tij. Pastaj shiitët tradhëtuan imamin e tyre të tretë Husejnin për ta vrarë atë më pas, siç e kemi vënë re nga dëshmia e djalit të tij Aliut. Shiitët tradhëtuan Kalifatin Emevit dhe Kalifatin Abasit. Kur deshi kalifi abasit Harun Reshidi t’iu jepte atyre njëfarë respekti duke emëruar një nga shiitët si ministër të tij, ky ministër shiit i quajtur Ali ibën Jaktin i tradhtoi muslimanët siç ishte zakoni i popullit të tij. Po ashtu, gjëja e parë që bëri kalifi abasit Nasirudinilah kur përqafoi sektin shiit, u shkroi letër Tatarëve duke u dhënë shpresë për të pushtuar vendet muslimane, siç e ka sqaruar historiani i famshëm Ibën Kethiri.
Tradhëtari më i madh Muejidudin Alkami, ministri i Kalifit Abasit Musta’simit, ua hapi dyert e Bagdadit Tatarëve pasi bëri pakt me Holakun me ndihmën e shejhut të sektit shiit Nasirudin Tusi, për të vrarë kalifin mysliman dhe për të pushtuar Bagdadin. Ai shpresonte se Holaku do t’i dorëzonte qeverisjen e Medines në mënyrë që të zhvarrosë varret e Aishes, Ebu Bekrit dhe Umerit. Shteti shiit ubejdito- fatimit tradhëtoi muslimanët në një mënyrë shumë të ndyrë, duke bashkëpunuar me kryqtarët kundër Salahudin Ejubit. Ndërsa në Andaluzi bashkëpunuan me kryqtarin Samuel ibën Hafs kundër kalifit Abdurrahman Nasirbilah. Fatimitët vranë një të tretën e popullit sunit egjiptian. Ndërkohë, shiitët keramitë vodhën Gurin e Zi nga Qabja dhe e çuan në vendin e tyre, dhe në vitin 294 hixhri ata vranë pelegrinët në muret e Qabes dhe i plaçkitën ata.
Mbreti shiit Ismail Safeviu bashkëpunoi me udhëheqësin e Kryqtarëve Portugezë Alfonson për të zhvarrosur varrin e të Dërguarit të Zotit – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të -, dhe kjo pothuajse do të kishte ndodhur nëse Zoti nuk do t’u kishte dërguar muslimanëve një sypetrit anadollas të quajtur Selim II. Më pas Safevitët u bashkuan me Hungarinë kundër myslimanëve Osmanë. Më vonë erdhi Khomejni për të njoftuar se Amerika është satanai i madh i Iranit, por në 1985 shpërtheu krejt rastësisht skandali i Iranit përmes të cilit u bë e qartë se Amerika po furnizonte Iranin me raketa të avancuara nëpërmjet Izraelit për të goditur muslimanët në Irak. Dhe më pas në fund të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, lëvizja shiito-libaneze Amal vrau sunitët palestinezë në masakrat e Sabras dhe Shatilës, pas një rrethimi që zgjati më shumë se tre vjet. Më vonë në vitin 2003 shiitët ftuan pushtuesit e huaj në Irak për të kryer masakra të tmerrshme kundër myslimanëve. Pikërisht në vitin 2007 bota zbuloi burgjet nëntokësore në të cilën shiitët torturonin myslimanët duke i shpuar kokën me turrjela elektrike, si dhe shumë tradhëti të tjera të pista të këtyre tradhëtarëve të pabesë.

Karakteristika e dytë: Perversiteti i tmerrshmëm seksual!

Nuk ka dyshim se perversiteti seksual shiit është një tipar për të cilin shquhen burrat dhe gratë shiite njëlloj. Ndoshta Allahu ka dashur që të hakmerret për Profetin e tij pas vdekjes së tij nga ata njerëz që fyejnë nderin e gruas së tij, Aishes, njeriut më të dashur për të. Sakaq martesa me kontratë të përkohshme (Mut’ah) është përhapur mes shiitëve në një mënyrë të frikshme, në atë masë sa imami i tyre Mufidi deklaroi në librin e tij (Hulasatul ixhaz fq. 56) se nuk ka asnjë kundërshtim për një burrë të bëjë martesë të përkohshme me një prostitutë ose një grua të martuar, përderisa ajo i thotë se është beqare! Shëtitoret e Asfahanit janë kthyer në bordello publike. Mbase fyerjet e shiitëve ndaj nderit të të dashurit të Allahut Muhamedit – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të – kanë bërë që mbi ta të zbresë e keqja e veprave të tyre, siç e thotë dhe rregulli që shpagimi bëhet nga lloji i veprës. Në mesin e shiitëve u përhapën në mënyrë flagrante tradhëtia bashkëshortore dhe llojet e pista të seksit të shfrenuar, që ishin shumë të ngjashme me perversitetin seksual që mbizotëroi midis persianëve zjarrputistë në ditët e Kisraut Anushuan.

Karakteristika e tretë: Urrejtja e fshehur ndaj arabëve.

Meqenëse Muhamedi – paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të – i cili shuajti zjarrin e zjarrputistëve ishte arab, dhe meqë Umeri – Zoti qoftë i kënaqur me të – i cili zhduku perandorinë perse nga ekzistenca ishte arab, dhe meqenëse fiset autoktone arabe përndoqën Kisra Jazdexherdin dhe bënë që ai të arratisej si një qen endacak në malet e Azisë dhe shkretëtirat e saj të panjohura, për këtë arsye të gjithë arabët u shndërruan në armikun numër një të shiitëve përgjatë historisë. Kjo dëshmohet qartë përmes lutjeve që shiitët përsërisin me rastin e përkujtimoreve të tyre që i mbajnë në nder të Husejnit – Allahu qoftë i kënaqur me të – ku thuhet: “Zoti e mallkoftë kombin që ju vrau!” Kështu që arabët si një komb i tërë pa përjashtim janë në shënjestër të Shiitëve. Sakaq, dijetarët shiitë nuk e mbajnë sekret pretendimin kinse gjëja e parë që Mehdiu i supozuar do të bëjë kur të dalë nga bodrumi është se ai do të derdhë gjakun e 100 fiseve arabe!
Urrejtja e shiitëve ndaj arabëve del në pah përmes nderimit të tyre ndaj bijve të Husejnit nga gruaja e tij persiane Shah Zenan, e bija e Jazdxherdit, duke përjashtuar djemtë e tij nga gratë e tij arabe për të mos përmendur djemtë e vëllait të tij më të madh Hasanit. Përmes përplasjeve të mia me të rinjtë shiitë kam vënë re se ata i quajnë arabët beduinë dhe çobanë të deveve. Mirëpo, këta zjarrëputistë harruan se arabët beduinë ishin ata që shkatërruan perandorinë e Persisë dhe e hoqën atë nga harta e ekzistencës. Kohët e fundit Irani refuzoi të emërojë Gjirin Arab si të tillë por këmbënguli ta quante atë Gjiri Persian, dhe hodhi poshtë propozimin për ta quajtur atë Gjiri Islamik.

‌‌Karakteristika e katërt: Mbizotërimi i emocioneve mbi arsyen.

Dijetarët shiitë përdorin elementin e emocioneve në një mënyrë shumë dashakeqe që pengon ndjekësit e tyre të gjorë të fusin në punë mendjen e tyre, duke përdorur një truk të vjetër të përdorur nga vëllezërit e Jusufit -alejhis selam – kur erdhën te babai i tyre në darkë duke qarë. Pra, gënjeshtari zakonisht përdor lotët për të faktuar argumentin e tij. Shiitët kanë mbi tridhjetë okazione në vit ku në disa prej tyre vajtojnë dhe në disa të tjera kërcejnë, gjë e cila u garanton dijetarëve shiitë që masa e shiitëve nuk do ta fusin mendjen kurrë në punë. Nëse masa e shiitëve do të vendoste të fusnin trurin e tyre në punë sikur për disa minuta të vetme, atëherë ata do zbulonin se dijetarët e tyre po i mashtronjnë për hir të interesave të tyre.
‌‌
Karakteristika e pestë: Tekija (gënjeshtra për t’u mbrojtur).

Tekija është një sinonim i gënjeshtrës në mesin e shiitëve, dhe për këtë Shiitët kanë një thënie të famshme: ‘’Nëntë e dhjeta e fesë është në tekijen, dhe nuk ka fe për atë që nuk ka tekije.’’ Kështu që gënjeshtra është një prej cilësive më kryesore të shiitëve. Vërejmë se pjesa më e madhe e shiitëve flasin për vëllazërinë islame dhe shmangien e sektarizmit, duke e ditur se ata vetë janë baza e trazirave dhe tradhëtive përgjatë historisë.

Karakteristika e gjashtë: Përhapja e miteve dhe legjendave.

Për të qenë i drejtë, kjo karakteristikë nuk është vetëm e Shiitëve por e të gjitha feve dhe besimeve të devijuara (përfshirë dhe disa grupe të lidhura me sunitët). Por shiitët dallohen nga pjesa tjetër e feve të tokës se e gjithë feja e tyre bazohet në bestytni. Besimi më i rëndësishëm i shiitëve është besimi i tyre në Mehdiun e shumëpritur. Ata besojnë se një fëmijë i imamëve të tyre nga një nënë e krishtere e quajtur Nerxhis, u fsheh në një bodrum në vitin 260 hixhri pasi mësoi se një polic nga policia abasite donte ta arrestonte. Këtë fëmijë emri i të cilit ishte Muhamed Askeriu ata e quajtën Mehdi. Është për t’u habitur se si Mehdiu mbeti i fshehur në bodrum pas më shumë se një mijë vjetësh pas vdekjes së halifit abasid. Shiitët besojnë se harabeli ishte një zog me madhësinë e një struci, emri i të cilit ishte Fur. Ai u shndërrua menjëherë në një harabel pasi refuzoi Imamatin, kështu që emri i tij u shndërrua në ‘’Asa Fur’’ – shpendi fur i cili nuk u bind për mosbindjen e tij ndaj imamëve! Shiitët besojnë se shalqiri i kuq është besnik ndaj Ehli-Bejtit, dhe shalqiri jo i kuq është ai që refuzon vilajetin e bijve të Husejnit nga Shah Zenani e bija e Kisraut. E shumë e shumë mite absurde që nuk kemi mjaftueshëm vend për t’i përmendur në këtë libër.

Karakteristika e shtatë: Etja e frikshme për gjak.

Disa besojnë se goditjet që shiitët ushtrojnë mbi kurrizin e tyre me zinxhirë, goditjet që ushtrojnë mbi kokat e tyre me shpata si dhe derdhja e gjakut nga balli i fëmijëve të tyre, janë vetëm rituale fetare për të shprehur pendimin e shiitëve për tradhëtinë e tyre ndaj Husejnit. Por çështja është shumë herë më e rrezikshme se kaq, pasi që psikologët mendojnë se ai njeri që nxjerr gjakun nga trupi i tij e ka të lehtë të derdhë gjakun e të tjerëve, dhe një gjë e tillë nuk i bën më asnjë përshtypje. Sikurse qeni që mësohet me erën e gjakut i cili kthehet në një qen të çmendur që kafshon këdo përreth tij. Mbase kjo i shpjegon përmasat e krimeve të tmerrshme që kemi parë në Irak vitet e fundit!!

 

Përktheu dhe përshtati: Rexhep Milaqi

Dosje:

Loading...