Ishte Allahu i Lartësuar në amshim dhe para Tij nuk ka qenë asgjë, pastaj Ai solli në ekzistencë krijesat në një kohë kur i gjithë universi nuk ekzistonte. Allahu i Lartmadhërishëm e krijoi universin pa asnjë shembull të mëparshëm.
Ai thotë: “Në të vërtetë, Zoti juaj është Allahu që krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë, e pastaj u ngrit mbi Fron. Ai me errësirën e natës e mbulon ditën dhe dita e ndjek natën nxitimthi. Dielli, hëna dhe yjet i përulen urdhrit të Tij. Vetëm Atij i përket krijimi dhe urdhërimi. Qoftë bekuar Allahu, Zoti i botëve!” | El A’raf: 54.
Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nga Imran ibën Husajni, se Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Ka qenë Allahu dhe nuk ka qenë asgjë para Tij. Arshi i Tij ishte mbi ujë. Pastaj krijoi qiejt dhe tokën dhe shkroi çdo gjë në Libër.” (7418)
Allahu është Ai që e krijoi Ademin, babain e njerëzimit.
Në Sahihun e Muslimit, nga hadithi i Ebu Hurejrës përcillet se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Dita e premte është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli. Në këtë ditë është krijuar Ademi, në të është futur në Xhenet dhe po në këtë ditë është nxjerrë prej tij.” (854)
Allahu i Latësuar e ka përmendur krijimin e njeriut në Kuranin Famëlartë, dhe ka thënë:
“Me të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun prej esencës së baltës.
E pastaj e bëmë atë pikë fare dhe e vumë në një vend të sigurt (mitër).
E mandej pikën e farës e bëmë droçkë gjaku, e pastaj e bëmë copëz mishi pa formë. Mandej me atë mish bëmë eshtrat, pastaj i veshëm eshtrat me mish dhe pastaj e bëmë atë (njeriun) krijesë tjetër (duke i futur shpirtin). Qoftë i lartësuar Allahu, Krijuesi më i përsosur!”
| El Muminun: 12-14.
Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:
“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj i Cili u krijoi prej një njeriu të vetëm, e prej atij krijoi bashkëshorten e tij, e prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra.”
| En Nisa: 1.
Në këto ajete kuranore Allahu ka përmendur fazat dhe etapat e jetës së njeriut, që nga fillimi i krijimit të tij e deri në etapën e fundit.
Ai ka përmendur origjinën e krijimit të babait të racës njerëzore Ademit, dhe se origjina e tij ishte “prej esencës së baltës”. Domethënë nga një esencë që është nxjerrë dhe marrë nga e gjithë toka, e për rrjedhojë bijtë e tij dolën sipas natyrës së tokës: prej tyre ka të mirë,m të këqinj dhe të ndërmjetëm, ka të butë, të vrazhdë dhe të ndërmjetëm.
Allahu ka përmendur gjithashtu krijimin e qiejve dhe të tokës dhe të gjithçkaje që gjendet mes tyre, kur thotë:
“Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në tokë që ju të mos lëkundeni, dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe nëpërmjet tij kemi bërë të mbijë çdo lloj bime e mirë.” | Lukman: 10.
Salavatet dhe selamet qofshin për Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij!
Përshtati: Rexhep Milaqi
Dosje: Histori, krijimi, Kur'ani
Të Ngjashme
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- “Akide el Uasitije” – Kryevepra e shkruar midis dy namazeve Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Biografia e një dijetari – Imam Ebu Hanife (pjesa e parë) Udha e Besimtarëve
- Një lutje që rikthen qetësinë e zemrës pas trishtimit Udha e Besimtarëve
- Pinë nga uji i Zemzemit dhe u bënë oqeane (në dije) Udha e Besimtarëve