Si duhet kuptuar toleranca me bidatçiun?

July 10, 2011

Pyetesi: Persa i takon fjales se tij, “Tolerance” a nuk eshte i mendimit shejhu yne, se kjo bie ndesh me ate qe percillet nga i Derguari i Allahut, shoket e tij dhe selefet e ketij umeti. Te cilet terhiqnin verejten nga bidati, vecanerisht ne fjalet e Berbeharit te cilat i keni permendur ne disa libra tuaj ku thote: Kini kujdes nga bidatet e vogla sepse ato kthehen e behen bidate te medha. Apo fjala e Ibn Mesudit ndaj atyre njerezve qe ishin mbledhur ne xhami per dhiker e deri ne fund te hadithit te cilin e transmeton edhe Ebu Musa el Eshari ku thote: Une i pashe ata njerez (qe ishin mbledhur per dhiker) duke na (goditur me arme) luftuar ne betejen e Nehrauanit. Pra fjala e tij “Tolerance” a perben ndonje problem?
Shejhu(Muhamed Nasirudin Albani): Ajo qe kuptoj me fjalen “tolerance” eshte se kjo fjale (tolerance)nuk ka te beje me ideologjine ne vetvete (bidatin) , por ka te beje me individin qe beson nje ideologji. Qe do te thote: E zeme se kemi dy individe, njerin e emertojme selefi, ndersa tjetri eshte halefi, ky halefiu eshte bidatci madje i zhytyr ne bidate. Ne kete rast une si selefi tregohem tolerant me personin, jo tolerant me bidatin, por jo sic shprehet ai, kur ben dallim mes bidatit te rende dhe bidat te lehte duke thene qe me te lehtin mund ta veprojme, jo kurrsesi nuk eshte ky qellimi qe mund te kuptohet prej ketyre fjaleve.
Qellimi eshte se une si selefi tregohem tolerant ndaj halefiut ne rastin kur ai praktikon bidate te vogla dhe jo te renda, kete kuptoj une, e nese ka ndonje kuptim tjeter qe aludon ne tolerance ndaj kuptimit ndryshe, une besoj se ky kuptim eshte i gabuar. E themi kete sepse muslimani duhet te ece ne udhen e drejte, ne cdo gje qe vjen nga Allahu dhe i Derguari i Tij.
Nuk ka dallim psh kur them ne praktike: mes farzit, sunetit te forte apo nafileve, te gjitha keto duhet qe muslimani t`i besoje fillimisht se keto jane te ligjshme fetarisht, dhe se dyti t`i vere ato ne praktike ne kufijte e asaj qe permendem me pare sipas metodes se atij bedeviut qe tha: “Betohem ne Allahun O i Derguari i Allahut se nuk shtoj e as nuk pakesoj prej ketyre qe me the.” E megjithate muslimani duhet ta kete si bindje dhe besim ligjshmerine e ketyre dispozitave.
Pak me pare thashe se muslimani qe ka pranuar praktikimin e urdherave qe i ka vene Allahu dhe largimin per gjerave qe i ka ndaluar, duhet t`i besoje te gjitha ato qe kane ardhur nga Allahu dhe i Derguari i tij. Cdo dispozite ashtu sic ka ardhur, farz, sunet apo mustehab. Te gjitha duhet t`i besoje, edhe nese eshte neglizhent ne praktikimin e tyre.
Ajo qe dua ate them shkurtimisht eshte: Ndarja mes akides dhe gjerave te tjera eshte dicka e pashmangshme ne anen akademike teorike, ndersa toleranca qe u permend me pare gjate pyetjes, sipas mendimit tim nenkupton se ai qe eshte i kapur pas Sunetit duhet te toleroje bidatciun dhe te mos e armiqesoje ne ate lloj menyre qe e largon nga vetja apo te largohen prej tij sepse prej normave te davetit sic e dime te gjithe eshte fjala e Allahut qe thote: “Fto ne rrugen e Allahut me urtesi e keshille te mire dhe debato me ta me ate qe eshte me e mira.” Apo fjala e Allahut qe thote: “E nese do ishe i vrazhde e zemerforte do te largoheshin prej teje.”
Nuk ka dyshim se humbja me e madhe ishte ajo ne te cilen jetonin idhujtaret , te cileve kur u thuhej La ilahe ila Allah tregonin mendjemadhesi, e megjithate i derguari i Allahut sillej bute me ta, perdorte nje metode te bute me ta, ne kufinjte maksimale te butesise dhe miresise. Ndoshta ia vlen te kujtojme me kete rast hadithin e Aishes radijaAllahu anha kur pa njerin nga cifutet qe kishte shkuar tek Profeti alejhi selam dhe i kishte thene: es-samu alejke (vdekja qofte me ty) o Muhamed, ndersa Profeti alejhi selam i tha: ue alejke (edhe mbi ty). Aisha qe po e degjonte pertej perdes u zemerua shume, dhe ishte e mbushur plot indinjate dhe gatishmeri mbrojtese per Profetin alejhi selam dhe i tha: Edhe mbi ty qofte vdekja mallkimi dhe zemerimi, o ju vellezerit e majmuneve dhe derrave”. Shikoni ne kete rast qendrimin e Profetit alejhi selam dhe qendrimin e kesaj gruaje te ndershme, nderkohe i derguari i Allahut i tha: o Aishe te porosis per butesi sepse aty ku ndodhet butesia e zbukuron dhe kur hiqet prej dickaje e shemton. Ajo i tha: o i derguari i Allahut a nuk e degjove se cfare tha?Ai iu pergjigj: A nuk e degjove se si ia ktheva?!
Pra nuk isha i panjohur rreth asaj cfare thane por u solla butesisht, lehtesisht.
Gjithashtu dihet morali per te cilin na porosit Kurani ku Allahu thote: “E thuajini atij(Faraonit) fjale te buta, ndoshta do te keshillohet e do te frikesohet.”
Une nga fjala tolerance kuptoj se une jam selefi dhe bej tolerance me bidatxhiun dhe jo se toleroj veten per te mare dicka nga akideja dhe te le dicka tjeter, pra te marr ato akidet kryesore dhe te tregoj tolerance me gjerat e tjera duke mos i dhene rendesi, jo nuk eshte ky qellimi dhe nuk besoj se nje nxenes dije qe ka sado pak njohuri rreth Kuranit dhe Sunetit te kuptoje nga fjala tolerance, tolerance ndaj bidatit ne vetvete, jo kurrsesi.
Marre nga kaseta nr 611 e serise Silsiletul huda uen-nur
Perktheu: Fatjon Isufi

Loading...