Si ta ndryshojmë të keqen me zemër?

March 12, 2012

Pyetje: Ne hadith thuhet: ‘Kush prej jush sheh nje te keqe le ta ndryshoje ate me doren e tij e nese nuk mundet atehere me gjuhen e tij e nese nuk mundet atehere me zemren e tij, por ky eshte besimi me i dobet”. Si duhet ta kuptojme ndrsyhimin e te keqes me zemer?

Pergjigje: Kjo (ndryshimi i te keqes me zemër) do te thotë te urresh te keqen dhe shoqerimin me njerezit qe veprojne kete te keqe sepse shoqerimi me njerezit e te keqes duke mos i ndaluar ata nga kjo e keqe, ngjan me vepren e Beni Israileve (Jehudeve) te cilet i mallkoi Allahu i Lartesuar dhe i Pa te meta:

Ata nga Bijtë e Israilit të cilët nuk besuan, u mallkuan nga goja e Daudit dhe Isait, birit të Merjemes. Kjo ngaqë ata nuk u bindën (ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij) dhe gjithnjë i tejkalonin të gjithë kufinjtë. Ata asnjëherë nuk e ndalonin njëri-tjetrin nga Munkeri (e keqja, mosbesimi, besimi i rremë) që ata gjithnjë vepronin. E poshtër vërtet ishte ajo që ata gjithnjë vepronin.” Maide 78-79.

“Mexhmuul Fetaua” nr.5, faqja 74-75

Perktheu Anis Agovi

Loading...