A ka njerëz sot që jetojnë në Xhenet?

March 7, 2021

Pyetje: A ka njerëz sot që jetojnë në Xhenet apo të gjithë do të presin ditën e gjykimit para se të hyjnë në xhenet apo xhehenem?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut!

Allahu e ka krijuar xhenetin dhe krijimi i tij ka përfunduar, kjo bazuar në hadithin kudsij në të cilin Allahu i Lartësuar thotë:

“Unë kam përgatitur për robërit e Mi të mirë atë që syri nuk e ka parë.” Si dhe nisur nga fakti se i Dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, e ka parë atë (xhenetin dhe xhehenemin) natën e Israsë dhe Miraxhit, si dhe shumë e shumë argumente të tjera.

A do të hyjë ndonjë njeri në xhenet para ditës së ringjalljes?

Kjo shikohet nga dy aspekte:

1 – Hyrja në xhenet vetëm me shpirt siç është rasti me të vdekurit. Kjo është konfirmuar për profetët dhe dëshmorët shpirtrat e të cilëve do qëndrojnë në gushat e zogjve të gjelbër, të cilët enden nëpër xhenete dhe shkojnë nga të duan.

Ashtu sikurse pohohet nga hadithet ku Profeti, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, e përshkruan sesi ka hyrë në Xhenet kur ishte në ëndërr, gjendje e cila ka të bëjë me shpirtin ose gjendjen shpirtërore.

2 – Hyrja në xhenet me trup dhe me shpirt, dhe kjo do të ndodhë vetëm në ditën e ringjalljes si për njerëzit ashtu dhe për xhindët. Përjashtimi i vetëm është Ademi i cili ishte në Xhenet para se të zbriste në këtë tokë, siç e ka përmendur Ibën Kajimi dhe dijetarë të tjerë.

Allahu e di më së miri!

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...