Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi derisa e shpejtojnë iftarin

Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi derisa e shpejtojnë iftarin

Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi derisa e shpejtojnë iftarin.” Në këtë hadith ka inkurajim për shpejtimin e iftarit nëse vërtetohet perëndimi i diellit. Qoftë kjo me shikim, ose me njoftimin e atij që i merret për bazë fjalë dhe punohet me të, ose me dëgjimin e ezanit nëse ai thirret në kohën e duhur (me perëndimin e diellit). Pra, shpejtohet në çeljen e iftarit.

Në një hadith tjetër Allahu Lartësuar thotë: “Me të vërtetë robërit e Mi më të dashur janë ata të cilët e shpejtojnë iftarin.”

Dhe fjala e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Do të vazhdojnë njerëzit të jenë në mirësi derisa e shpejtojnë iftarin.” (1)

Sepse shpejtimi i iftarit është prej të punuarit me Sunet dhe të punuarit me Sunet është mirësi. Ndërsa vonimi i iftarit është kundërshtim i Sunetit dhe kundështimi i Sunetit është sherr. Po ashtu vonimi i iftarit është përngjasim me çifutët.

Ndërsa në hadithin e dytë: Allahut Lartmadhëruar, e ky është hadith kudsij, thotë: “Me të vërtetë robërit e Mi më të dashur janë ata të cilët e shpejtojnë iftarin.” (2)

Kjo tregon se Allahu Lartësuar e do këtë punë (shpejtimin e iftarit). Ndërsa nga kuptimi i tij (hadithit) bëhet e qartë se Ai e urren vonimin e iftarit. Po ashtu në këtë hadith pohohet dashuria e Allahut, se Ai i do veprat e mira dhe i do robërit e Tij, të cilët punojnë vepra të mira.

Shpjegimi i Bulugul Meram vëll. 3  (1) E ka nxjerr Tirmidhiu (700) prej hadithit të Ebu Hurejrës. Hadithin e ka konsideruar të dobët (daif) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Mishkah” (1989), ”Et-Tealik Er-Ragib” (2/95),”Et-Tealikat El-Xhijad”

(2) E ka nxjerr Tirmidhiu (700) prej hadithit të Ebu Hurejrës. Hadithin e ka konsideruar të dobët (daif) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “El-Mishkah” (1989), ”Et-Tealik Er-Ragib” (2/95),”Et-Tealikat El-Xhijad”

Përktheu: Unejs Sheme