Veprime që ndalohen në namaz
1-Luajtja me rrobën apo me trupin përveç në rast nevoje.
Transmetohet nga Muajkijb se “profeti -alejhi selam- i tha një burri që sheshonte vendin aty ku bënte sexhde: Nëse e bën (bëje)vetëm një herë”[1].
2-Mbështjetja me dorë në bel në namaz.
Transmetohet nga Ebu Hurejra nga profeti –alejhi selam- “se ai ka ndaluar të falet njeriu me duar në bel”[2].
3-Ngritja e shikimit në qiell.
Transmetohet nga Ebu Hurejra –radiallahu anhu- se profeti alejhi selam ka thënë: “Do të ndalen njerëzit nga ngritja e shikimin në qiell gjatë duasë në namaz ose do tu merret shikimi”[3]. Fjala e tij “do tu merret shikimi” tregon për ndalim, këtë thotë edhe shejhu ynë –Allahu e ruajtë-.
4-Kthimi pa nevojë
Transmetohet nga Aishja –radiallahu anha- se ka thënë: Kam pyetur profetin -alejhi selam- për kthimin në namaz, ai tha: “Ai është rrëmbim, e rrëmben shejtani nga namazi i njeriut”[4].
5-Shikimi në gjëra që të tërheqin e të preokupojnë.
Transmetohet nga Aishja –radiallahu anha- se “profeti alejhi selam u fal me (khamisa)në një rrobë leshi me figura, ai pa në figurat e saj dhe kur mbaroi tha: Çojeni këtë rrobën tek Ebu Xhehmi dhe më sillni (enbixhenijen)rrobën e Ebu Xhehmit sepse ajo më shpërqendroi nga namazi”[5].
6- Mbyllja e syve.
Këtë e bëjnë disa njerëz kur fallen, duke dashur të arrijnë frikën (përqëndrimin) në namaz dhe kjo nuk është e saktë. E kam pyetur për këtë shejhun tonë -Allahu e ruajtë- dhe ka thënë: Është e papëlqyeshme dhe në kundërshtim me synetin.
7- Hedhja e rrobës mbi krahë (pa i futur duart) dhe mbulimi i gojës.
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se “profeti -alejhi selam- ka ndaluar nga hedhja e rrobës mbi krah në namaz dhe mbulimi i gojës”[6].
8- Të folurit në namaz.
Transmetohet nga Abdullah bin Mes’udi -radiallahu anhu- se ka thënë: “Jemi ndaluar të flasim në namaz me përjashtim të Kuranit dhe dhikrit”[7].
9- Namazi në praninë e ushqimit dhe kur të mundon jashtëqitja
Transmetohet nga Aishja -radiallahu anha- se ka thënë: “Kam dëgjuar profetin -alejhi selam- duke thënë: Nuk ka namaz ai që falet në prani të ushqimit dhe as ai që mban jashtëqitjen (urina dhe nevoja e trashë)”[8].
Prej këtij hadithi përfitohet ndalimi; kështu thotë edhe shejhu ynë Allahu e ruajte të cilin e kam pyetur: A mendoni se prej këtij hadithi përfitohet ndalim? Ai mu përgjigj: Po. Dhe më tha: kjo gjë është kur njeriu ka uri, përndryshe i jep përparësi namazit ndaj ushqimit. Ndërsa Ibën Hazmi mendon se namazi është i papranuar.
Transmetohet nga Ibën Umer -radiallahu anhuma- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur të vihet ushqimi i pasdites para ndonjërit prej jush dhe thirret për në namaz filloni me ushqimin dhe mos nxitoni derisa të mbaroni. Ibën Umeri kur i shtrohej ushqimi dhe thirrej për namaz nuk shkonte derisa të mbaronte edhe pse dëgjonte leximin e imamit”[9].
10- Namazi gjatë kotjes.
Transmetohet nga Aishja -radiallahu anha- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur të kotet ndonjëri prej jush në namaz, të flejë derisa ti largohet gjumi sepse nëse falet duke u kotur, ndoshta duke dashur të kërkojë falje shan veten e tij”[10].
Transmetohet nga Ebu Hurejra -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të ngrihet gjatë natës dhe i bllokohet Kurani në gjuhë duke mos ditur se ç’thotë, të shtrihet”[11].
11- E pështymja në anën e kibles apo nga ana e djathtë.
Kjo për shkak të fjalës së profetit -alejhi selam-: “Nëse dikush prej jush ngrihet për tu falur Allahu i madhëruar është i drejtuar nga ai, prandaj të mos pështyjë përpara vetes dhe as nga e djathta e tij”[12].
12- Hapja e gojës.
Kjo për shkak të hadithit të profetit -alejhi selam-: “Nëse dikujt i hapet goja në namaz, le ta mbulojë sa të mundet sepse hyn shejtani”[13].
13- Mbledhja e flokëve dhe përveshja e rrobave.
Kjo për shkak të fjalës së profetit -alejhi selam-: “Jam urdhëruar të bëj sexhde mbi shtatë gjymtyrë: balli – duke bërë me shenjë nga balli dhe hunda – , dy duart, dy gjunjët, majat e këmbëve, të mos mbledhë flokët dhe as të mos përveshë rrobat”[14].
14- Mbështetja në duar në namaz dhe thurja e gishtërinjve.
Transmetohet nga Ibën Umeri -radiallahu anhu- se “profeti -alejhi selam- ka ndaluar që burri të ulet në namaz duke u mbështetur në duar”[15].
Transmetohet nga Ismail bin Umeje se ka thënë: “Kam pyetur Nafiun për një burrë që falet duke ndërthurur gishtërinjtë dhe ai më tha se Ibën Umeri ka thënë: Ky është zakoni i atyre me të cilët është zemëruar Allahu”[16].
Transmetohet nga Ibën Umeri -radiallahu anhu- “se ka parë një burrë duke u mbështetur në dorën e tij të majtë ndërkohë që ishte i ulur në namaz (Harun bin Zejdi thotë: I mënjanuar nga ana e tij e majtë) dhe ai i tha atij: Mos u ul kështu sepse kështu ulen ata të cilët do të dënohet”[17].
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Autor Husejn el Auajsha (Allahu e ruajtë)
Përktheu Teuta Xeka
[1]E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Na kaloi në veprime tjera të lejuara në namaz.
[2]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[3]E transmeton Muslimi.
[4]Transmeton Buhariu.
[5]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[6] E transmeton Ebu Daudi dhe e sakt;son shejh Albani.
[7]E transmeton Tabarani dhe e saktëson shjeh Albani.
[8]E trasnsmeton Muslimi.
[9]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[10]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[11]E transmeton Muslimi.
[12]E transmeton Muslimi.
[13]E transmeton Muslimi.
[14]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[15] E transmeton Ebu Daudi, Hakimi dhe e sakt;son shejh Albani.
[16]E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani.
[17] E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Bejhakiu dhe e saktëson shejh Albani.
Të Ngjashme
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve
- Rregull i pandryshueshëm: Çdo gjë që përdoret për të kundërshtuar Allahun, ajo ka për tu prishur. Udha e Besimtarëve
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve