“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”
(Adhurimin, lutjen dhe kërkimin e ndihmës ta dedikojmë vetëm Ty)
1- Dijetarët e gjuhës arabe kanë përmendur se Allahu i lartësuar ka përmendur në fillim kundrinorin që është ‘vetëm Ty’ ndaj foljes që është ‘adhurojmë, kërkojmë ndihmë’ dhe kjo në gjuhën arabe bëhet për të treguar se këto vepra i takojnë vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij.
2- Këtë ajet që muslimani e përsërit me dhjetra herë gjatë namazit por dhe jashtë tij është esenca e sures el-Fatiha, si dhe është esenca e gjithë Kuranit.
3- Adhurimi në këtë ajet i përfshinë të gjitha adhurimet si: namazin, kurbanin, zotimin e sidomos lutjen, sepse pejgamberi (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ‘Lutja, është pikërisht adhurimi.’ Hadithin e transmeton Termidhi dhe ka thënë: ‘hasen (i mirë) dhe i saktë.’
Ashtu siç namazi është adhurim që nuk lejohet t’i dedikohet ndonjë të dërguari, e as ndonjë njeriu të mirë, edhe lutja është adhurim prandaj nuk i dedikohet vetëm se Allahut të vetëm: “Thuaj (o Muhamed): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe nuk i shoqëroj Atij askënd (në adhurim).” surja: el-Xhin: 20.
4- I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ‘Lutja që bëri njeriu i peshkut (Junusi) atëherë kur iu lut Allahut me të kur ishte në barkun e peshkut ishte: la ilahe il-la ente subhaneke in-ni kuntu min edh-dhalimin (nuk e meriton adhurimin askush tjetër me të drejtë përveç Teje! Ti je i pastër e pa të meta, me të vërtetë unë isha prej zullumqarëve). Çdo musliman që lutet me këto fjalë për diçka, Allahu patjetër do t’i përgjigjet atij.’ Hadithin e ka konsideruar të saktë imam el-Hakim si dhe e ka miratuar imam Dhehebiu.
“Rruga e grupit të shpëtuar” Xhemil Zejno
Përktheu: Ylli Rama
Të Ngjashme
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve
- A kthehet shpirti i të vdekurit tek familja dhe tek shtëpia e tij? Udha e Besimtarëve