Vlera e agjerimit të Ashurase dhe forma më e plote e tij

Pyetje: Kur fillon agjerimi i muajit Muharrem, apo agjerimi i Ashures? A fillon qe ne fillim te muajit apo ne mes apo nga fundi i tij dhe sa dite agjerohet? Sepse kam degjuar qe agjerimi i Ashures fillon nga dita e pare e Muharremit deri ne diten e dhjete te tij? Allahu ju dhente sukses!

Pergjigjia: Thote i Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

“Agjerimi me i mire pas Ramazanit, eshte muaji i Allahut i cili quhet Muharrem”

{Transmeton Muslimi ne Kapitullin e Agjerimit, kaptina “Miresia e agjerimit te Muharremit” nr.1163}.

Ky eshte agjerimi i Ashures dhe ajo qe kuptohet eshte agjerimi nga fillimi deri ne fund te muajit. Ky eshte kuptimi i hadithit por vecohet dita e nente dhe e dhjete ose e dhjete dhe e njembedhjete per ata qe nuk e ka agjeruar te gjithe  muajin.

I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e agjeronte diten e Ashures ne kohen e injorances ( para Islamit, para se te behej Pejgamber)
{Transmeton Bukhariu ne Kapitullin e Meritave(Menekib), ne kaptinen “Koha e Injorances” nr.3831 dhe transmeton Muslimi ne Kapitullin e Agjerimit, kaptina “Agjerimi i Dites se Ashures” nr.1125} ,

Gjithashtu edhe Kurejshet e agjeronin ate dite, deri kur mberriti ne Medineh dhe pa qe cifutet e agjeronin ate dite. I pyeti per kete dhe ata i thane: “Kjo eshte dita ne te cilen Allahu shpetoi Musen dhe popullin e tij dhe zhduku Faraonin dhe popullin e tij dhe agjerimi i kesaj dite eshte falenderim per Allahun dhe ne e agjerojme kete dite”. U tha Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Ne jemi me paresore se ju ne lidhje me Musen ”

{Transmeton Muslimi ne Kapitullin e Agjerimit kaptina “Agjerimi i Dites se Ashures” nr.1130}

I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e agjeroi ate dite dhe urdheroi edhe te tjeret ta agjerojne ate.  Sipas Sunnetit  agjerohet kjo dite dhe nje dite para ose nje dite prapa, sic eshte transmetuar nga i Derguari i Allahut alejhi salatu ue selam qe ka thene: “Agjeroni  nje dite para ose nje dite prapa”
{Transmeton Bejhakiu ne Sunenin e tij ne kaptinen “Agjerimi i dites se nente”, nr.8667}
dhe ne nje transmetim tjeter “Agjeroni  nje dite para ose nje dite prapa”
{Transmeton Ahmedi ne Musned nga hadithi i Abdullah ibn Abasit radiAllahu anhume nr.2154}
dhe ne nje transmetim tjeter “Nese do jem gjalle deri vitin tjeter do ta agjeroj diten e nente”
{Transmeton Muslimi ne Kapitullin e Agjerimit, kaptina “Cila dite agjerohet me Ashuren”, nr.1134 }.

Kuptohet,agjerimi i nje dite para ose pas, se bashku me diten e dhjete, kjo eshte me e mira. Agjerohet dita e Ashurase sepse ne kete dite ndodhi nje miresi e madhe per Musain dhe popullin e tij,ndaj dhe e agjeronte kete dite Pejgamberi jone sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ne e agjerojme ate sepse e agjeroi i Derguari i Allahut alejhi selatu ue sel-lem dhe e ligjeroi agjerimin e asaj dite dhe agjerojme se bashku me te edhe nje dite para ose pas saj qe te dallohemi nga cifutet dhe dita me e mire per t’ju bashkuar dites se dhjete eshte e nenta sipas hadithit “Nese do jem gjalle deri vitin tjeter do ta agjeroj diten e nente”. Megjithate nuk ka problem  agjerimi i dites se dhjete me diten e njembedhjete ose agjerimi i te tre diteve se bashku sepse jane dallim nga agjerimi i cifuteve kurse agjerimi i te gjithe muajit eshte akoma dhe me i mire!

Shkelqesia e tij Shejkh AbdulAzijz bin Baz, Allahu e meshirofte!

Nurun alad-derb”, vellimi.16, faqe.455, fetwaja nr.300 ose pyetja e dyte ne kaseten nr.108

Perktheu: Anis Agovi