Vlera e faljes së teravive në Ramazan.
Transmetohet nga Amër bin Murrah el-Xhuhenij (radijAllahu anhu) se ka thënë: Erdhi një burrë nga Kudaah (një prej fiseve arabe) tek i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe tha: “O i Dërguar i Allahut! Si mendon; nëse unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se ti je i Dërguari i Tij, i fal pesë namazet, agjëroj muajin e Ramazanit, falem në Ramazan (namazin e teravive) dhe jap zekatin?
Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) tha: Kush vdes në këtë gjendje është prej të sinqertëve dhe dëshmorëve.”
Ibën Huzejme dhe Ibën Hibani në “Sahihat” e tyre me zinxhir autentik. Shih shënimet e mia tek Ibën Huzejme (3/340/2262) dhe “Sahihu et-Tergib” (1/419/993).
“Kijamu Ramadan” e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë).
Përktheu: Unejs Sheme
Dosje: Namazi i Teravive
Të Ngjashme
- Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit kur ka ditë të mbetura nga Ramazani Dr. Fatmir Strumi
- Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të Sheualit Dr. Fatmir Strumi
- Prej dispozitave të sadakasë së Fitrit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e Kadrit dhe dhjetë netët e fundit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi