Ebu Sejid ibën el Mual-la radiAllahu anhu tregon duke thënë: Ndërsa po falesha në xhami, i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më thirri por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: O i Dërguar i Allahut, unë po falesha! Ai më tha: A nuk ka thënë Allahu i Lartësuar: “Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij kur ai iu thërret.”
Pastaj më tha: Para se të dalësh nga xhamia do të mësoj një sure e cila është (surja) më e madhe në Kuran. Pastaj më kapi dorën, dhe kur u nis për të dalë nga xhamia i thashë: A nuk më the se do më mësosh një sure e cila është (surja) më e madhe në Kuran? Ai tha: ‘El-hamdu lil-lahi Rabil-alemin’ (surja El Fatiha) e cila është es-sebul-methani (shtatëshja e përsëritur herë pas here, shtatë vargjet e cituara dhe të përsëritura vazhdimisht) dhe Kurani madhështor i cili më është dhënë.”
E përcjell Buhariu me nr. 4474.
Dosje: Bazat
Të Ngjashme
- Rreziku i lidhjes mbas dynjasë dhe harresa e botës tjetër Emin Bilali
- “Njerëzve thuajuni fjalë të mira!” Emin Bilali
- Kuptimi i fjalës “Amin” Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Kush janë emrat e sures El Fatiha? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Llojet e njerëzve në ditën e gjykimit Shejh Abdurrahman ibn Nasr es-Sadi