Vlera e sures El Fatiha.
Ebu Sejid ibën el Mual-la radiAllahu anhu tregon duke thënë: Ndërsa po falesha në xhami, i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem më thirri por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: O i Dërguar i Allahut, unë po falesha! Ai më tha: A nuk ka thënë Allahu i Lartësuar: “Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij kur ai iu thërret.”
Pastaj më tha: Para se të dalësh nga xhamia do të të mësoj një sure e cila është (surja) më e madhe në Kuran. Pastaj më kapi dorën, dhe kur u nis për të dalë nga xhamia i thashë: A nuk më the se do më mësosh një sure e cila është (surja) më e madhe në Kuran? Ai tha: ‘El-hamdu lil-lahi Rabil-alemin’ (surja El Fatiha) e cila është es-sebul-methani (shtatëshja e përsëritur herë pas here, shtatë vargjet e cituara dhe të përsëritura vazhdimisht) dhe Kurani madhështor i cili më është dhënë.”

Të Ngjashme
- Shembulli i humbjes së sevapeve për shkak të gjynaheve Emin Bilali
- Si ta lexojmë Kuranin? Udha e Besimtarëve
- Kurani do të jetë argument pro ose kundër teje Udha e Besimtarëve
- Llojet e ajeteve të paqarta në Kuranin famëlartë Udha e Besimtarëve
- Te’uili (interpretimi) i përçmuar i Kuranit Udha e Besimtarëve