Ishte kaderi (caktimi) i Allahut, që në vitin 1389 Hixhri qe korespondon me vitin 1969, të burgosesha bashkë me disa dijetarë të tjerë, pa asnjë arsye dhe pa bërë asnjë faj. Gabimi ynë i vetëm ishte se kishim ftuar në rrugë të Allahut dhe u kishim mësuar njerëzve fenë e Allahut.
Ata më çuan tek burgu i kalasë dhe në disa burgje të tjera të Damaskut. Pas një farë kohe më lanë të lirë, për të më burgosur per here te dyte ne vendin e quajtur: Xhezijratu el Ekdi, ku qendrova disa muaj, te cilat shpresoj te jene ne rruge te Allahut. Ishte caktim i Allahut që me vete të kisha vetëm librin tim të preferuar Sahih Muslim, një laps dhe një gomë. Në burg u angazhova për realizimin e ëndërrës time në permbledhjen dhe përpunimin (aty ku e kerkonte nevoja) te Sahihut te Muslimit.
Brenda tre muajve arrita ta perfundoj, nderkohe qe punoja në të dite- nate, pa ndjere lodhje e as dembelizem. Ne kete menyre, ajo qe armiqte e umetit deshen ta kthenin ne hakmarrje ndaj nesh, u kthye ne miresi, frytet e te ciles i shijojuan te gjithe nxenesit e dijes ne cdo vend. Dhe per kete, falenderimet i takojne vetem Allahut, qe me miresine e Tij realizohen punet e mira. [Jeta e dijetarit te madh Albani fq 14]. Perktheu Fatjon Isufi
Të Ngjashme
- Rënia e Granadas (2 Janar 1492) Udha e Besimtarëve
- Disa popuj që i ka lavdëruar Profeti Udha e Besimtarëve
- Çfarë na mëson historia e Jusufit? Emin Bilali
- Cila ishte xhamia e parë që ndërtoi i Dërguari i Allahut? Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve