Prej gjërave me të cilat Allahu i Madhëruar e ka veçuar umetin e Pejgamberit -alejhi selam- është fakti se ai e ka bërë tokën xhami dhe pastërti.
Transmetohet nga Ebu Dherri se ka thënë: “I thashë, o i dërguar i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para në tokë? Ai tha: Xhamia e Qabes. I thashë: Po më pas? Ai më tha: Xhamia e Aksasë. I thashë: Sa ka patur mes tyre? Ai më tha: Dyzetë vjet dhe kudo që të gjejë namazi falu se ajo është xhami”[1].
Mirësia e ndërtimit të tyre
Transmetohet nga Uthmani -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kush ndlrton një xhami për hir të Allahu, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet”[2].
Transmetohet ng Ebu Dherri -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Kush ndërton për hir të Allahut një xhami, qoftë dhe sa një fole zogu, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet”[3].
Transmetohet nga Enesi -radiallahu anhu- se ka thënë: “Kush ndërton për hir të Allahut një xhami, të vogël apo të madhe, i ndërton Allahu atij një shtëpi në xhenet”[4].
Mirësia e namazit në xhaminë ku ka më shumë numër njerëzish
Transmetohet nga Ubej bin Keab -radiallahu anhu- se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Namazi i burrit me burrin është më i mirë se namazi i tij vetëm, namazi i tij me dy burra është më i mirë se namazi i tij me një burrë dhe sa më shumë të shtohet aq më i dashur është për Allahun”[5].
Transmetohet nga Kabath bin Ushejm El-Lejthi se profeti -alejhi selam- ka thënë: “Namazi i dy burrave ku njëri prej tyre i prin tjetrit, është më i dashur tek Allahu se namazi i tetë vetave secili më vete dhe namazi i katër vetave ku njëri prej tyre u prin tjerëve është më i dashur tek Allahu se namazi i një mijë vetëve secili më vete”[6]
Çfarë thotë njeriu kur del nga shtëpia për në xhami
Transmetohet nga Enes bin Malik se profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse del njeriu nga shtëpia e tij dhe thotë: Bismilahi teuekeltu alallahi, la haule ue la kuete ila bilahi, tha: I thuhet atëherë: U udhëzove, u mjaftove, u mbrojte, i drejtohen atij shejtanët, thotë një shejtan tjetër: Çfarë mund të bësh me një burrë që u udhëzua, u mjaftua dhe u ruajt? ”[7].
Transmetohet nga Ummu Selma radia Allahu anha se profeti sala Allahu alejhi ue selam kur dilte nga shtëpia e tij thonte: “Allahumme inij eudhu bike en edile eu udale eu ezile eu uzele eu edhlime eu udhleme eu exhhele eu juxhhele aleje”[8].
Në hadithin e Ibën Abasit radia Allahu anhuma merfuan (që e përcjell nga profeti alejhi selam): “ … thirri muezini ezanin dhe ai doli për namaz duke thënë: Allahumme ixh’al fi kalbi nuran, ue fi lisenij nuran, uexh’al fi sem’ij nuran, uexh’al fi basarij nuran, uexh’al min khalfij nuran, ue min emamij nuran, uexh’al min feukij nuran, ue min tehtij nuran, Allahumme eatinij nuran”[9].
Me sa duket ai e thonte këtë lutje kur shkonte në namazin e sabahut siç e tregon vetë konteksti i hadithit.
Hyrja në xhami me këmbën e djathtë dhe dalja me të majtën
Transmetohet nga Enesi se ai thonte: “Është prej synetit që kur të hysh në xhami të fillosh me të djathtën dhe kur të dalësh të fillosh me të majtën”[10].
Lutjet e hyrjes dhe daljes nga xhamia
Transmetohet nga Ebu Humejd ose Ebu Usejd radia Allahu anhuma se ka thënë: Ka thënë profeti sal Allahu alejhi ue selam: “Nëse ndonjëri nga ju hyn në xhami le të çojë selam profetit alejhi selam, pastaj të thotë: Allahumme ifteh lij ebuebe rahmetike, kur të dalë të thotë: Allahumme inij eseluke min fadlike”[11].
Transmetohet nga Abdullah bin Amër bin El-As nga profeti alejhi selam se ai kur hynte në xhami thonte: “Eudhu bilahil adhim ue biuxhhihil kerim ue sultanihil kadim mine shejtani raxhim”[12].
Transmetohet nga Fatime El-Kubra se ka thënë: “Profeti alejhi selam kur hynte në xhami çonte salavate dhe selame mbi Muhamedin alejhi selam dhe thonte: Rabigfirlij dhunubij uefteh lij ebuabe rahmetike dhe kur dilte çonte salavate dhe selame mbi Muhamedin dhe thonte: Rabigfirlij dhunubij uefteh lij ebuabe fadlike”[13].
Mirësia e ecjes për në xhami
Transmetohet nga Ebu Hurejra nga profeti alejhi selam se ka thënë: “Kush shkon në xhami dhe kthehet i ka përgatitur atij Allahu vendin në xhenet, sa herë që shkon apo kthehet”[14].
Pëlqimi i ecjes për në xhami me qetësi
Transmetohet nga Ebu Hurejra radia Allahu anhu se ka thënë: “Kam dëgjuar profetin alejhi selam duke thënë: Kur të thirret për namaz mos ejani me nxitim por ejani duke ecur me qetësi dhe dinjitet, çfarë të kapni faleni dhe çfarë tju ikë plotësojeni”[15].
Po nga ai (transmetohet) se ka thënë: “Kur të dëgjoni ikametin ecni për në namaz me qetësi dhe dinjitet dhe mos nxitoni, çfarë të kapni faleni dhe çfarë tju ikë plotësojeni”[16].
Përshëndetja e xhamisë
Transmetohet nga Ebu Katade se profeti sala Allahu alejhi ue selam ka thënë: “Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami të falë dy rekate para se të ulet”[17].
Enciklopedia e thjeshtuar e fikhut
Autor Husejn el Auajsheh (Allahu e ruajtë)
Përktheu Teuta Xeka
[1] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[2]E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[3] E transmeton Bezari, Ibën Hibani, Tabarani dhe e saktëson shejh Albani.
[4] E transmeton Tirmidhiu dhe e saktëson shejh Albani.
[5] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani.
[6]E transmeton Buhariu jashtë Sahihut dhe e saktëson shejh Albani.
[7] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani.
[8] E transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu. Tirmidhiu ka thënë se është hasen sahih dhe e ka saktësuar shejh Albani.
[9] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[10] E transmeton Hakimi në “El-Mustedrak” dhe ka thënë: Është i saktë sipas kushtit të Muslimit, me të është pajtuar edhe Dhehebiu. E saktëson shejh Albani.
[11] E transmeton Ebu Daudi e të tjerë dhe e saktëson shejh Albani. Hadithi është dhe në sahihun e Muslimit, pa përmendur selamin mbi profetin alejhi selam.
[12] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson shejh Albani.
[13] E transmeton tirmidhiu dhe e saktëson shejh Albani.
[14] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[15] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[16] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
[17] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.
Dosje: Xhamitë
Të Ngjashme
- Kur je duke u falur me xhemat! Udha e Besimtarëve
- Kush e fal namazin e sabahut është nën mbrojtjen e Allahut Udha e Besimtarëve
- Vlera e faljes së namazit vullnetar në shtëpi Udha e Besimtarëve
- Dobitë e dhikrit të mëngjesit dhe të mbrëmjes Udha e Besimtarëve
- Një dijetar si Ibn Tejmije Udha e Besimtarëve