Shejh Salih el-Feuzani (Allahu e ruajttë!) thotë: Është detyrë që për martëse të zgjidhen bashkëshortë të devotshëm e që janë të kapur në fenë e tyre. Të cilët kujdesen për shenjtërinë e martesës dhe sillen në formën më te mirë. Nuk lejohet të neglizhohet në këtë çështje. Në kohën tonë është shtuar shumë ky neglizhim dhe kjo përbën rrezik. Aq sa njerëzit kanë filluar t’i martojnë vajzat e tyre me burra që nuk i frikësohen Allahut dhe ditës së Fundit.
E kështu fillojnë ankohen për gjendjen e burrave të tillë dhe janë në mëdyshje. Nëse ata do ishin interesuar para martesës për një burrë të devotshëm, atëherë Allahu Lartmadhëruar do ua kishte lehtësuar çështjen, porse e gjithë kjo –në shumicën e rasteve- vjen si rrjedhojë e neglizhencës dhe mos marrjes në konsideratë të martesës me njerëz të devotshëm. Personi i keq nuk është për këtë gjë. Prandaj nuk lejohet neglizhenca ndaj çështjes së tij, sepse ai do sillet keq me gruan. Madje ekziston rreziku që ai ta largojë gruan nga feja e saj ose ndoshta ndikon (për keq) dhe tek fëmijët.
“El-Munteka” vëll. 4
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Është detyrë për kujdestarin e femrës që kur t’i vij dikush për të kërkuar dorën e saj për martesë, ai të interesohet për fenë dhe moralin e tij. Nëse ai ëhstë i kënaqur me fenë dhe moralin e tij, atëherë le ta martojë atë (me vajzën e tij). E nëse nuk është i kënaqur assesi mos ta martojë, sepse Allahu do ia lehtësojë çështjen dhe do ia mundësojë ta martojë atë me dikë që është i kënaqur me fenë dhe moralin e tij.
Kur Allahu e di nijetin e pastër të kujdestarit të vajzës, i cili nuk e marton vajzën e tij për shkak se dëshiron ta martojë me dikë që i pëlqen feja dhe morali i tij, atëherë Allahu do ia mundësojë (lehtësojë) këtë gjë.
“Fetaua nurun al ed-derb”
Përktheu Unejs Sheme
Të Ngjashme
- “Nuk arrihet dituria me rehatinë e trupit.” Udha e Besimtarëve
- Nuk është domosdoshmëri Udha e Besimtarëve
- Pse njerëzit tregohen të painteresuar nga kërkimi i dijes së dobishme? Udha e Besimtarëve
- Kuptimi i vërtetë i Islamit Udha e Besimtarëve
- Porosi të çmuara në edukimin e fëmijëve Udha e Besimtarëve