Çelësi i jetës së zemrës

Çelësi i jetës së zemrës

Ibn Kajimi –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Çelësi i jetës së zemrës është: meditimi i Kur’anit, lutjet gjatë natës dhe lënia e gjynaheve[1], Allahu i Lartësuar thotë:

كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الأَلْبَابِ

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend[2].

Me këtë Allahu i Lartësuar na tregon se Ai e ka zbritur këtë Kur’an të madhëruar, i cili është i bereqetshëm në fjalët e tij, kuptimet e tij, urdhëresat dhe ndalesat e tij, si dhe në ligjet e tij. Prej mirësisë së tij është se ai i cili lexon prej tij një germë ka një shpërblim dhe shpërblimi shtohet deri në dhjetë, siç është transmetuar në hadithin të cilin e ka transmetuar Termidhiu ku dhe e ka cilësuar hadithin si të mirë e të saktë. Gjithashtu prej mirësisë së tij është se ai i cili e lexon atë dhe punon me të nuk humb në këtë dynja dhe as që do të jetë i shkatërruar në botën tjetër, siç ka thënë Ibn Abasi –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- kur ka bërë komentimin e fjalës së Allahut të Lartësuar:

فَمَنِ اتَّبَعَ هُدَايَ فَلا يَضِلُّ وَلا يَشْقَى

“…kush i përmbahet udhëzimit Tim, ai nuk ka për të humbur (në Dynja) e as nuk ka për të dështuar (në jetën tjetër)”[3].

Gjithashtu prej mirësisë së tij është se ai i cili e mëson atë dhe ua mëson atë të tjerëve ai është prej njerëzve më të mirë, siç ka ardhur në hadithin që e transmeton imam Buhariu:

خيركم من تعلم القرآن وعلمه

Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur’anin dhe ua mëson atë të tjerëve“.

E prej bereqetit te tij është se Kur’ani është ndërmjetësues për atë që ka punuar me të në dynja siç është transmetuar në dy hadithet të cilët i ka tranmetuar imam Muslimi ne Sahihun e tij[4].

Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se e ka zbritur Kur’anin që të meditoni në kuptimet, urdhëresat, ndalesat e tij në mënyrë që kur Allahu urdhëron në një prej ajeteve për ndonjë urdhër ta vejë atë në zbatim, e nëse urdhëron në ndonjë ajet që të largohesh prej diçkaje ta lësh atë dhe të largohesh prej saj, e nëse lexon ndonjë ajet mëshire dhe shprese të kërkosh prej mëshirës dhe mirësisë së Tij, e nëse lexon ndonjë ajet ku flitet për dënimin dhe frikën të kesh frikë nga dënimi i Tij dhe t’i kërkosh Atij që të ruaj nga ai dënim, e nëse lexon ndonjë ajet falënderimi ndaj Tij e falënderon Atë e kështu shtohet imani, dija, udhëzimi dhe devotshmëria. Një poet ka thënë:

Meditoje Kur’anin nëse të ka humbur udhëzimi

Sepse dija është nën meditimin e Kur’anit

Allahu i Lartësuar ka thënë duke i cilësuar besimtarët:

وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا

E nëse atyre u lexohet prej ajeteve të Tij u shtohet besimi[5] sepse në ajetet e Tij tregohet për begatinë dhe dënimin që e nxit njeriun që të ketë frikë dhe të shpresojë.

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

أَفَلا يَتَدَبَّرُونَ الْقُرْآنَ أَمْ عَلَى قُلُوبٍ أَقْفَالُهَا

“A nuk e meditojnë Kur’anin?! Apo zemrat e tyre janë të vulosura!”[6].

Gjithashtu prej shkaqeve që i japin jetë zemrës është edhe përulja me dua përpara Allahut para agimit, duke i kërkuar pendim, falje, xhenetin, mbrojtjen prej zjarrit në kohën kur Allahu i lartësuar zbret në pjesën e natës në qiellin e dynjasë siç ëahtë transmetuar edhe në hadithin e saktë:

ينزل ربنا إلى السماء الدنيا حين يبقى ثلث الليل الآخر فيقول: من يدعوني فأستجيب له، من يسألني فأعطيه، من يستغفرني فأغفر له

Zoti ynë zbret tek qiellin e dynjasë kur mbetet një e treta e fundit e natës dhe thotë: “Kush më lutet Mua që t’i përgjigjem atij, kush kërkon prej Meje që t’ia jap atë, kush kërkon falje prej Meje që ta fal atë” hadithin e transmeton Buhariu dhe Muslimi. Në këtë hadith ka nxitje për tu çuar në pjesën e fundit të natës për tu falur, lutur, kërkim falje, për të kërkuar xhenetin, për të kërkuar mbrojtje nga zjarri, për t’iu lutur për të mirën e dynjasë e të ahiretit sepse Allahu i lartësuar na ka urdhëruar që t’i lutemi Atij dhe na ka premtuar se Ai do t’i përgjigjet, me të vërtetë Ai nuk i thyen premtimet dhe prej kohëve që Allahu i përgjigjet lutjes është edhe fundi i natës, kjo është mirësi prej Allahu me të vërtetë Allahu është që jep shumë mirësi.

Gjithashtu prej shkaqeve që i japin zemrës jetë është edhe lënia e gjynaheve të cilat ta vdesin zemrën. Transmetohet në hadith:

أن العبد إذا أذنب ذنبا كانت نكتة سوداء في قلبه فإن تاب واستغفر صقل قلبه وإن عاد إلى الذنب عاد السواد حتي يسود قلبه

Kur robi kryen një gjynah i bëhet në zemrën e tij një pikë e zezë, nëse ai pendohet dhe përkon falje i hiqet ajo pikë prej zemrës së tij, e nëse ai e vepron përsëri kthehet e zeza deri sa ia sundon zemrën” dhe kjo është “Ran” mbulimi i zemrës, Allahu i lartësuar thotë:

بَلْ رَانَ عَلَى قُلُوبِهِمْ مَا كَانُوا يَكْسِبُونَ

Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan” suretu Mutafifin: 14. Transmeton Nisai dhe Tirmidhi ku ka thënë: hadithi është i mirë dhe i saktë. Një poet ka thënë:

I pashë gjynahet tek i vdisnin zemrat

Dhe sevazhdueshmëria e tyre sjell poshterim

E lënia e gjynaheve është jeta e zemrës

Dhe është më mirë për ty lënia e tyre.

Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tyre.

Shkëputur nga libri: “Sëmundjet e zemrës dhe shërimi i saj

të autorit: Abdullah ibn Xhar Allah ibn xharAllah.

Përktheu: Ylli Rama.


[1] Shiko librin “Hadiul Eruah ila biladil Efrah“: 45.

[2] Suretu Sad: 29.

[3] Shiko tefsirin e Ibn Kethirit tw sures Ta Ha: 123.

[4] Shiko librin Rijadu Salihin nwn temwn: Mirwsia e leximit tw Kur’anit.

[5] Suretu Enfal: 2

[6] Suretu Muahmed: 24.