Frytet e pendimit

October 24, 2023

Pendimi ka dy fryte: Fryti i parë është shlyerja e mëkateve derisa njeriu të bëhet si ai që nuk ka asnjë mëkat. Fryti i dytë është fitimi i gradave të larta derisa të bëhet mik i Allahut.

Shlyerja e mëkateve është disa llojesh; disa lloje të shlyerjes e fshijnë mëkatin të gjithin e disa lloje të saj e reduktojnë atë. Kjo vjen si pasojë e ndryshimit të llojeve të pendimit.

Ibën Kajimi, Allahu e pastë mëshiruar, ka thënë: “Në këtë jetë gjenden tre lumenj të mëdhenj ku pastrohen mëkatarët, e nëse këto tre lumenj nuk u mjaftojnë për t’u pastruar atëherë ata do të pastrohen në lumin e zjarrit të xhehenemit në ditën e gjykimit. Këta tre lumenj janë:

1-Lumi i pendimit të sinqertë.

2- Lumi i veprave të mira që dominojnë mbi mëkatet.

3- Lumi i sprovave të rënda që shlyejnë mëkatet.

Kur Allahu i do të mirën dikujt Ai e fut atë në njërin prej këtyre tre lumenjve ku pastrohet, dhe në ditën e gjykimit vjen i pastër duke mos qenë nevoja që ai të pastrohet në lumin e katërt.

 

“Medarixhus salikin” 1/178.

“Orientimi i muslimanëve” nga autori Xhemil Zejno.

Përktheu: Rexhep Milaqi

Dosje: ,

Loading...