Author: Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Shtesa e pasaktë “sa të ngjitet njëri dhe të zbresë tjetri”.

“Rijadus salihin” Hadithi (1230) Nga Zejd ibn Thabit – radijallahu anhu – përcillet se ka thënë: “Hëngrëm syfyr me të Dërguarin e Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – pastaj u ngritëm për në namaz – I thanë: Sa kishte mes atyre ty dyjave (mbarimit të syfyrit dhe namazit)? – tha- Sa […]

Çfarë gjykimi ka ai që thotë: “Mos ji kaq i shtrënguar” kur këshillohet për lënien e një gjynahu?

Pyetja: Cili është gjykimi për atë njeri që kur këshillohet për diçka e cila kundërshton sheriatin shpejton të thotë: “Mos ji kaq i shtrënguar dhe fanatik, ji mesatar”. Shpresojmë sqarimin e kuptimit të mesatares. Allahu jua shpërbleftë me të mira. Përgjigja: Ai që këshillohet për lënien e diçkaje të ndaluar në sheriat, apo për zbatimin […]

Bokset (altoparlantet) e kasetofonit në nivelin e këmbëve te pasagjerëve.

Pyetje: Në disa makina altoparlantët (bokset, zmadhueset e zërit) janë në një lartësi me këmbët, dhe madje mund të vendosen këmbët dhe këpucët mbi altoparlant, kur dëgjohet Kuran prej tyre a konsiderohet kjo nënçmim për Librin e Allahut? Përgjigje: Elhamdu lilah (falënderimi i takon Allahut). Nëse bokset e kasetofonit janë kështu siç e përmende, poshtë […]

Gënjeshtra e 1 prillit

Shejkh Muhammed ibën Salih El-Uthejmijn (Allahu e mëshiroftë) u pyet: A lejohet gënjeshtra e atij që bën shaka, d.m.th. gënjeshtra me shaka? Përgjigjia: Gënjeshtra nuk lejohet as me shaka dhe as seriozisht, sepse është prej veseve të ulëta, me të cilat nuk cilësohet askush tjetër përveç hipokritëve. Është për të ardhur keq që dëgjojmë nga […]

A duhet të përdoret "in shaa Allah" në dua?

Pyetje: A behet dua me shprehjen “in shaa Allah” si për shembull, “Allahu të ruajtë, in shaa Allah!”, “Allahu ta faltë, in shaa Allah!”, “Allahu të dhëntë sukses in shaa Allah!”? Pergjigje: Nuk eshte e pershtatshme qe kur njeriu t’i lutet Allahut, te Lartesuar e  Pa Te meta, te thoje “in shaa Allah”  ne duane […]

Dispozitat e gjakrave te natyrshme tek grate

PARATHENIE

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirë-bërësit! Falenderimi i qoftë Allahut, paqja e shpëtimi qofshin mbi të dërguarin e Allahut, Muhamedin, birin e Abdullahut, familjen e tij, shokët e të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit!

Motra muslimane!

Duke pasur parasysh pyetjet e shumta që u bëhen dijetarëve rreth ciklit të menstruacioneve gjatë adhurimeve, menduam të bëjmë një përmb-ledhje të pyetjeve që përsëriten vazhdimisht, pa u zgjatur shumë dhe shkurt.

Motra muslimane!

Jemi nisur nga dëshira për të përmbledhur këto pyetje e përgjigje me qëllimin që të jenë gjith-monë në dorën tuaj të qarta për vetë rëndësinë që ka shkenca e jurisprudencës në fenë islame dhe që ju, motra të dashura, ta adhuroni Allahun me dije e qartësi.

Vini re!

Ndoshta, kur ta shfletoni këtë material për herë të parë, do të mendoni se disa pyetje përsëriten, por, pasi ta lexoni plotësisht atë, do të shikoni se tek çdo përgjigje mund të gjeni njohuri e dobi të ndryshme.

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi profetin Muhamed, familjen e tij e gjithë muslimanët besimtarë!

Verifikimi i lajmeve para se të gjykosh

Nga moralet më të rëndësishme me të cilat duhet te pajiset nxënësi i dijes është verifikimi i lajmeve që transmetohen dhe sigurimi për gjykimet që nxirren. Detyrimisht kërkohet që lajmet të cilat përcillen, fillimisht të verifikohen:Vallë janë thënë nga personi të cilit i atribuohen? Nëse janë thënë prej tij, sigurohu mirë për gjykimin, sepse ai lajm që ti mund të kesh dëgjuar, mund të jetë i bazuar në ndonjë parim të cilin ti nuk e di, ndaj dhe e gjykon si gabim, mirëpo në të vërtetë nuk është gabim.

Cila është rruga që duhet të ndiqet në këtë rast?

Çfarë duhet të punojmë gjatë muajit të ramazanit?

Allahu i Lartësuar nuk kërkon prej nesh që të lejmë vetëm ushqimin e pirjen, por kërkon që të lëjmë edhe shpifjet e punën me të, e injorancën, pikërisht për këtë është e pëlqyeshme për argjëruesin kur e ofendon dikush të thotë: unë jam agjërueshëm, e mos tia kthej atij, sepse nëse ia kthen me të parën e të dytën, edhe ai i pari ia kthen atij, kështu i shkon agjërimi vetëm ofendime e përleshje. Por nëse i thotë: unë jam agjërueshëm, e njofton atë që e ofendoj apo e luftoi se ai jo se është i pafuqishëm për tia kthyer porse ajo që e ndalon ta bëj një gjë të tillë është agjërimi, në këtë mënyrë ndalon edhe i pari e turpërohet, e nuk vazhdon me ofendimin apo sherrin e tij.