A lejohet të falet namazi i xhenazes në varreza?

March 15, 2011

A lejohet të falet namazi i xhenazes në varreza?

Autori i librit  Zadul Mustekni`  ka thënë: Nuk është i vlefshëm namazi që falet në varreza.

Shejh Ibn Uthejmini në shpjegimin e këtij libri tha:

Thënia e tij:Namazi, është  përgjithësuese që përfshincdo lloj namazi, farz dhe nafile, namaz me ruku dhe sexhe apo edhe pa to, duke përfshirë ky term edhe namazin e xhenazes, por argumentet e kanë përjashtuar këtë lloj namazi sic do e përmendim më vonë.

(Sherhul Mumti` 2/237)

Më pas shejhu sqaroi  se cfarë quhet varrezë dhe më poshtë tha:

Përjashtohet nga ky ndalim namazi i xhenazes. Nëse namazi i xhenazes falet tek varri i te vdekurit  s`ka dyshim që lejohet, sepse është vërtetuar nga Profeti  salallahu alejhi u selem se ai i ka falur xhenazen gruas e cila pastronte xhaminë. Një ditë po interesohej rreth saj sepse nuk e kishte parë, e lajmëruan duke i thënë se ka vdekur. Ajo kishte vdekur natën dhe sahabët nuk donin ta shqetësonin Profetin salallahu alejhi u selem natën. Atëherë ai tha: “ Pse nuk më lajmëruat?!” . Më pas tha: “ Më tregoni ku është varri i saj”. Ia treguan vendin e varrit, vajti aty dhe ia fali xhenazen.(Transmeton Buhariu nr 458 dhe Muslimi nr 956)

Shtrohet pyetja:Cfarë gjykimi ka nëse sillet i vdekuri dhe i falet xhenazeja në varreza?

Përgjigjia është: Kemi një tekst të përgjithshëm i cili thotë: “E gjithë toka është vend-falje përvec varrezave dhe banjove”(Transmeton Ahmedi 3/83, Ebu Daudi nr 492, Tirmidhiu nr 317. E ka saktësuar Ibn Huzejmeh, Ibn Hibani,Hakimi, Dhehebiu. Ibn Tejmijeh ka thënë: Zinxhirët e transmetimit të tij janë të mirë). Namazi i xhenazes padyshim që është namaz, madje për këtë arsye fillohet me tekbir dhe mbyllet me selam, është kusht pastërtia për të dhe leximi i Kuranit,kështuqë  i plotëson kushtet që të konsiderohet namaz, ndaj me cfarë justifikimi e përjashtoni nga gjykimi i përgjithshëm? Ndoshta mund të na lejohet që ta krahasojmë me namazin që falet tek varri, sic është vërtetuar kjo nga Profeti salallahu alejhi ue selem, duke mos pasur dallim ndërmjet namazit mbi një xhenaze të varrosur apo akoma të pa varrosur, sepse thelbi është i njëjtë: prezenca e këtij të vdekuri brenda në varreza. Kjo që sapo thamë është edhe praktika e ndjekur nga njerëzit(muslimanët) në përgjithësi: ia falin xhenazen të vdekurit  para varrimit, qoftë dhe në varreza. Gjithashtu mund të thuhet se namazi i xhenazes  nuk përfshihet fare në këtë ndalim sepse Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “E gjithë toka është vend-falje” dmth vend për kryerjen e faljes me sexhde, ndërkohë që namazi  i xhenazes nuk ka sexhde.

(Sherhul Mumti` 2/240-241)

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...