Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin

 

Pyetje: Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin?

Përgjigje: Gjërat që e prishin agjërimin të cilat janë përmendur në Kur’an janë tre: ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, argument për këtë është fjala e Allahut: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje”. (Bekare: 187).

Sa i përket ushqimit e pirjes si do që të jenë ato të lejuara apo të ndaluara, të dobishme a të dëmshme, qoftë pak a shumë, bazuar mbi këtë pirja e duhanit është prej gjërave që e prishin edhe pse është i dëmshëm e i ndaluar (harram).

Disa nga dijetarët kanë thënë: nëse një person përtyp një rruazë do e prishte agjërimin. Megjithëse rruaza nuk është e dobishme për trupin, konsiderohet prej gjërave që e prishin agjërimin. Edhe nëse han brum që është përgatitur me diçka të papastërt do konsiderohej që e ka prish agjërimin, megjithëse ajo është e dëmshme.

E treta: Marrëdhëniet intime, është prej gjërave më të rënda që e prishin agjërimin, sepse për të ka dëmshpërblim, e dëmshpërblimi i saj është: lirimi i një robi, nëse nuk gjen agjërimi i dy muajve rrjesht, e nëse nuk ka mundësi ushqimi i gjashtëdhjet personave.

E katërta: Nxjerrja e spermës me dëshirë. Nëse një person e nxjerr atë me dëshirë e prish agjërimin e tij, porse nuk ka dëmshpërblim për të, sepse demshpërblimi është vetëm kur kryen marrëdhënie intime.[1]

E pesta: Ilaçet ushqyese, kurse sa i përket ilaçeve që nuk janë ushqyese nuk e prishin agjërimin sido qofshin nëpërmjet damarit, apo muskujve sepse ato nuk janë as ushqim e as pirje e as në kuptimin e tyre.

E gjashta: Nxjerrja e ushqimit me qëllim, nëse një përson e nxjerr ushqimin që ka ngrënë me qëllim prishet agjërimi i tij, e nëse i del ushqimi pa dëshirën e tij atëhere nuk i prishet.

 
E shtata: Nëse gruas i vijnë zakonet (mestruacioni) ose lehonia, nëse njëra prej ketyre dy gjërave i vijnë gruas qoftë edhe pak para se të perëndojë dielli prishet agjërimi, e nëse del pak pasi ka perënduar dielli agjërimi është i saktë.

E teta: Bërja e hixhames[2], argument për të fjala e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-: “E ka prishur agjërimin ai që bën hixhamen dhe atij që i bëhet hixhamja”[3], nëse personi bën hixhame dhe del prej tij gjak agjërimi i tij prishet, dhe i prishet agjërimi edhe atij që i bëhet hixhame nëse bëhet në atë mënyrë që u bënte në kohën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ajo mënyrë është duke thithur gota gjakun, por nëse bëhet me mjete që janë të ndara me atë që bën hixhamen atij që i prishet agjërimi është atij që i bëhet hixhamja, kurse ai që e bën nuk i prishet, e nëse këto gjëra i ndodhin atij që agjëron gjatë ditës së agjërimi atëhere atij i prishet agjërimi duke pasur me katër gjëra:

1-     Gjynahin.

2-     Prishjen e agjërimit.

3-     Duhet që mos të hajë pjesën e mbetur nga dita që prishi agjërimin.

4-     Duhet që ta kombesoj.

E nëse e ka prishur agjërimin duke kryer marrëdhënie intime veç këtyre që përmendëm më lart pason edhe një e pestë që është dëmshpërblimi.

Por duhet të kemi parasysh se këto gjëra që e prishin agjërimin janë të vleshme vetëm nëse plotësohen tre kushte:

1-     Dija për të.

2-     Të jetë i vetëdijshëm për atë që bën.

3-     Ta bëj me dëshirën e plotë të tij.

Nëse personi që agjëron vepron njërën prej këtyre që përmendëm duke mos e ditur atë agjërimi i tij është i saktë, sido që të jetë a ishte injorant nga aspekti i kohës apo nga aspekti i gjykimit. Psh nëse është injorant nga aspekti i kohës: të çohet një person natën duke menduar që agimi nuk ka hyrë akoma dhe të hajë e të pijë, ku më pas i qartësohet se agimi kishte hyrë, agjërimi i tij është saktë sepse ishte injorant nga aspekti i hyrjes së kohës.

Shembulli i atij që është injorant në gjykimin e veprës është: nëse dikush bën hixhame duke mos e ditur që bërja e hixhames është prej gjërave që e prishin agjërimin, atij i thuhet agjërimi yt është i saktë, e argument për këtë që thamë është fjala e Allahut: “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (Bekare: 286).

Argument nga suneti kemi hadithin e Esmas vajzës së Ebu Bekrit -Allahu qoftë i kënaqur prej tyre- të cilën e ka transmetuar Buhariu ne Sahihun e tij ku thotë: Kemi ngrënë një ditë që ishte me re në kohën e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- më pas doli dielli dhe ishte ngrënia e tyre gjatë ditës, porse ato nuk e dinin dhe mneduan që dielli kishte perënduar dhe Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nuk i urdhëroi ato që ta kombesonin atë ditë.

Nëse kombesimi do ishte obligim do t’i kishte urdhëruar për të, e nëse do ishin urdhëruar do ishte transmetuar deri tek ne, por nëse personi han duke menduar se ka perënduar dielli dhe i qartësihet që dielli nuk ka perënduar ai duhet të ndalojë derisa të perëndoj dielli, e agjërimi i tij është i saktë.

Kushti i dytë: që të jetë i vetëdijshëm, e kundërta e saj është harresa, nëse agjëruesi harron dhe han e pinë agjërimi i tij është i saktë argument fjala e Allahut: “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!” (Bekare: 286), dhe fjala e Pejgamberit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- nga Ebu Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur prej tij-: “Ai i cili harron duke qenë agjërueshëm dhe han e pinë le ta vazhdojë agjërimin e tij sepse atë e ushqeu Allahu[4].

Kushti i tretë: ta kryej veprën me dëshirën e tij, nëse agjëruesi bën diçka prej këtyre gjërave pa dëshirën e tij agjërimi i tij është i saktë, e nëse ai përty diçka apo i kalon uji padashje agjërimi i tij është i saktë.

E nëse burri e detyron gruan e tij për marrëdhënie intime dhe ajo nuk kishe mundësi që ta largonte atë, agjërimi i saj është i saktë, sepse ishte pa dëshirën e saj, argument është fjala e Allahut të Lartësuar ndaj atij që detyrohet të mohojë: “Ai që pas besimit të tij e mohon All-llahun, me përjashtin të atij që dhunohet (për të mohuar), e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim …” (Nahl: 106).

Nëse agjëruesi detyrohet ta prishi agjërimin pa dëshirën e tij, nuk ka asgjë për të dhe agjërimi i tij është i saktë.

 

Marrë nga libri: “Dyzet e tetë pyetje për agjërimin”, pyetja e parë

Autor: Muhamed ibn Salih el-Uthejmin

Përktheu: Ylli Rama


[1] Sa i përket kësaj çështje dijetarët kanë rënë në kundërshtim se a e prish kjo punë agjërimin apo jo? E gjitha kjo përshkak se nuk ka argument të qartë që tregon se kjo punë e prish agjërimin, shejh -Allahu e mëshiroftë- është me mendimin që e prish. (përkthyesi).

[2] Sa i përket kësaj çështje dijetarët kan rënë në kundërshtim se a e prish agjërimin hixhamja a jo? E gjithë kjo për shkak se kanë ardhur transmetime që e prishin agjërimin siç i ka përmendur edhe shejhu këtu, poashtu ne sahihun e Buhariut nga Ibn Abasi me numër: 4/155 dhe 10/125 është transmetuar se Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka bërë hixhame duke qënë me agjërim dhe se argumentet që e bëjnë hixhamen prej gjërave që e prishin agjërimin janë mensuha (të fshira), Allahu e din më së miri, për më gjatë shiko “Irua el-Galil” të shëjh Albanit: 4/75-80 me numër: 932-933. (përkthyesi).

[3] Transmeton Ebu Daudi: 2367.

[4] Transmeton Muslimi: 2686.