Fetvaja e shejkh Albanit për sigurimin e jetës

Ebu Is’hak el Huuejni: Një burrë ishte duke udhëtuar me taksi dhe shoferi shkakton aksident e për pasojë pasagjeri që ishte në krah të shoferit vdes. Tani kompania e sigurimeve do t’i paguajë fëmijëve të të vdekurit sigurimin e jetës që shkon afërsisht 20.000 xhunej egjiptian (paund egjiptian). A u lejohet atyre ta marrin këtë pasuri?

Shejkh Albani: Jo ata duhet të marrin nga ai që vrau padashje (dmth shoferi) dëmshpërblimin për jetën që është i përmendur në ligjin islam (ed dijeh) nëse arrijnë ta marrin dot atë. Ndërsa marrja e sigurimit të jetës nga kompania e sigurimeve është pasuri kumari dhe nuk lejohet të merret.

Ebi Is’hak el Huuejni: Po nëse shoferi nuk ka mundësi ta paguajë ‘ed dijeh’?

Shejkh Albani: Gjykimi është po ai. Por kur muslimanët të jenë muslimanë të vërtetë ata e ndihmojnë atë, veçanërisht farefisi i tij, ata duhet të mbledhin pasurinë e mjaftueshme që ta çlirojnë atë nga ky detyrim fetar që është pagesa e ‘ed dijeh’, gjë të cilën e ka urdhëruar Ligjvënësi i Urtë (Allahu i Lartësuar). Nëse nuk zbatohet ky rregull fetar kjo nuk e bën të lejueshme marrjen e pasurisë së ndaluar.