Keto dite janë 10 ditët më të mëdha

Profeti, paqja dhe lavderimet e Allahut qofshin me te, ka thene:

“Nuk ka dite me te medha tek Allahu sesa keto dhjete dite e as dite ne te cilat veprat jane me te dashura tek Allahu sesa keto dite. Prandaj shpeshtojini shume ne keto dite thenien “La ilahe ilAllah”, tekbiret dhe falenderimet ndaj Allahut.” Trasmeton Imam Ahmedi. saktesoi muhadithi i madh Ahmed Muhamed Shekir, Allahu i meshirofte te dy imamet.

Pra keto dite jane dite ne te cilat behen shume tekbire, falenderime ndaj Allahut dhe thuhet shume La ilahe ilAllah.

Buhariu, Allahu e meshirofte, trasmeton ne sahihun e tij 1/329 se Ebu Hurejra dhe Ibn Umeri, Allahu qofte i kenaqur prej te dyve, dilnin ne treg dhe benin tekbire e njerezit perkujtoheshin e benin edhe ata tekbire.

Mos te kemi turp te madherojme Allahun me tekbir ne shtepite tona. Mos te mungoje tekbiri individual ne xhamite tona. Te bejme tekbir duke shkuar ne xhami, e kudo qe jemi.

Ndersa Diten e Arafatit, e cila eshte dita para Bajramit fillojne tekbiret pas cdo Namazi, ne menyre individuale, me ze dhe vazhdojne deri ne diten e trete pas bajramit ne kete forme. Pra deri diten e Arafatit bejme tekbir kudo ku jemi ne cdo kohe. prej sabahut te dites se Arafatit e deri ne diten e fundit te teshrikut dmth deri diten e trete pas bajramit bejme tekbir edhe pas namazeve farze.

Tekbiri i ketyre diteve eshte:
Allahu ekber Allahu ekber, La ilahe il-lAllah, uAllahu ekber Allahu ekber, ue lil-lahil hamd.
Allahu eshte me i madhi! Allahu eshte me i madhi! Nuk Meriton te adhurohet askush e asgje pervec Allahut! Allahu eshte me i madhi! Allahu eshte me i madhi! Allahut i takojne falenderimet dhe lavderimet absolute.

Anis Agovi