Kush është më i vlefshëm durimi apo falenderimi?

Kush është më i vlefshëm durimi apo falenderimi?

Dikush pyet duke thënë: Kush është më i vlefshëm durimi gjatë sprovës apo falenderimi ndaj mirësive?

Kjo është çështje e diskutueshme mes dijetarëve ndërsa ibn Kajjim el xheuzije e ka shtjelluar imtësisht në librin e tij të vyer Përgatitja e njerëzve të durueshëm dhe zahireja e njerëzve falenderues.
Secili prej këtyre dy mendimeve mbështet në argument dhe duket sikur mendimi që përkrah shejhul Islam ibn Tehmije është se falenderimi ndaj mirësive është më i vlefshëm se durimi.
Sepse falenderimi është veprim jo i detyrueshëm ndërsa durimi është i detyreshëm. Ndërsa kur vjen puna tek falenderimi ai është vepër jo e detyrueshme.

Më parësore është që të mos gjykohet me një vendim të prerë e të pandryshueshëm duke thënë se kjo është më e mirë se kjo tjetra, sepse të dy mendimet mbështeten dhe kanë argumente shumë të forta dhe kërkohet që të shihet gjendja e durimtarit dhe ajo e falenderuesit, sepse ajo që i vë kapak kësaj është devotshmëria. Ai që është më i devotshëm prej këtyre të dyve, ai është më i miri dhe Allahu e di më së miri.

Abdul Kerim el Hudajr
Përktheu: Fatjon Isufi