Rruga e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit, në kundërshtim të ndjekësve të injorancës, bidatit dhe deformimit

July 19, 2010

Këto janë disa këshilla për mbarë muslimanët në trojet tona, të cilat po i shkruaj duke dhënë kontributin tim si nxënës dije, për t’i dhënë fund disa mendimeve, të cilat i çuan protagonistët e tyre drejt ekstremit në fenë e Allahut. Prandaj ata kanë ndjekur ashpërsinë, ekstremin, rreptësinë dhe vrazhdësinë në mënyrën e praktikimit të fesë dhe në marrëdhëniet me muslimanët, duke u ngjasuar në thelb karakteristikave të khauarixhëve. Pallavrat e kësaj tufe janë aq shumë, sa që nuk mund të heshtë askush që njeh synimet e Sheriatit të pastër Islam, duke iu referuar Kur’anit dhe Sunnetit, sipas kuptimit të selefit.

Dëshiroj t’i bëj të njohur të gjithë lexuesve Menhexhin Selefij, tolerancën e Islamit dhe lehtësimin e tij. T’i bëj të njohur gjithashtu me pallavrat e kësaj tufe që ndjek verbërisht trillimet dhe gënjeshtrat e protagonistit të kësaj tufe, që është një njeri i njohur si rrenacak dhe që i prodhon mendimet e tij duke iu referuar iluzioneve, kotashpresave dhe butaforive.

Kur pashë se këta njerëz u zhytën në çështjet e të bërjes bidatçi, bojkotit, sharjes së dijetarëve etj., duke kundërshtuar Menhexhin Selefij, pa u dhënë rëndësi mësimeve dhe këshillave të dijetarëve, vendosa të shkruaj këtë kritikë ndaj tyre, duke sqaruar rrezikun e tyre dhe duke paralajmëruar të gjithë muslimanët të ruhen prej tyre. Duke iu referuar fjalës së dijetarëve dhe mbjellësve të davetit rregullues. Me qëllim që muslimanët të mos mashtrohen nga trillimet e padëgjuara të fabrikantit, që i imponon tufës së tij butaforinë e tij.

Të nxituarit për klasifikimin e njerëzve me tekfir, tebdi’, tefsik dhe hexhër [bojkot], pa iu referuar fjalës së dijetarëve, është një ves të cilin nuk e merr guximin ta bëj askush, me përjashtim të bidatçinjëve.

Menhexhi Selefij në trojet tona është i qartë dhe mbartësit e tij janë të njohur. Ndërsa kjo tufë bashkë me shefin e saj, kanë zgjedhur një tjetër rrugë, duke kundërshtuar kështu fjalët e dijetarëve rreth këtyre çështjeve madhore.

Parimi kryesor i kësaj tufe (fabrikantëve) është gënjeshtra, dhe në këtë pikë ata kanë ngjasuar rrafidhat.

Fillimisht, prita një kohë të gjatë, se mos kjo tufë do të kthehej nga gënjeshtra, duke u bërë një sinjal në librin “Triumfi i Ehli Hadithit”, mirëpo rezultoi se ky shef i tufës i ka rekrutuar këta ndjekës të tij, duke i imponuar tufës së tij butaforinë e tij. Ndërsa anëtarët e tufës (fabrikantët e tjerë), mendojnë se janë të obliguar të ndjekin shefin, se po e kundërshtuan atë, ai ka për t’i nxjerrë nga selefizmi.

Tanimë nuk mund të hesht, pasi e kaluan cakun. Ngaqë edhe dijetarët tanë e sqaruan menhexhin e haddadinjëve të rinj, të cilëve ata u përngjasin. E nëse heshtim duke fshehur atë që dimë, jemi të kërcënuar me tekstin Kur’anor dhe kjo tufë [me shefin e saj në krye], do të mashtroj muslimanët që duan të ndjekin rrugën e të parëve tanë.

Që kur ishim në vazhdën e studimeve, i pyetëm dijetarët tanë (të Medinës, Rijadhit, Mekës etj.) rreth mendimeve dhe rregullave të kësaj tufe. Konkretisht i pyetëm për disa studentë, që janë shefi i kësaj tufe dhe disa anëtarë të tufës së tij (në Shqipëri, disa prej tyre -midis tyre kreu i fabrikantëve- janë banorë të Kombinatit në Tiranë). Të gjithë dijetarët i kritikuan ata dhe mendimet e tyre, mirëpo ata nuk mundën të dalin nga gjykimi i rrenacakut, që u komentonte ndjekësve të tij synimet e dijetarëve dhe qëllimet e tyre, ngaqë ata vetë nuk mundeshin t’i kuptonin fjalët e dijetarëve, ngaqë nuk kanë arritur pozitën e shefit fabrikant.

Pritëm një kohë të gjatë, se ndoshta përkujtojnë ose frikësohen. Mirëpo ata vazhdojnë në të kotën e tyre, duke përfolur nxënësit e dijes selefij dhe duke përdorur rregulla të kota [të cilat –lexues i nderuar- do t’i njohësh në këtë libër. Madje më parë, kur ishin ende në Medine, vendosën të mos prezantonin në mësimet e Muhadithit të Medines, që pas daljes së librit të Shejkhut, rreth butësisë së Ehli Sunnetit me njëri-tjetrin. Mirëpo pas një urdhri të dytë nga shefi i tufës, u rikthyen në mësimin e Shejkhut, mirëpo kësaj here qëndronin në fund të mexhlisit, ose nëpër qoshe të ndrojtur.

Para se të ktheheshim nga studimet universitare, bashkë me disa nxënës dije të tjerë, pasi kishim pyetur dijetarët e Medines rreth mendimeve të kësaj tufe [dhe ata i refuzuan ato dhe i kritikuan ata], vendosëm të shkonim në Rijadh. Aty u takuam me disa prej dijetarëve të mëdhenj, si Shejkh Feuzani, Shejkh Luhajdani, Shejkh Gudejani etj., të cilët i pyetëm rreth këtij grupi të ri dhe për mendimet e tyre. Ata padyshim i refuzuan mendimet ekstremiste të tyre dhe na këshilluan me këshilla të arta.

Edhe diçka tjetër, kur ishim në Medine i kërkuam shefit të tufës së fabrikantëve, të shkonim tek ndonjë nga dijetarët e Medines për të gjykuar mes nxënësve shqiptarë. Fillimisht, pranuan vetëm një Shejkh të nderuar dhe asnjë tjetër [shumë u gëzova sepse ishte edhe Shejkhu im në fakultet, të cilin kur isha në Medine, e vizitoja shpesh, madje njëherë në shtëpinë e tij takova edhe Shejkh Abdusselam ibën Berxhes –Allahu e mëshiroftë-, të cilit i kërkova të përktheja librin e tij {El-Mu’tekedus-Sahijh} dhe më lejoi gojarisht]. Ne e pranuam dëshirën e tyre, mirëpo ata nuk dëshiruan, dhe arsyeja është e qartë, se po të prezantonin tek Shejkhu do të turpëroheshin se do të ballafaqoheshin me të vërtetën, të cilës i tremben marrëzisht dhe kurrsesi nuk dëshirojnë që të zbulohet. Sikur Menhexhi Selefij është diçka që nuk arrihet lehtësisht, por vetëm duke u përcjellë nga shefi fabrikant (Ifriti gënjeshtar). Ndërsa ata pretendonin se ishin të qartë sipas iluzioneve të shefit të tufës, i cili u impononte atyre mendimet e tij. Kështu vazhduan, për disa vite, duke qenë në presionin e këtij rrenacaku, nga i cili druhen se mos i nxjerr nga menhexhi selefi.

Mirëpo lexues i nderuar, në rreshtat që vijojnë do të të pasqyrohet Menhexhi Selefij i vërtetë dhe humbja në të cilën janë fabrikantët.

Realiteti ka treguar se kjo tufë nuk del nga gjykimi i shefit të tufës dhe çdokush prej tyre e sheh se e ka të obliguar pasimin e tij. Ky është realiteti i kësaj tufe, nga i cili çuditet çdo musliman. Aq më tepër që këtë e kanë pohuar vetë disa prej atyre që kishin lidhje me këtë tufë, dhe prej atyre që pasonin verbërisht këtë njeri (të cilit nuk po ia përmend emrin sepse është i panjohur dhe nuk ka ndonjë kontribut në literaturën fetare Islame, dhe nuk ka ndonjë kontribut në davetin selefij, apo në përhapjen e diturisë së dobishme, me përjashtim të iluzioneve, pallavrave, kotashpresës dhe butaforisë së tij).

Lexues i nderuar -Allahu të dhëntë sukses-! Në rreshtat që vijojnë do të paraqesim rrugën e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit, që është në kundërshtim me rrugën e ndjekësve të injorancës, bidatit dhe deformimit. Ngaqë e vërteta është e qartë dhe e rrjedhshme, ndërsa e kota është belbëcake.

Menhexhi Selefi

Menhexhi është udha dhe rruga e qartë.

Selefij ëshë adresim tek të parët tanë të mirë. Me këtë synohet ajo me të cilën ishte i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Sahabët (shokët) e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta) dhe kush i ndjek ata me Ihsan.

Atëherë, Menhexhi Selefij është:

Të ecurit mbi rrugën e Sahabëve në pasimin që ata i bënin të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe praktikimi i Etherit.

Emrat e tyre janë:

Ehlul-Hadithi.

Ehlus-Sunneti uel-Xhema’a.

Selefijinët.

Ndjekësit e Selefit.

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin, pasi t’i jetë treguar qartë atij rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në zjarr, dhe sa përfundimi i keq.” (An-Nisa’ 115)

Bazat e Selefizmit

Selefizmi është ngritur mbi tre baza:

Baza e parë: Përkushtimi i adhurimit vetëm për Allahun e Lartmadhëruar.

Baza e dytë: Të kapurit me Xhematin, dëgjimi dhe bindja.

Baza e tretë: Ruajtja nga bidatet dhe bidatçinjtë.

Baza e parë:

Vërtetimi i të qënit rob i Allahut të lartmadhëruar

Duke pasuar Kur’anin dhe Sunnetin në përputhje me kuptimin e selefëve

Kjo bëhet duke adhuruar vetëm Allahun Një të Vetëm, pa shok dhe ortak, dhe që Allahu të adhurohet me atë që ka ligjësuar. Ky është edhe vërtetimi i fjalës së përkushtimit: “Eshhedu en la ilaha il-la Allah ue eshhedu en-ne Muham-meden resulullah (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)”

Feja është ngritur nbi dy baza:

Të mos adhurojmë asnjë dhe asgjë tjetër përveç Allahut.

Dhe të mos e adhurojmë Allahun vetëm se me atë që ligjësoi.

Kjo pra, është baza e parë, të cilën kush e kundërshton ka humbur rrugën e drejtë.

Baza e dytë:

Të kapurit me Xhematin, dëgjimi dhe bindja e të parëve të muslimanëve.

Ata kapen me Xhematin dhe ruajnë të drejtat e prijësave të muslimanëve. Ku më e rëndësishmja dhe më e rrezikshmja është dëgjimi dhe bindja, përderisa ata nuk urdhërojnë për kundërshtim të Allahut.

Baza e tretë:

Ruajtja dhe paralajmërimi nga bidati dhe bidatçinjtë

Selefijjunët ruhen dhe paralajmërojnë nga bidatet dhe bidatçinjtë, sepse i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) paralajmëroi për to duke thënë: “Bëni kujdes nga gjërat e reja sepse ato janë humbje. Kush i arrin ato prej jush, le të kapet me Sunnetin tim dhe me Sunnetin e Khalifave të drejtë dhe të udhëzuar, dhe kafshojini ato me dhëmballë.” Madje refuzimi i bidateve konsiderohet prej punëve të mira tek Selefijjinët.

Ebul-Mudhaf-far Es-Sem’anij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Ne jemi urdhëruar për It-tiba’ (passim) dhe jemi nxitur për të. Ndërsa jemi ndaluar për bidatet dhe jemi kërcënuar për këtë. Simboli i ndjekësve të Sunnetit është se ata ndjekin të parët e mirë dhe se lënë çdo bidat të shpikur.”

Ata ruhen dhe paralajmërojnë nga ulja dhe shoqërimi me bidatçinjtë.

Hasen El-Basrij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Mos u shoqëro me bidatçiun se ai do të sëmurë zemrën tënde.”

Gjykimi i pasimit të Menhexhit Selefij

Pasimi i Menhexhit Selefij është feja që duhet të pasohet, me urdhrin e Allahut të Lartmadhëruar dhe me urdhrin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Imam El-Axhurrij Muhammed ibën El-Husejn (Që ka vdekur në 360 H.) -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Besimtari i logjikshëm përpiqet të jetë prej kësaj feje të shpëtuar, duke ndjekur Librin e Allahut të lartmadhëruar, Sunnetet e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Sunnetet e Sahabëve të Tij (mëshira e Allahut qoftë mbi ta), Sunnetet e Tabi’inëve pas tyre me Ihsan, fjalën e imamëve të muslimanëve të cilët duhet të përmenden si: Sufjan Eth-Theurij, El-Auzaij, Malik ibën Enes, Esh-Shafi’ij, Ahmed ibën Hanbel, Ebi Ubejd El-Kasim ibën Sel-lam, si dhe të shujukhëve të tjerë që janë në rrugën e tyre. Atë që ata e mohoun edhe ne e mohojmë dhe atë që ata e pranuan edhe ne e pranojmë, ndërsa të tjerat i refuzojmë.”

Mirësia e pasimit të Menhexhit Selefij

Kush ndjek këtë rrugë, do të përfitoj shumë mirësi. Prej tyre:

1- Kjo është rruga e shpëtimit nga mosmarrëveshjet.

2- Kjo është rruga e çlirimit nga përçarja.

3- Kjo është rruga e udhëzimit nga humbja.

4- Adresimi tek kjo rrugë ka nderin e adresimit tek i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

5- Me pasimin e kësaj rruge largohemi nga pasimi i rrrugës së shejtanit.

6- Me pasimin e kësaj rruge muslimanët do të heqin nga vetet e tyre cilësinë e poshtërimit.

7- Në të diagnostikohet sëmundja dhe ilaçi.

8- Në të arrihet i gjithë Sheriati.

9- Me të arrihet morali i mirë dhe virtytet e larta.

10- Me të muslimani shpëton nga dënimi i dhimbshëm nga zjarri.

11- Me të muslimani arrin hyrjen në Xhennet.

12- Me të arrihet ngjallja e Sunnetit.

Por këtu duhet të kemi parasysh diçka: Se jo çdokush që e quan veten selefij, ose që adresohet tek Menhexhi i Ehlis-Sunneti uel-Xhema’a është prej tyre, derisa të shohim në rrugën e tij dhe në pasimin e tij. Derisa të paraqitet çështja e tij, gjëndja e tij dhe fjala e tij tek Kur’ani dhe Sunneti, si dhe tek ajo me të cilën ishin Sahabët dhe Tabi’inët me Ihsan. Nëse është në përputhje me të ai është prej tyre dhe nëse e kundërshton nuk është prej tyre.

Cilësitë dhe shenjat e Menhexhit Selefij

Selefizmi ka disa cilësi dhe shenja, me të cilat dallohet selefisti i vërtetë nga ai që thjesht e pretendon atë. Prej këtyre shenjave janë:

Shenja e parë: Miqësia dhe armiqësia tek ata është për shkak të pasimit të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Shenja e dytë: Simboli i tyre është pasimi.

Shenja e tretë: Ata zgjedhin mesatarizmin në të gjitha çështjet e tyre.

Shenja e katërt: Ata janë ndjekës të afrimitetit, përputhjes, palëkundshmërisë dhe qëndrueshmërisë mbi të vërtetën.

Shenja e pestë: Ata angazhohen me ngritjen e fesë duke kërkuar diturinë e Sheriatit dhe duke e zbatuar atë.

Shenja e parë:

Miqësia dhe armiqësia tek ata është për shkak të pasimit të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).

Kështu që tek ata nuk ka hapësirë grupacioni që vendos një njeri, një parim apo një libër tjetër (veç Kur’anit dhe Sunnetit), si peshore për miqësi dhe armiqësi. Ngaqë kushdo që e praktikon miqësinë dhe armiqësinë për personin që e pason ai është prej ndjekësve të mosmarrëveshjes dhe përçarjes.

Shejkhul-Islam Ibën Teijmije -Allahu e mëshiroftë- thotë: “Kush vendos një person nga njerëzit -përveç të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)-, të cilin kush e do dhe është dakord me të konsiderohet prej Ehlis-Sunneti uel-Xhema’a, ndërsa kush e kundërshton konsiderohet prej ndjekësve të bidatit dhe përçarjes, (siç gjendet tek disa grupe prej ndjekësve të imamëve të kelamit (fjalës) në fe etj.), ai është prej ndjekësve të bidateve, humbjes dhe përçarjes.

Nga kjo sqarohet se njerëzit që e meritojnë më së shumti të jenë prej grupit të shpëtuar janë Ehlul-Hadithi ues-Sunneh, të cilët nuk kanë ndonjë person që e pasojnë dhe të jenë fanatikë për të përveç të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)…”

Shenja e dytë:

Simboli i tyre është pasimi

Ebu Abdullah Muhammed ibën Abdullah Ibën Ebi Zemenijn (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dije -Allahu të mëshiroftë- se Sunneti është delili i Kur’anit. Ai nuk arrihet me analogji dhe as me logjikë, por është vetëm It-tiba’ (pasim) i imamëve dhe i asaj mbi të cilën ecën i gjithë Um-meti..”

Imam El-Asbahanij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Çdo njeri duhet të ruhet nga shpikjet në fe, sepse çdo shpikje është bidat. Sunneti është besimi në gjurmët e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe mos kundërshtimi i tyre me si dhe pse. Kelami dhe grindjet në fe, si dhe polemika janë shpikje, madje vendosin dyshimin në zemra dhe të pengojnë nga njohja e të drejtës dhe të vërtetës.

Dituria nuk është me transmetimet e shumta, por është pasimi dhe praktikimi. Të pasojë Sahabët dhe Tabi’inët edhe nëse ka pak dije. Ndërsa kush kundërshton Sahabët dhe Tabi’inët ai është i humbur edhe nëse ka shumë dituri.”

Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Sunneti është si shembulli i anijes së Nuhut. Kush hipën në të shpëton dhe kush nuk hipën shkatërrohet.”

Shenja e tretë:

Metoda e tyre është mesatarizmi në të gjitha çështjet e tyre.

Mesatarizmi është prej veçorive të Islamit.

Mesatarizmi është prej shenjave më të rëndësishme të kësaj feje. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Udhëzona dhe drejtona në rrugën e drejtë. Në rrugën e atyre të cilët i begatove dhe jo në rrugën e atyre që merituan zemërimin Tënd mbi vete dhe as në rrugën e atyre që u humbën.” [Al-Fatiha 6-7]

Allahu i Lartmadhëruar e cilësoi rrugën e drejtë se është ndryshe nga rruga e atyre që merituan zemërimin e Allahut, që janë çifutët që e teprojnë dhe e ekzagjërojnë në fe, dhe ndryshe nga rruga e të krishterëve që e teprojnë dhe ekzagjërojnë në asketizëm dhe adhurim. Aq sa dolën nga kufijtë e Sheriatit, jo vetëm në adhurim, por edhe në besim.

Rruga e drejtë nënkupton mesatarizmin dhe epërsinë midis dy anëve, ekstremit dhe neglizhencës. Ibën Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) transmeton se të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i thanë: Cila prej feve është më e dashur tek Allahu? Ai tha: “El-Hanijfijjetu (e mënjanuar nga shirku që drejtohet tek Teuhidi -Njësimi i Allahut-) Es-semha (e lehtë dhe tolerante).” E transmeton Ahmedi, Bukhariu (në Edebul-Mufred), Abd ibën Humejd dhe Bukhariu te’alijkan në librin e Imanit, dhe e ka bërë Hasen Ibën Haxheri, ndërsa Albani e bëri Hasen li-gajrihi.

Ky hadith është tekst i qartë se Islami është feja e vërtetë, tolerante dhe e lehtë. Dhe toleranca nuk mund të përputhet me ekstremin, ashpërsinë dhe vrazhdësinë.

Shejkhul-Islam Ibën Tejmijje (Allahu e mëshiroftë) thotë për ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit: “Po kështu në të gjitha temat e Sunnetit, ata janë mesatar, sepse janë të kapur me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe me atë për të cilën kanë rënë dakord të parët e hershëm, prej Muhaxhirinëve dhe Ensarëve, dhe ata që i ndoqën ata me Ihsan.” (Mexhmu’ul-Fetaua Vëll. 3 faq. 375)

Pra, ndjekësit e Sunnetit nuk kanë ekstremitet dhe ashpërsi, si dhe nuk kanë neglizhencë dhe shpërfillje.

Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Lehtësoni dhe mos vështirësoni. Përgëzoni dhe mos largoni, se ju jeni dërguar lehtësues dhe nuk jeni dërguar vështirësues.” E transmeton Bukhariu dhe Muslimi.

Shenja e katërt:

Ata janë ndjekës të afrimitetit, përputhjes, palëkundshmërisë dhe                                     qëndrueshmërisë mbi të vërtetën.

Selefijjunët përpiqen për Xhematin dhe luftimin e përçarjes, por Xhemati në të cilin ata bashkohen është ai në të cilin ka qenë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe Sahabët e tij.

Ebul-Mudhaf-far Es-Sem’anij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nga arsyet që dëshmijnë se Ehlul-Hadithi janë në të vërtetën, është fakti se nëse vështron në të gjithë librat e tyre që kanë shkruajtur, nga i pari deri tek i fundit, të vjetërit dhe të rinjtë, me ndryshimin e vendeve dhe kohërave, me largësinë e banimit nga njëri-tjetri; në sqarimin e besimit dhe ideologjive ke për t’i gjetur në një rrugë dhe takohen në një pikë. Ecin të gjithë në një rrugë, nuk devijojnë prej saj dhe nuk mërziten në të. Fjala dhe puna e tyre është një. Prandaj tek ata nuk sheh mosmarrëveshje dhe as përçarje aspak. Aq sa nëse grumbullon atë që kanë shprehur me gjuhët e tyre dhe që kanë përcjellë nga të parët e tyre, do t’i gjesh sikur kanë ardhur nga zemra e një njeriu dhe nga një gjuhë. A mos vallë ka ndonjë argument më të qartë se ky që dëshmon për të vërtetën? Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk mendojnë thellë për Kur’anin? Po të kishte qenë ai prej dikujt tjetër e jo prej Allahut, sigurisht që do të kishin gjetur në të mjaft kundërthënie e mospërputhje.” (An-Nisa’ 82)

Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të Allahut dhe mos u ndani mes jush dhe mbani mendje begatinë e Allahut përmbi ju, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me mirësinë e Tij ju u bëtë vëllezër.” (Al-Imran 103)

Por nëse sheh tek ndjekësit e epsheve dhe bidatit, ke për t’i gjetur të përçarë dhe të ndarë, në grupe dhe parti. Aq sa vështirë të gjesh dy prej tyre në një rrugë në besim. Bëjnë bidatçi njëri-tjetrin, aq sa arrijnë edhe tek tekfiri, djali bën qafir babanë, dikush tjetër vëllanë, fqinji fqinjin tjetër. Gjithnjë i sheh në grindje, mosmarrëveshje dhe përçarje. Përfundon jeta e tyre por nuk bashkohet fjala e tyre. Ti mendon se ata janë bashkë, por zemrat e tyre janë të ndara. Kjo, ngaqë janë popull që nuk logjikojnë.”

Shenja e pestë:

Ata angazhohen me ngritjen e fesë duke kërkuar diturinë e Sheriatit dhe duke e zbatuar atë.

Dituria tek ata është pasimi i gjurmëve. Ata grumbullojnë ajetet, hadithet dhe gjurmët që kanë ardhur nga Sahabët dhe i kuptojnë ato. Ata ndjekin fjalën e të parëve dhe nuk shpikin fjalë në kuptimin e teksteve, me të cilat dalin nga fjalët e Sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta).

Nuk ka dyshim se njohja e fjalëve të selefëve, prej Sahabëve dhe Tabi’inëve, si dhe punën dhë unanimitetin e tyre, madje edhe mosmarrëveshjen e tyre, është më e dobishme nga njohja e fjalëve dhe punëve të atyre që erdhën pas.

Nëse shikon me vëmendje ke për të hasur se çdokush prej grupeve dhe grumbullimeve të popullit Muhamedan, pretendon se është sipas Kur’anit dhe Sunnetit. Dhe vija ndarëse midis këtyre grupeve, është që të shikohet se cila prej tyre është në atë që ka qenë i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe Sahabët e tij, sepse me atë duhet të kapemi. Ngaqë ai është grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar, ai është Xhemati dhe ajo është udha e besimtarëve.

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin, pasi t’i jetë treguar qartë atij rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë në atë drejtim që ai vetë ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në zjarr. Dhe sa përfundim i keq është ai.” (An-Nisa’ 115)

El-Auzaij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Dituria është ajo që ka ardhur nga shokët e Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ndërsa të tjerat nuk janë dituri.”

Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë përderisa do t’u vijë dija nga shokët e Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe të mëdhenjtë e tyre. E kur t’u vijë nga të vegjëlit e tyre do të përçahen epshet e tyre dhe do të shkatërrohen.”

Ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të): “O njerëz! Mësoni dhe kush mëson le të punojë.”

Ndjekësit e Sunnetit nuk zhyten në çështjet e fesë me mendjen dhe logjikën e tyre. Por është pasim i asaj që ka ardhur nga Allahu i lartësuar dhe nuk është vendosur në mendjet dhe logjikat e burrave. I Dërguari i Allahut ia sqaroi Sunnetin Umetit të tij dhe ia shtjelloi Sahabëve të tij. Kështu që kush kundërshton shokët e Muhammedit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në diçka prej fesë ai është i humbur.

Lexues i nderuar! Këto janë bazat, mirësitë dhe shenjat e Menhexhit Selefij, që është rruga e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit. Kjo rrugë e grupit të shpëtuar dhe palës së ndihmuar, është në kundërshtim me rrugën e fabrikantëve dhe shefit të tyre (Ifritit gënjeshtar).

Shenjat e fabrikantëve

Pasi që përmendëm rrugën e të vërtetës dhe pasimit, me ndihmën e Allahut do të sqarojmë pallavrat e tufës së fabrikantëve dhe shenjat dalluese të tyre.

1- Nga shenjat kryesore të tyre është gënjeshtra. Në këtë pikë ata kanë ngjasuar rrafidhat, sikurse had-dadinjtë të cilët fabrikantët u përngjasin shumë. Fabrikantët pretendojnë se janë xhemati i hakut, por e vërteta është se ata janë në të kotën, derisa të lënë gënjeshtrat dhe pallavrat e tjera, të cilat -lexues i nderuar- do t’i lexosh në këto rreshta.

Këtë cilësi të tyre e njohin të gjithë ata që kanë patur qoftë edhe kontaktin më të vogël me ta. Ndërsa ata që kanë jetuar me ta e dijnë më së miri këtë. Mirëpo, çfarë gjykimi ka gënjeshtra në Islam? Dhe a lejohet të mbrohet një mendim ose një medh-heb me gënjeshtra?

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Janë vetëm ata të cilët nuk besojnë në Ajetet e Allahut, që shpifin dhe pikërisht ata janë gënjeshtarët.” (En-Nahl 105)

Gënjeshtra është prej cilësive të munafikëve, siç ka ardhur në dy Sahihët, nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), se i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Shenjat e munafikut janë tre: Kur flet gënjen, kur premton nuk e mban premtimin dhe kur e merr amanetin, tradhton.”

Gënjeshtra e çon njeriun drejt të keqes dhe shkatërrimit. Në dy Sahihët, transmetohet nga Abdullah ibën Mes’udi (Allahu qoftë i kënaqur me të), se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Me të vërtetë sinqeriteti udhëzon drejt mirësisë dhe mirësia udhëzon për në Xhennet. Njeriu vazhdon të jetë i sinqertë dhe duke u përpjekur vetëm për sinqeritet, derisa të shkruhet tek Allahu i sinqertë. Ndërsa gënjeshtra udhëzon drejt të keqes dhe shkatërrimit, dhe e keqja dhe shkatërrimi udhëzojnë për në zjarr. Robi vazhdon të gënjejë dhe të përpiqet për gënjeshtrën, derisa të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar.”

Ai, që gënjeshtën e ka moral të vetin, aq sa gënjeshtra të jetë prej instikteve të tija, ka për t’u shkruajtur gënjeshtar tek Allahu. Ndërsa njeriut nuk i pëlqen që njerëzit t’i thonë; gënjeshtar. A nuk po refuzon që të shkruhet tek Allahu si gënjeshtar?

Njerëzit nuk e besojnë atë që gënjen, prandaj fjalët e tij janë të refuzuara dhe ai është i urryer tek njerëzit.

Gënjeshtra është prej gjynaheve të mëdha.

Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Bëni kujdes dhe ruhuni nga gënjeshtra, sepse gënjeshtra është larg Imanit.”

Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë) thotë rreth fjalës së Ebu Bekrit: “Sid-dijku (i sinqerti) e tha të vërtetën, sepse gënjeshtra është kulmi i nifakut (hipokrizisë) dhe shenjë e munafikut. Ngaqë besimtari bën gjynahe dhe kundërshtime që kanë lidhje me epshin dhe nuk merret me tradhti dhe gënjeshtra….

Prandaj o ti që dëshiron të jesh i rregullt, duhet të kuptosh, të jesh i çiltër, fetar dhe i devotshëm. Përndryshe, mos u lodh, edhe pse do të të mundi epshi, ose fanatizmi për një mendim ose medh-heb. Pasha Allahun! Mos u lodh! Nëse e di që je njeri që i përzien gjërat, ngatërrestar dhe neglizhent që shpërfill kufijtë e Allahut, atëherë na lë të qetë. Sepse pas pak do të zbulohet e kota dhe e rremja, dhe do të dalë shtrëmbërimi dhe mashtrimi. “Por përbetimi i së keqes rrethon vetëm atë që e bën atë.” (Fatir 43) Unë të këshillova ty. Shkenca e Hadithit është mburrje dhe krenari. Pra ku është shkenca e hadithit? Ku janë pjesëtarët dhe ndjekësit e saj? Për pak sa nuk i pashë vetëm se në libër ose nën dhé.” (Tedhkiretul-Huf-fadh)

Pra gënjeshtra është një sëmundje shkatërruese dhe një rrezik i madh.

Jahja ibën Ebi Kethijr (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Atë që prish thashethemexhiu dhe gënjeshtari në një orë, nuk e prish as magjistari për një vit.”

Lexues i nderuar! A e lexove me vëmendje fjalën e Dhehebiut? Po fjalën e Jahja ibën Ebi Kethijrit?

Ajete që lexohen… Hadithe që transmetohen… Unanimitet nga njerëzit e shekujve më të mirë… A vallë u pranuan nga veshët tanë, apo trokitën në dyert e zemrave tona dhe i gjetën mbyllur me shprehjen: Por…

Gënjeshtra është një ves i keq, prandaj bëj kujdes dhe ruaju prej saj. Feja e Allahut është gjithëpërfshirëse dhe e përsosur, prandaj mos thirr në një pjesë të saj dhe të lësh një tjetër. Mos parandalo nga një e keqe dhe të biesh në gjynahet e mëdha.

2- Prej shenjave të tyre është fakti, që fabrikantët flasin për çështje madhore, për të cilat nuk duhet të flasë askush, me përjashtim të dijetarëve.

Ata janë zhytur në çështjet e bojkotit, hexhrit, vrazhdësisë, miqësisë dhe armiqësisë, tebdi’it etj., pa iu referuar rregullave dhe normave të ndjekësve të Sunnetit dhe Xhematit dhe fjalës së dijetarëve të Islamit.

Kush i njeh fabrikantët, e di mirë se ata e kanë marrë guximin të vendosin rregulla nga vetja e tyre rreth këtyre çështjeve madhore, të cilat kryesisht ua vendos shefi i tyre dhe më pas tufa (ngaqë vetë ai e quan tufë) i vë në zbatim.

Kush njeh këto çështje madhore dhe fjalët e dijetarëve të Islamit rreth këtyre rregullave të Sheriatit, e kupton mirë se dijetarët për Librin e Alllahut, Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), Sheriatin e Tij, fenë e Tij dhe të asaj që kanë qenë të parët e këtij Um-meti dhe imamët e tij, qofshin nga të parët dhe të pasmit janë në një luginë, ndërsa fabrikantët injorantë janë në një tjetër luginë. Fabrikantët nuk janë ndriçuar me dritën e diturisë dhe nuk janë kthyer në kuptimin e këtyre çështjeve në ndonjë shtyllë të qëndrueshme. Kundërshtimi i tyre ndaj nxënësve të dijes dhe ulemave të muslimanëve është thjesht nga injoranca dhe padituria që ata kanë rreth këtyre temave fetare. Prandaj ata flasin pa fakte dhe argumente, por vetëm me hamendje dhe pandehje. Kështu mendon shefi fabrikant dhe tufa ndjek iluzionet dhe butaforitë e tij.

Injoranca është përhapur dhe sprova është bërë e madhe. Belaja është shtuar nga ata që flasin rreth këtyre temave madhore fetare. Këta njerëz kanë shpikur në fe gjëra që nuk janë prej saj. Siç thotë Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Me të vërtetë Allahu nuk e tërheq dijen duke e marrë atë nga robërit, por e merr atë me vdekjen e dijetarëve, derisa kur nuk mbetet dijetar, njerëzit marrin të parë të tyre injorantë, të cilët pyeten dhe japin fetva pa dituri. Kështu humbasin vetë dhe humbasin edhe të tjerët.” Allahu na ruajtë që të mos flasim për Allahun pa dituri.

3- Prej shenjave të fabrikantëve është metoda që ndjekin në ashpërsi, rreptësi dhe vrazhdësi.

Ata kështu kanë kundërshtuar rrugën e ndjekësve të Sunnetit dhe Xhematit dhe kanë ngjasuar me khauarixhët. Fabrikantët kanë ndjekur këtë rrugë, rrugën e ashpërsisë, rreptësisë dhe vrazhdësisë.

Shejkhu i nderuar Sulejman ibën Sehman (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Gjithë çështja është tek njohja e ndjekësit të Sunnetit nga ndjekësi i bidatit.

Prej shenjave të ndjekësit të Sunnetit me të cilat njihet, është fakti që ai ndjek Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) në fjalë dhe punë, në udhëzim dhe etikë. Gjithashtu merr fjalët e Sahabëve të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), fjalët e Tabi’inëve, si dhe fjalët e atyre që erdhën pas tyre prej të parëve të mirë dhe imamëve të udhëzuar. Ndjekësi i Sunnetit u mëson njerëzve çështjet e fesë së tyre duke filluar me më të rëndësishmen, pastaj më të rëndësishmen. Duke u mësuar çështjet e vogla të diturisë para atyre që janë të mëdha. Ai ndjek rrugën e lehtësimit, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe unë nuk jam prej atyre që e ekzagjërojnë.” Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “Ju jeni dërguar lehtësues dhe nuk jeni dërguar vështirësues.” Po ashtu thotë: “Bëni kujdes nga ekzagjërimi dhe teprimi, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekzagjërimit dhe teprimit në fe.” Dhe kur fëmijët luanin në xhami ditën e festës ai u çua duke i parë dhe më pas tha: “Që ta dijnë çifutët se në fenë tonë ka pushim dhe çlodhje; Unë jam dërguar me Hanijfijjen e lehtë dhe tolerante.”

El-Imad ibën Kethijr (Allahu e mëshiroftë) ka përmendur në Tefsirin e tij, në komentimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: “Thuaj: Me të vërtetë mua më udhëzoi Zoti im në rrugën e drejtë, në fenë e drejtë dhe të vërtetë, fenë e Ibrahimit Hanijfen, dhe ai nuk ishte prej mushrikinëve.” Si dhe çështjet e tjera me të cilat cilësohen ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit.

Prej tyre është fakti që njeriu të jetë i ditur për atë që urdhëron, i ditur për atë që ndalon, i butë në atë që urdhëron, i butë në atë që ndalon, me mirësjellje në atë që urdhëron dhe me mirësjellje në atë që ndalon.

Prej shenjave të ndjekësit të bidatit (bidatçiut), është: Ashpërsia, rreptësia, ekzagjërimi dhe teprimi në fe, kapërcimi i kufijve në urdhëresa dhe ndalesa, kërkimi i asaj që ia vështirëson Umetit, që e mundon dhe që e ngushton atë në çështjet e fesë. Gjithashtu, fakti që bëjnë qafir dikë për shkak të gjynaheve dhe kundërshtimeve, si dhe cilësitë e tjera që janë të njohura për bidatçinjtë.”

4- Prej shenjave dalluese të fabrikantëve, është fanatizmi që kanë për shefin e tufës së tyre (Ifritin gënjeshtar).

Ata janë rrethuar pas tij dhe nuk dalin nga gjykimi i tij. Atë që ai e bën selefij, është selefij, dhe atë që ai e nxjerr nga Selefizmi, nuk është selefij. Nuk dua të flas për këtë njeri dhe do të mjaftohem me ato që përmenda në hyrje të këtij libri, ngaqë ky njeri në pjesën dërrmuse të trojeve tona është i panjohur dhe nuk ka ndonjë kontribut në përhapjen e dijes së dobishme, me përjashtim të hamendjes dhe pandehjes, iluzioneve dhe butaforive të tija. Këta njerëz që ndjekin atë, dashur pa dashur ia kanë obliguar vetvetes pasimin e këtij njeriu të paditur. Mirëpo, a mos vallë e kanë të obliguar të ndjekin ndonjë prej njerëzve, përveç të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)?

Baza e fesë islame është puna me Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), sipas kuptimit të të parëve tanë të mirë.

Kjo është feja e vërtetë, baza dhe themeli i së cilës është Kur’ani dhe Sunneti. Kjo është  referenca e muslimanëve në çdo grindje dhe mosmarrëveshje që kanë.

Asnjë nga dijetarët e Islamit nuk ka thënë: Më pasoni mua! Në atë që ai zgjedh. Por kanë thënë: Merrni andej nga kemi marrë edhe ne.

O ti musliman i logjikshëm dhe i drejtë! Po të pyes ty: A mos vallë do të pyetesh në varrin tënd apo në Ditën e Llogarisë se: Përse nuk e ndoqe filanin? Kur nuk lejohet të jesh fanatik pas ndonjë prej imamëve dhe dijetarëve të mëdhenj, atëherë si ia lejon vetes o musliman, të jesh fanatik pas këtij njeriu rrenacak dhe injorant, i cili duhet të pendohet sa më parë nga gënjeshtrat, iluzionet, butaforitë, hamendjet dhe pandehjet e tija, në të cilat e ndjek tufa e tij. Të pendohet publikisht, duke ndjekur rregullat e pranimit të pendimit.

O musliman! O ti që je mashtruar nga ky grupacion, i cili ka kundërshtuar rrugën e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit! Kthehu në fenë tënde, duke punuar me Kur’anin dhe Sunnetin, si dhe me atë për të cilën kanë rënë në unanimitet të parët e këtij populli dhe imamllarët e tij. Aty gjendet shpëtimi dhe lumturia tënde.

Ji musliman që njëson Allahun në adhurim, duke mos adhuruar asnjë përveç Allahut, duke mos shpresuar tek asnjë tjetër përveç Allahut dhe duke iu frikësuar vetëm Allahut. Bëje veten tënde të duruar duke qenë vëlla për çdo musliman dhe të duash për ta atë që do për veten tënde. Ndiq rrugën e ndjekësve të Sunnetit, të cilët janë njerëzit më të ditur për të vërtetën dhe më të mëshirshmit me krijesat. Më i miri prej njerëzve është ai që është më i dobishëm për njerëzit.

5- Në qoftë se had-dadinjtë bëjnë bidatçi dikë që bie në çfarëdo bidati, fabrikantët u ngjasojnë atyre në këtë bazë, por vetëm që e quajnë dikë bidatçi edhe pa patur ndonjë arsye konkrete, me përjashtim të gënjeshtrave që i trillojnë.

Kjo bazë e tyre është e njohur dhe konsiderohet nga shenjat dalluese të tyre. Por kush është ai që e bën dikë bidatçi? Mos vallë është e drejtë e çdo njeriu që ta quaj dikë bidatçi? Fabrikantët thonë se vetëm ata janë selefij, ndërsa për sa u përket të tjerëve, origjina është se janë bidatçi, derisa të ndjekin këtë tufë dhe shefin fabrikant (Ifritin gënjeshtar). Përderisa çështja e tebdi’it është përhapur në masë kohët e fundit, është e domosdoshme ta sqarojmë këtë temë, duke përcjellë gjykimin e kësaj çështjeje, duke iu referuar fjalëve dhe fetvave të dijetarëve.

Shejkhu i nderuar Abdus-Selam ibën Berxhes (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Ekzagjërimi dhe teprimi në gjykimin ndaj njerëzve, është kapërcimi i kufirit duke gjykuar ndaj tyre me kufër, bidat dhe fusuk. Gjykimi me ndonjë nga këto gjëra ndaj dikujt prej njerëzve, është tek Allahu i Lartësuar dhe tek i Dërguari i Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Nëse vjen argumenti i prerë, se ndaj dikujt janë faktuar këto, arëherë ai klasifikohet me to, ndërsa ndaj atij që nuk janë faktuar ato, klasifikimi i tij me to është prej kapërcimit të kufijve të Allahut të Lartësuar dhe konsiderohet të flasësh ndaj Allahut pa fakte dhe prova. Ky është ekzagjërimi dhe teprimi i shëmtuar që e çoi këtë Ummet në përçarje, plagosi trupin e tij dhe ndau Xhematin e tij. Madje i pari ekzagjërim dhe teprim në këtë Ummet, ka qenë prej kësaj gjëje, kur khauarixhët e tepruan në gjykimin ndaj muslimanëve dhe të parëve të muslimanëve me kufër dhe dalje nga Islami. Më pas, nga ky veprim i tyre rrodhën derdhja e gjakut të pastër musliman, çjerrja e Xhematit dhe përhapja e urrejtjes dhe mërisë midis pjesëtarëve të Islamit.

Po kështu thuhet për tebdi’in (bërjen bidatçi) pa të drejtë, ngaqë të çon drejt bojkotit dhe urrejtjes, madje është rruga për në tekfir (bërjen qafir) pa të drejtë. Përderisa pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) -siç ka ardhur në Sahihun e Bukhariut- ndaloi nga dhënia e gjykimit të përgjithshëm për pirësin e alkolit, që të lejohej mallkimi i Allahut ndaj tij, ndaj një personi të caktuar për shkak të besimit që ka në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Atëherë, si nxitohen vallë ekstremistët për vendosjen e gjykimeve të përgjithshme të kufrit dhe fiskut, ndaj personave të veçantë, pa iu bërë prshtypje dhe pa iu lënë mbresë?! Teksti i hadithit siç ka ardhur në Sahihun e Bukhariut, nga Umer ibën El-Khattab (Allahu qoftë i kënaqur me të) është: “Se ishte një burrë në kohën e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili quhej Abdullah dhe e thirrnin me pseudonimin “Himar”. Ai e bënte për të qeshur të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të). Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) kishte zbatuar ndaj tij masën e dënimit që është për pirjen e alkolit. Një ditë e sollën dhe ai urdhëroi dhe u zbatua masa e dënimit ndaj tij. Njëri nga të pranishmit tha: O Allah! Mallkoje! Sa shpesh që vjen ai! Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) tha: “Mos e mallkoni! Se pasha Allahun nuk di tjetër vetëm se ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”

Pra vendosja e këtyre gjykimeve ndaj një personi të veçantë kërkon që të plotësohen kushtet dhe të mohoen pengesat, siç kanë rënë në unanimitet për këtë dijetarët e Ehli Sunneti uel-Xhema’a. Nga kjo pikënisje, dijetarët kanë thënë në fjalë të shumta të tyre, se ai që lëshon këto gjykime ndaj njerëzve në besimet dhe dëlirësinë e tyre, duhet të jetë prej dijetarëve dhe prej të devotshmëve. Prej këtyre fjalëve është fjala e Imam Dhehebiut (Allahu e mëshiroftë) që thotë: “Ai që flet për burrat, duhet të jetë me njohje të plotë dhe me uera’ të plotë.”

Në këto kohëra u sprovuam me disa që adresohen tek Selefizmi, të cilët e teprojnë në lëshimin e gjykimit ndaj të tjerëve me bidat, aq sa arritën ta përgjithësojnë tebdi’in ndaj çdo shoqërie dhe se origjina tek të tjerët përveç tyre është bidati, derisa të qartësohen rreth gjendjes së tyre. Këta njerëz janë injorantë rreth Sheriatit dhe janë të paditur për kuptimin e shprehjeve të dijetarëve rreth bidatit dhe ndjekësve të tij. Prandaj fjala e tyre nuk ka kurrfarë vlere, madje konsiderohet si kokriza pluhuri, pa asnjë vlerë dhe asnjë peshë. Më së miri këtë e sqaroi Shejkhu i nderuar Abdul-Muhsin ibën Hamed El-Abbad, i cili i këshilloi ata dhe parandaloi nga menhexhi i tyre në librin e tij “Butësi o ndjekësit e Sunnetit me ndjekësit e Sunnetit”. E lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë nga i gjithë teprimi dhe ekzagjërimi.” (“Medhahirul-gului fil-I’tikadi uel-ameli uel-hukmi alen-nasi”, i Ibën Berxhes).

Tebdi’i është gjëja më kryesore me të cilin fabrikantët angazhohen. Prandaj do të përcjellim fetva të tjera nga dijetarët tanë, që të sqarohet e vërteta dhe rruga e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit, e cila nuk përputhet me rrugën e fabrikantëve, të cilët janë shkak për të keqen dhe fitnen dhe pengojnë njerëzit nga përqafimi i Menhexhit Selefij, duke përhapur këto baza të shthurura dhe këto sëmundje shkatëruese të cilat i kanë refuzuar dijetarët tanë.

Shejkhu i nderuar Salih El-Feuzan (Allahu e ruajtë) ka thënë në librin e tij “Muhadharatun fil-Akijdeti ued-Da’ua Vëll. 3 faq. 380):

“Ndikimi i shfaqjes së grupeve të humbura.

Kur u shfaqën grupet që kundërshtojnë ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit, rrodhën prej kësaj teprime të shëmtuara dhe supozime të këqija, që ndikuan tek shumë njerëz, të cilët u ndikuan dhe i trashëguan ato. Ata filluan t’i ngjallin dhe t’i përhapin në çdo kohë, sa herë që u jepet rasti, duke ua diktuar atyre shejtanët xhind dhe njerëz. Ky është një rrezik i madh, sepse dëmton shumë njësimin e popullit Islam.

Prej këtyre teprimeve të shëmtuara dhe supozimeve të këqija të këtyre grupeve të humbura, është prurësi i tebdi’it, tefsikut dhe tekfirit, që i përhapin ata që trashëguan ata dhe pasuesit e tyre, madje kjo konsiderohet baza e menhexhit të tyre.

Shenja e ndjekësve të Sunnetit është se janë të shëndoshë nga këto sëmundje. Ndërsa shenja e kundërshtarëve të tyre është se cilësohen me këto sëmundje të shëmtuara dhe shkatërruese, që janë tebdi’i, tefsiku dhe tekfiri, si dhe angazhimi me këto për një kohë të gjatë pa kufi dhe me forma të ndryshme. Ka njerëz që i sjellin këto sëmundje dhe lëngata, si dhe menhexhin (metodën) e grupeve të humbura. Ngaqë Menhexhi i Ehli Sunneti uel-Xhema’a është largimi nga këto çështje të nënçmuara dhe angazhimi me kuptimin e fesë së Allahut të Lartmadhëruar, të kapurit me atë që është në Librin e Allahut dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), si dhe ruajtja e zemrave dhe gjuhëve ndaj të parëve të këtij populli dhe vëllezërve të tyre besimtarë.

Prandaj, Allahu i Lartmadhëruar thotë për ta: “Besimtarët dhe besimtaret janë mbrojtës dhe miq të njëri-tjetrit. Ata urdhërojnë për të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Ata kryejnë faljen e namazit, japin Zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë ata mbi të cilët Allahu do të derdhë mëshirën e Tij. Vërtet Allahu është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjithëgjykues.” (Teube 71)

Prej urdhërimit më të madh në të mirën dhe ndalimit më të madh nga e keqja është, është ndalimi nga tebdi’i, tefsiku dhe tekfiri pa të drejtë. Ata ndalojnë nga kjo dhe parandalojnë prej saj. Ata angazhohen me punën e mirë, urdhërojnë për të, e veprojnë dhe mësojnë Fikhun në të. Kjo është puna e tyre: “Kryejnë faljen e namazit dhe japin Zekatin.” U bëjnë dobi veteve të tyre dhe u bëjnë dobi të tjerëve. “Dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij.”….. Derisa tha (Allahu e ruajtë): “Në këtë kohë është përhapur veçanërisht tek të rinjtë dhe midis disa muslimanëve që janë të paditur për realitetin e Islamit, të cilët kanë xhelozi të tepruar, ose fanatizëm jo të duhur, tek ata është shfaqur prurësi i tebdi’it, tefsikut dhe tekfirit. Ata angazhohen në të gjithë jetën e tyre me këto cilësi të nënçmuara, duke kërkuar dhe kontrolluar për të metat, shfaqjen dhe publikimin e tyre që të bëhen të njohura. Kjo është shenjë e fitnes dhe shenjë e të keqes. E lusim Allahun e Lartmadhëruar të ruaj muslimanët prej saj…”

Këto këshilla të arta dhe porosi margaritarë janë tregues i qartë për humbjen në të cilën janë fabrikantët, të cilët janë zhytur në këto çështje për të cilat kanë paralajmëruar dijetarët e Islamit, ku mes tyre edhe ky mal, që e ka emrin Salih El-Feuzan.

Dijetari i nderuar Salih Al-Esh-Shejkh (Allahu e ruajtë) u pyet: Kush është ai që gjykon për bidat? Ai u përgjigj:

“Bidati është gjykim Sheriati dhe gjykimi ndaj atij që bie në të se është bidatçi është një gjykim Sheriatik i ashpër. Ngaqë gjykimet e Sheriatit që jepen ndaj personave janë: Qafir, pas tij vjen bidatçi dhe më pas fasik. Për secilën prej tyre gjykimi jepet nga dijetarët, sepse nuk ka lidhje të detyrueshme midis kufrit dhe qafirit, se jo çdokush që vepron kufër është qafir, pra është dytësor dhe nuk kanë lidhje të detyrueshme. Po ashtu jo çdokush që bën bidat është bidatçi dhe jo çdokush që vepron fusuk është fasik me të njëjtën gjë. Ndoshta mund të thuhet se është qafir në aparencë duke iu referuar aparencës, ose fasik në aparencë, ose bidatçi në aparencë, por kjo nuk nënkupton lëshimin e gjykimit, ngaqë referimi i aparencës është ndryshe nga lëshimi i gjykimit, siç është sqaruar kjo në vendin e vet.

Pra gjykimi për bidat, se kush thotë këtë fjalë është bidatçi dhe se kjo fjalë është bidat, nuk është e drejtë për cilindo që njeh Sunnetin, por është për dijetarët. Ngaqë nuk gjykohet për të, vetëm pas gjendjes së kushteve dhe mohimit të pengesave. Kjo çështje kthehet tek të devotshmit dhe se grumbullimi i kushteve dhe mohimi i pengesave është prej punës së Muftiut.

Prandaj nuk duhet, madje nuk lejohet që dikush të marrë guximin dhe të gjykoj për bidat ndaj atij që nuk kanë gjykuar dijetarët e qëndrueshëm në dije se është bidatçi. Ajo që duhet marrë në kosideratë është ajo që ata kanë thënë apo kanë lënë.

Ndërsa kush gjykon, konsiderohet një ixhtihad prej tij, e nëse është nga ata që meritojnë të bëjnë ixhtihad ky gjykim është për të por nuk pasohet në të. Ai arsyetohet por nuk pasohet, ngaqë pasimi është për dijetarët e qëndrueshëm në dije. Dhe nëse nuk e meriton të bëj ixhtihad, atëherë fjala e tij është e refuzuar dhe konsiderohet se është në vendin e gabuar.” (Marrë nga kaseta “Nasijhatun lish-Shebab)

Shejkhu i nderuar Ahmed ibën Jahja En-Nexhmij (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Kush bie në një bidat prej bidateve për të cilat ka unanimitet dhe që janë të njohura që janë bidat, atëherë është detyrë që ky njeri të këshillohet dhe të përsëritet këshilla ndaj tij. Dhe nuk duhet të nxitohemi për të gjykuar ndaj tij për bidat, sepse është gabim. E nëse ne e bëjmë këtë, kemi për të rrëzuar njëri-tjetrin, dhe ndjekësit e Menhexhit Selefij -edhe pse janë pak- do të rrëzohen njëri pas tjetrit. Prandaj ajo që duhet bërë, kur nga një njeri buron diçka e tillë duhet të përmbahemi dhe të mos nxitohemi duke gjykuar ndaj tij, duke mos parandaluar prej tij dhe duke mos urdhëruar për hexhër (bojkot) ndaj tij. Por duhet ta përsëritim këshillën nga disa persona, dhe më pas, nëse ai vazhdon në të tijën dhe refuzon, atëherë themi se filani është bidatçi dhe ruhuni prej tij. Ndërsa të nxitohemi dhe të gjykojmë për bidat, kjo gjë nuk duhet dhe nuk është në interes të davetit Selefij, por duhet përmbajtje dhe nuk duhet nxitim në këtë.” (Marrë nga ligjërata e Shejkhut me temë: “Menhexhu aim-meti da’ua fi mesaili teues-suli uel-istigathe)

Duhet të themi këtu, se selefijjunët janë njerëzit më të shpëtuar nga rënia në bidat dhe se tek ata nuk ekzistojnë shirkijatet. Ndërsa kundërshtimet dhe gjynahet e mëdha, mund të burojnë prej disa selefijinëve, vetëm se këto gjëra në krahasim me të tjerët, tek ata ndodhin më pak.

Ndoshta dikush mund të gaboj në një çështje të caktuar, ose mund të veproj një kundërshtim prej gjynaheve, por ai nuk duhet të klasifikohet si bidatçi, por si gjynahqar ose fasik. Dhe nëse dikush bie në një bidat, ose ngatërrohet në të për arsye të injorancës ose të një këndvështrimi të caktuar, ai ka rënë në bidat, por ne nuk e lëshojmë gjykimin ndaj tij si bidatçi.

Ndërsa ai që shpik bidat në fe qëllimisht, dhe ngrihet fakti ndaj tij dhe largohet dyshimi, ndërkohë që ai vazhdon në të tijën duke rënë në bidate, ai konsiderohet bidatçi.

Shejkhu i nderuar Salih El-Feuzan thotë: “Nëse dikush gabon për arsye të një këndvështrimi të caktuar, ngaqë një këndvështrim i caktuar konsiderohet dyshim që shmang lëshimin e gjykimit si bidatçi, sepse mendoi se këndvështrimi i tij është i pranueshëm, ose pason atë që mendon se është në të vërtetën, për këtë thuhet se gaboi ose kundërshtoi dhe nuk thuhet se është bidatçi.”

6- Fabrikantët marrin për argument çështjet e Gajbit (të së fshehtës), ose pandehjet dhe hamemdjet. Prandaj kur u thuhet atyre, se cili është argumenti se filani është bidatçi? Ata përgjigjen menjëherë: Keni për ta parë, ose thonë: Ne e dijmë ju nuk e dini, do ta shikoni shumë shpejt, ka pët t’iu shfaqur, si dhe shprehje të tjera të kësaj natyre.

Kjo bazë e tyre është e njohur dhe kush ka patur edhe kontaktin më të vogël me ta, e njeh mirë këtë bazë të tyre, kotësia e së cilës është e qartë dhe nuk ka nevojë për koment. Prandaj këta njerëz duhet të pendohen sa më shpejt nga këto rregulla të kota, dhe të marrin këshillë nga fjalët e dijetarëve rreth këtyre çështjeve, si dhe t’i lënë hamendjet dhe pandehjet dhe të merren me diturinë e dobishme dhe punën me të.

7Prej shenjave të tyre është fshehtësia dhe prapashpina. Ata merren me fshehtësira dhe prapashpina.

Kjo tufë ka fshehtësi, të cilat shefi i fabrikantëve ua komunikon ndonjërit prej të besuarve të tij të cilët nuk dalin nga gjykimi i këtij njeriu. Ata veçohen nëpër cepa dhe qoshe, dy apo tre veta duke u veçuar nga të tjerët dhe pëshpëritin rreth hamendjeve dhe pandehjeve të rradhës, apo rreth thashethemeve. Prandaj pas faljes në xhami, ata i sheh duke u veçuar dhe duke përshpëritur nëpër cepa dhe qoshe  në fshehtësi dhe prapashpinë. Në vend që të jenë të dobishëm me muslimanët e thjeshtë, duke u mësuar Islamin dhe Sunnetin, merren me fshehtësira dhe prapashpina, sikur të kenë ndonjë parësi të fshehtë.

Lexues i nderuar! Daveti Selefij nuk njeh fshehtësi, por është një thirrje e qartë mbi tokë në mes të ditës. Ajo nuk i njeh veçimet nëpër cepa dhe qoshe, por është thirrje për të gjithë njerëzit, që të ecin sipas Kur’anit dhe Sunnetit, duke iu referuar kuptimit të të parëve tanë të mirë.

Adresa e kësaj thirrjeje janë xhamitë, ndërsa mësimet zhvillohen në xhami para njerëzve dhe për të gjithë njerëzit.

Abdullah ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy) ka thënë: Erdhi një burrë tek Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) dhe tha: O i Dërguari i Allahut! Më porosit! Ai tha: “Adhuro vetëm Allahun dhe mos i bashkangjit asnjë shok apo ortak dhe asnjë gjë! Fale namazin…. Dhe detyrë për ty është të kesh çeltazi (duke qenë i hapur) dhe ruaju e bëj kujdes nga fshehtësia.” E transmeton Ibën Ebi Asim në veprën “Es-Sunneh”

Umer ibën Abdulaziz (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Nëse i sheh disa njerëz që veçohen në fenë e tyre me diçka më vete nga masa e gjerë e popullit, atëherë dije se janë duke themeluar humbje.”

Ndërsa fabrikantët e kanë kundërshtuar këtë Menhexh Selefij dhe nuk i ngelet tjetër, vetëm se të pendohen tek Allahu i Lartmadhëruar dhe të ndjekin rrugën e ndjekësve të së vërtetës dhe pasimit, e cila është në kundërshtim me ndjekësit e injorancës, bidatit dhe shtrembërimit.

8- Fabrikantët, në çështjen e hexhrit (bojkotit) ndjekin një rrugë tjetër, ndryshe nga ajo e ndjekësve të Sunnetit dhe Xhematit, pa iu referuar fjalëve të ulemave tanë, që janë mbjellësit e davetit rregullues.

Hexhri ndaj bidatçiut nuk është i ligjshëm vetëm se për dy arsye:

E para: Për të edukuar bidatçiun dhe që të tjerët të marrin mësim dhe të mos

veprojnë si ai.

E dyta: Nga frika se mos ulja me të të dëmton dhe të sprovon.

Shejkhul-Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Përderisa personi të cilit i

bëhet hexhër dhe as të tjerët nuk heqin dorë nga ajo që janë, madje e keqja shtohet,

ndërkohë që ai që e bën hexhrin është i dobët dhe dëmi i kësaj është më i madh

se dobia, atëherë hexhri nuk është i ligjshëm. Aq sa afrimi me disa njerëz është më

i dobishëm se hexhri. Prandaj pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)

disa njerëz i afronte dhe disa të tjerë i bojkotonte.”

Ndërsa fabrikantët ndjekin metoda nga më të ndryshmet në këtë çështje, duke mos

marrë parasysh normat që kanë vendosur ndjekësit e Sunnetit dhe Xhematit.

Anëtarët e kësaj tufe, hexhrin nuk e praktikojnë se shohin ndonjë dobi, ose se largojnë ndonjë dëm, por ata bojkotojnë atë që bojkoton shefi dhe në prezencë të shefit, ndërsa kur janë larg atij,

ata flasin me “bidatçinjtë” dhe u buzëqeshin atyre. Ata nuk i bojkotojnë të tjerët se

shohin ndonjë bidat, ose një gjynah tek ata, por fabrikantët bojkotojnë ata njerëz që

nuk u nënshtrohen hamendjeve dhe pandehjeve të tyre.

Këta njerëz që hiqen si të ditur, por që janë injorantë, kur i ftojnë njerëzit për tek e

vërteta, realisht i ftojnë për tek vetja e tyre, që të tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe

që të udheheqin të tjerët. Kështu kur ata pyeten, japin përgjigje pa dituri, dhe kështu

humbasin vetveten dhe të tjerët.

Lexues i nderuar! Shiko se çfarë thotë dijetari i nderuar Sulejman ibën Sehman (Allahu

e mëshiroftë), duke kritikuar disa njerëz që ishin para disa dekadash, por që ngjasojnë

shumë me fabrikantët. Dhe siç thuhet: “Çdo popull e ka një trashëgimtar” Se në të

vërtetë fabrikantët e kanë kundërshtuar rrugën e ndjekësve të së vërtetës dhe

pasimit në këtë çështje dhe në të tjerat dhe kanë ngjasuar me ndjekësit e bidatit,

injorancës dhe deformimit.

Shejkh Sulejman ibën Sehman thotë: “Përsa i përket selamit ndaj musafirëve, ne e

sqaruam në çështjen e hexhrit se: Kjo është për arsye të edukimit dhe reagimit ndaj

gjynahqarëve dhe mëkatarëve. Dhe se hexhri është i ligjshëm kur ekziston dobia

dominuese ndaj dëmit. Por nëse dëmi është më i madh nga dobia, atëherë ai nuk është i ligjshëm, siç e ka sqaruar këtë Shejkhul-Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë), që thotë: “Ky hexhër ndryshon me ndryshimin e bojkotuesve, duke iu referuar forcës dhe dobësisë së tyre, numrit të vogël apo të madh të tyre. Ngaqë me të synohet ndalimi i atij që është bojkotuar, edukimi i tij dhe kthimi i masës nga veprimi dhe nga gjendja e tyre. Përderisa dobia në të është më e madhe, që bojkoti të çoj në dobësimin e të keqes dhe zhdukjes së saj, atëherë hexhri është i ligjshëm. Por kur personi të cilit i është bërë hexhri dhe as ndonjë tjetër nuk e lënë të tyren dhe e keqja shtohet, ndërsa bojkotuesi është i dobët dhe dëmi është më i madh nga dobia, atëherë hexhri (bojkoti) nuk është i ligjshëm, aq sa afrimi me disa njerëz është më i dobishëm se hexhri i tyre, ashtu sikurse hexhri i disa të tjerëve është më i dobishëm se afrimi i tyre….”

9- Fabrikantët në metodën që ndjekin, karakterizohen nga shtrëngimi dhe ngushtimi, ashpërsia, rreptësia, acaria dhe vrazhdësia. Gjë që bie ndesh me normat e Sheriatit të pastër Islam, që është feja tolerante dhe e lehtë, që nuk përmban barrë të rënda, shtrëngime dhe stërmundime.

Islami është feja e Teuhidit (njësimit të Allahut), larg shirkut dhe është fe e lehtë dhe tolerante. Në të nuk ka ngushtim dhe shtrëngim.

Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Allahu nuk do t’ju vërë në vështirësi, por Ai do që t’ju pastrojë ju dhe të plotësojë mirësitë e Tij mbi ju, që ju të mund të falënderoni.” [El-Maideh 6]

Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk dëshiron që t’i vështirësojë gjërat për ju.” [El-Bekareh 185]

Këto ajete Kur’anore argumentojnë se feja është e lehtë dhe se teprimi në fe nuk është i kërkuar, madje ai nuk është prej fesë. Ndërsa masatarizmi është shenjë dalluese e kësaj feje dhe rruga e saj. Mesatarizmi është midis dy anëve; Ekstremizmit dhe neglizhencës.

Fabrikantët e kanë shkelur këtë tolerancë të Islamit në metodën e tyre, duke u bërë kështu shkak për të keqen dhe për largimin e njerëzve nga Sunneti.

Ndërsa Islami është fe e lehtë dhe tolerante. Në Islam nuk ka ekstremizëm dhe teprim. Enes ibën Malik (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): “Lehtësoni dhe mos vështirësoni! Përgëzoni dhe mos largoni! Ju jeni dërguar lehtësues dhe nuk jeni dërguar vështirësues.” (E transmeton Bukhariu dhe Muslimi)

Ky hadith urdhëron për lehtësimin, si dhe lënien e largimit të të tjerëve dhe vështirësimin. Gjë e cila kërkon lënien e teprimit dhe ekzagjërimit, dhe kërkimin e mesatarizmit. Ngaqë lehtësimi është toleranca dhe lënia e vështirësimit. Prandaj gjëja më e mirë është mesatarizmi. Imam Bukhariu vendosi një temë për këtë hadith në librin e edukatës, që e titulloi: “Tema: Fjala e pejgamberit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të): {Lehtësoni dhe mos vështirësoni!} Dhe ai donte lehtësimin dhe qetësimin për njerëzit.”

10- Fabrikantët e kanë tepruar në gjykimin mes njerëzve, duke shpifur për ta gjëra që nuk i kanë thënë dhe nuk i kanë bërë dhe si rrjedhojë i kanë ngarkuar me gjëra që nuk i takojnë.

Nga bukuritë dritëlëshuese të tolerancës së Islamit është fakti që e ka ndaluar teprimin dhe ekzagjërimin në gjykimin mes njerëzve. Islami ka urdhëruar për drejtësi. Ndërsa padrejtësia është e kundërta e drejtësisë. Që është animi në një nga dy anët në kurriz të tjetrit. Allahu i Lartmadhëruar thotë: “Sigurisht që Allahu ju urdhëron që t’ua ktheni prapë atyre që u takojnë gjërat e dhëna juve amanet për ruajtje në besim dhe që kur të gjykoni mes njerëzve, të gjykoni me drejtësi. Vërtet sa i shkëlqyer është mësimi të cilin Allahu jua jep juve! Vëtet Allahu është gjithnjë Gjithëdëgjues, Gjithëshikues.” (An-Nisa’ 58) Gjithashtu Allahu i Lartmadhëruar thotë: “O ju që keni besuar! Jini të fortë për Allahun si dëshmitarë të drejtë e mos lejoni që armiku dhe urrejtja ndaj të tjerëve t’ju bëjë që t’i shmangeni drejtësisë. Jini të drejtë: Kjo është më afër përkushtimit dhe kini frikë Allahun. Padyshim që Allahu është në dijeni të plotë për çdo gjë që ju veproni.” [El-Maideh 8]

Këto dy ajete janë argument për urdhrin e Allahut të Lartmadhëruar, që fakton mirësinë e këtij populli dhe se anëtarët e kësaj feje janë të drejtë. Ai urdhëroi për gjykimin me drejtësi jo vetëm mes anëtarëve të kësaj feje me njëri-tjetrin, por edhe në gjykimin ndaj armiqve të tyre.

Ndërsa fabrikantët, për të arritur synimin e tyre ndaj dikujt, tregohen zullumqarë në gjykimet ndaj të tjerëve dhe jo të drejtë. Ata përdorin gënjeshtra, hamendje dhe pandehje, me qëllim që të arrihet synimi i tyre dështak dhe belbëcak.

11- Fabrikantët nuk u njohin dijetarëve të Sunnetit të drejtat e tyre.

Ata disa prej tyre i përflasin, disa të tjerë i nënvlerësojnë dhe disa të tjerë i shpërfillin. Kur dijetari i nderuar Abdul-Muhsin El-Abbad (Allahu e ruajtë) nxorri librin e tij “Butësi o ndjekësit e Sunnetit me ndjekësit e Sunnetit”, ata vendosën ta bojkotojnë mexhlisin e Shejkhut dhe të mos prezantojnë në të. Ata e përfolën shejkhun e nderuar dhe e akuzuan atë. Aq sa deri sot nuk kanë shfaqur ndonjë pendim për këtë bojkotim. Ndërsa kur u komunikohej ndonjë fetva rreth këtyre temave që ata kanë kundërshtuar metodologjinë e saktë nga dijetarët e mëdhenj, ata i refuzonin me pretendimin se ata nuk e dijnë realitetin rreth çështjeve të bidatit, hexhrit dhe paralajmërimit. Ky pretendim i tyre është i njëjtë me atë të hizbinjëve të tjerë, të cilët thonë se dijetarët e mëdhenj nuk e kuptojnë realitetin rreth çështjeve të mëdha. Zemrat e të dyja palëve janë njësoj.

Kur disa nxënës dije kërkuan një ballafaqim me fabrikantët tek ndonjë nga dijetarët, ata e refuzuan këtë gjë dhe pretenduan se ishin të qartë dhe se nuk kanë nevojë për ballafaqim tek dijetarët. Ata frikësohen nga ky ballafaqim, sepse do të zbulohen shpifjet dhe trillimet, pandehjet dhe hamendjet.

Kur ndodhën disa sprova të cilat rrodhën nga fabrikantët, ne menjëherë pyetëm dijetarët e mëdhenj si: Shejkh Gudejanin (Allahu e mëshiroftë), Shejkh Feuzanin, Shejkh Abbadin, Shejkh Luhajdanin e shumë e shumë të tjerë, për fabrikantët dhe shenjat e tyre. Të gjithë ata e kritikuan këtë tufë.

Shejkh Gudejani (Allahu e mëshiroftë) tha për fabrikantët se qenka formuar një grup i ri dhe porositi për kërkimin e dijes së dobishme dhe punën me të, si dhe na porositi të mos merremi me gjëra që nuk na interesojnë. Shejkh Gudejanin (Allahu e mëshiroftë) e takuam në xhaminë që është fare pranë shtëpisë bashkë me disa vëllezër. Ai ishte një dijetar zahid dhe adhurues. E pyetëm konkretisht për këtë grupacion (fabrikantët) dhe paralajmëroi duke thënë se na qenka formuar një grup i ri, por ju mos u merrni me këto gjëra, por merruni me dijen e dobishme, punën me të, thirrjen në të dhe durimin gjatë kësaj.

Më pas shkuam në xhaminë ku falet dhe jep mësim Shejkh Luhajdani (Allahu e ruajtë). Edhe ky Shejkh i nderuar na porositi me këshilla të arta dhe kritikoi mendimet e tufës së fabrikantëve. Gjithashtu Shejkh Luhajdanin e pyetëm për një pretendim të fabrikantëve, të cilët thoshnin se nuk lejohet që nxënësit e dijes të bashkëpunojnë me Komunitetin Musliman shqiptar. Ndërsa Shejkhu i nderuar na nxiti të bashkëpunojmë me Komunitetin Musliman shqiptar dhe të sillemi me urtësi dhe mençuri gjatë përhapjes së fesë pas mbarimit të studimeve universitare.

Më pas erdhi mbrëmja dhe atë natë e kaluam në shtëpinë e Shejkhut të Nderuar Abdulaziz Sed-hanit dhe konkretisht në bibliotekën e tij, që është një bibliotekë e madhe dhe mjaft e pasur. Shejkhu na nderoi dhe na rezervoi një takim, ku na porositi me porosi të dobishme, të ngjashme me porositë e dijetarëve të mëparshëm.

Të nesërmen shkuam në ambientet e Komisionit të dijetarëve të mëdhenj, ku takuam Shejkh Salih El-Feuzan në zyrën e tij. Ai na porositi për kërkimin e dijes dhe na porositi të mos merremi me gjërat që merren fabrikantët.

Madje edhe më herët kishim pyetur dijetarin dhe Muhadithin e Medines Abdul-Muhsin El-Abbad, Shejkh Salih Suhejmin, Shejkh Ibrahim Ruhejlin, Shejkh Terhib ibën Rubej’an Ed-Deuserij, imamin e xhamisë profetike Husejn Al Esh-Shejkh, Shejkh Ali Nasir Fekijhin (i cili na pyeti dhe tha: Po unë kam shpëtuar nga gjuha e tyre?) dhe shumë e shumë dijetarë të tjerë në Medine rreth fabrikantëve dhe mendimeve të tyre, dhe që të gjithë ata i kritikuan ata dhe refuzuan mendimet e tyre.

Mirëpo fabrikantët vazhdojnë në të kotën e tyre duke mos u kushtuar vëmendje fetvave të dijetarëve dhe duke mos u njohur të drejtat që kanë.

Këto ishin disa prej fjalëve të dijetarëve rreth grupacionit të fabrikantëve, të cilët duhet të pendohen menjëherë nga e kota në të cilën janë. Gjithashtu ngelet si detyrë për mbarë muslimanët të ruhen nga bidatet dhe bidatçinjtë, si dhe nga të gjitha grupacionet, ku mes tyre edhe nga fabrikantët, të cilët nuk i përfillin dijetarët, nuk i respektojnë dhe nuk i marrin parasysh fetvatë e tyre.

Lexues i nderuar! Fabrikantët kanë kundërshtuar rrugën e ndjekësve të Sunnetit në këto tema që i përmendëm shkurtimisht pa u zgjatur, si dhe në çështje të tjera si El-Uela’ uel-Bera’, dashurisë dhe urrejtjes, miqësisë dhe armiqësisë, ku kanë ngjasuar rrugën e khauarrixhëve. Si dhe në temat e tjera ku kanë devijuar.

Përgatiti  Ebu Ismail Ahmed Abdul-Alijmi

Loading...