Shejhul Islam Ibën Tejmije (v. 728 H/1328 G) thotë:
Shumë njerëz duan ose urrejnë dikë për shkak të disa mendimeve që nuk bazohen në argumente fetare, pa e ditur kuptimin e as argumentin e tyre.
Madje, ata miqësojnë ose armiqësojnë njerëzit për shkak të disa termave që as nuk janë të transmetuara në mënyrë të saktë nga Profeti ﷺ apo nga gjeneratat e para të këtij umeti, e aq më tepër, duke mos kuptuar domethënien e tyre e as çfarë nënkuptohet nga to.
Kjo ndodh për shkak të kapjes pas disa termave që nuk janë përmendur në Kuran apo Sunet, duke i shndërruar ato në “medhhebe” në të cilat thërrasin, e duke ndërtuar mbi to miqësinë dhe armiqësinë.
Ndërkohë, feja islame ndërtohet mbi tri shtylla të sigurta:
-
Libri i Allahut (Kurani).
-
Suneti i të Dërguarit të Tij ﷺ.
-
Konsensusi (ixhmaja) i umetit.
Ndërsa në çështjet për të cilat ka mospajtim, detyra e besimtarëve është t’i kthehen Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij ﷺ.
Askush nuk ka të drejtë të caktojë ndonjë individ – përveç të Dërguarit të Allahut ﷺ – e t’i thërrasë njerëzit në ndjekjen e tij, duke ndërtuar miqësi apo armiqësi në emër të tij.
Po ashtu, askush nuk ka të drejtë të imponojë ndonjë fjalë apo mendim mbi muslimanët duke i miqësuar apo armiqësuar ata në bazë të saj, përveç fjalës së Allahut, fjalës së të Dërguarit të Tij ﷺ dhe asaj që është pranuar në mënyrë unanime nga umeti.
Kjo metodologji e ndërtuar mbi ndjekjen e ndonjë individi apo mendimi të caktuar, është rruga e pasuesve të bidateve të cilët e përçajnë umetin, duke u lidhur pas një mendimi apo individi dhe duke i ndarë të tjerët në miq dhe armiq në bazë të kësaj lidhjeje.
“Mexhmu’ul fetaua” 20/163.
Dosje: #Ibn Tejmije #Bidati #Selefët
Të Ngjashme
- Drejtësia – Themeli i qëndrueshmërisë së shoqërisë Shehul-Islam Ibn Tejmije
- Mashkulli dhe femra – Vazhdimësia e njerëzimit Udha e Besimtarëve
- Paralajmërimi i shejh AbdulAziz bin Baz nga fitneja e tebdiut dhe texhrihut Dr. Fatmir Strumi
- Suneti është shpallje nga Allahu sikurse Kurani – 1 – Udha e Besimtarëve
- Prej rregullave dhe dispozitave të kurbanit Dr. Fatmir Strumi