Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit

June 8, 2026

Mashkulli dhe Femra – Vazhdimësia e Njerëzimit

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje prej Allahu nga të këqijat e vetvetes sonë dhe nga veprat tona të këqija. Atë që Allahu e udhëzon, askush nuk mund ta humbë, dhe atë që Allahu e lë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, të Vetmit, pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Mashkulli dhe femra janë dy shtyllat themelore të krijimit njerëzor, të cilat sigurojnë vazhdimësinë e jetës dhe ekuilibrin shoqëror.

Përmes bashkëpunimit dhe roleve të tyre të natyrshme realizohen riprodhimi dhe zhvillimi i shëndetshëm i njerëzimit.

Allahu i Lartësuar thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ اتَّقُوا رَبَّكُمُ الَّذِي خَلَقَكُمْ مِنْ نَفْسٍ وَاحِدَةٍ وَخَلَقَ مِنْهَا زَوْجَهَا وَبَثَّ مِنْهُمَا رِجَالاً كَثِيرًا وَنِسَاءً وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا [النساء: 1]

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një shpirti të vetëm, krijoi prej tij bashkëshorten e tij dhe prej atyre të dyve përhapi shumë burra dhe gra. Kijeni frikë Allahun, me emrin e të Cilit kërkoni të drejtat e njëri-tjetrit, dhe respektoni lidhjet farefisnore. Vërtet Allahu është Mbikëqyrës mbi ju(En-Nisâ :1)

Ademi dhe Havaja – fillimi i njerëzimit

Ademi dhe Havaja janë çifti i parë njerëzor, prej të cilëve fillon historia e njerëzimit. Prej tyre rrjedh e gjithë pasardhësia njerëzore, duke treguar origjinën e përbashkët të njerëzve dhe e vazhdimësinë e jetës.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَقُلْنَا يَاآدَمُ اسْكُنْ أَنْتَ وَزَوْجُكَ الْجَنَّةَ وَكُلَا مِنْهَا رَغَدًا حَيْثُ شِئْتُمَا وَلَا تَقْرَبَا هَذِهِ الشَّجَرَةَ فَتَكُونَا مِنَ الظَّالِمِينَ [البقرة: 35]

“Dhe Ne thamë: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani prej tij lirshëm ku të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, përndryshe do të bëheni prej zullumqarëve”. (El-Bekare: 35)

Kurani flet për qetësinë dhe prehjen që gjindet tek bashkëshortja:

Kurani e paraqet martesën si një lidhje të ndërtuar mbi qetësinë, dashurinë dhe mëshirën mes bashkëshortëve. Tek bashkëshortja, burri gjen prehje shpirtërore dhe stabilitet, të cilat janë prej mirësive të mëdha që Allahu u ka dhuruar njerëzve.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَ لَكُمْ مِنْ أَنْفُسِكُمْ أَزْوَاجًا لِتَسْكُنُوا إِلَيْهَا وَجَعَلَ بَيْنَكُمْ مَوَدَّةً وَرَحْمَةً إِنَّ فِي ذَلِكَ لَآيَاتٍ لِقَوْمٍ يَتَفَكَّرُونَ [الروم: 21]

“Dhe nga shenjat e Tij është se Ai krijoi për ju, nga vetë lloji juaj, bashkëshorte që të gjeni qetësi tek ato, dhe vendosi ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Vërtet në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. (Er-Rum: 21)

Njerëzimi erdhi nga mashkulli dhe femra:

Allahu i Lartësuar thotë:

وَأَنَّهُ خَلَقَ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَى ۝ مِنْ نُطْفَةٍ إِذَا تُمْنَى [النجم: 45-46]

“Dhe se Ai krijoi dy çiftet, mashkullin dhe femrën, nga një pikë fare kur ajo derdhet”.  (En-Nexhm: 45-46)

Po ashtu thotë:

أَلَمْ يَكُ نُطْفَةً مِنْ مَنِيٍّ يُمْنَى ۝ ثُمَّ كَانَ عَلَقَةً فَخَلَقَ فَسَوَّى ۝ فَجَعَلَ مِنْهُ الزَّوْجَيْنِ الذَّكَرَ وَالْأُنْثَى [القيامة: 37-39]

“A nuk ishte ai një pikë fare e derdhur? Pastaj u bë gjak i ngjizur, e Allahu e krijoi dhe e përsosi. Pastaj prej tij krijoi dy gjinitë: mashkullin dhe femrën”. (El-Kijame: 37-39)

Gjithashtu Allahu thotë:

يَاأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَاكُمْ شُعُوبًا وَقَبَائِلَ لِتَعَارَفُوا إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ [الحجرات: 13]

“O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. (El-Huxhurat: 13)

Këto ajete tregojnë qartë se Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun mashkull dhe femër dhe se vazhdimësia e njerëzimit bëhet nëpërmjet tyre.

Ndalimi i përngjasimit të burrave me gratë dhe i grave me burrat:

Islami i kushton rëndësi ruajtjes së natyrës dhe identitetit që Allahu i ka dhënë secilit prej dy gjinive. Për këtë arsye, ai ndalon për ngjasimin e burrave me gratë dhe të grave me burrat në ato veçori që i dallojnë ata.

Nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka mallkuar burrat që përngjasohen me gratë dhe gratë që përngjasohen me burrat. (Transmeton Buhariu, nr: 5885).

Po ashtu nga Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se Profeti ﷺ i mallkoi burrat e feminizuar dhe gratë që përngjasohen me burrat dhe tha:  “Nxirrini ata nga shtëpitë tuaja”.  (Transmeton Buhariu, nr: 5886).

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet: “I Dërguari i Allahut mallkoi burrin që vesh rroba grash dhe gruan që vesh rroba burrash”.   (Hadith sahih; Ebu Davudi, dhe Ibn Maxhe).

Feja nxit martesën dhe krijimin e familjes:

Martesa zë një vend të rëndësishëm në Islam dhe konsiderohet themel i ndërtimit të familjes dhe shoqërisë. Përmes saj ruhen vlerat morale, sigurohet vazhdimësia e brezave dhe arrihet qetësia familjare.

Nga Ma’kil ibn Jesari (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmetohet se një burrë erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Kam gjetur një grua me prejardhje të mirë, dhe të bukur, por ajo nuk lind fëmijë. A të martohem me të?”

Ai tha: “Jo”.

Pastaj erdhi për herë të dytë dhe e ndaloi. Kur erdhi për herë të tretë, Profeti ﷺ tha: “Martohuni me gratë e dashura qw lindin fwmijw, sepse unë do të krenohem me shumësinë tuaj para popujve”. (Hadith sahih; Ebu Davudi, Nesaiu dhe Ibn Hibani)

Nga Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të)  transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “O të rinj! Kush prej jush ka mundësi për martesë, le të martohet, sepse ajo e ul shikimin dhe e ruan nderin. Ndërsa kush nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të”. (Muttefekun alejhi)

Allahu e krijoi njeriun sipas natyrës së pastër (fitres):

Allahu e krijoi njeriun mbi një natyrë të pastër dhe të drejtë, e cila përputhet me urtësinë e Tij në krijim. Ruajtja e kësaj natyre është një nga bazat e stabilitetit shpirtëror dhe moral të njeriut.

Allahu i Lartësuar thotë:

فَأَقِمْ وَجْهَكَ لِلدِّينِ حَنِيفًا فِطْرَتَ اللَّهِ الَّتِي فَطَرَ النَّاسَ عَلَيْهَا لَا تَبْدِيلَ لِخَلْقِ اللَّهِ ذَلِكَ الدِّينُ الْقَيِّمُ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ [الروم: 30]

“Prandaj drejtoje fytyrën tënde me përkushtim të plotë kah feja e pastër monotoiste, sipas fitres (natyrës së pastër) së Allahut me të cilën Ai i ka krijuar njerëzit. Nuk ka ndryshim në krijimin e Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”. (Er-Rum: 30)

Po ashtu thotë:

وَفِي أَنفُسِكُمْ ۚ أَفَلَا تُبْصِرُونَ [الذاريات: 21]

“Edhe në vetet tuaja; a nuk po shihni?” (Edh-Dharijat: 21)

Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun mbi fitren e drejtë dhe natyrshmërinë e pastër. Ai e ka krijuar mashkullin mashkull dhe femrën femër, dhe në vetë krijimin e njeriut ka shenja të qarta që dëshmojnë për urtësinë dhe fuqinë e Krijuesit.

Ndryshimi i krijimit të Allahut:

Krijimi i Allahut është i bazuar në urtësi dhe rregull. Prandaj, ndryshimi i tij është i ndaluar.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَلَأُضِلَّنَّهُمْ وَلَأُمَنِّيَنَّهُمْ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُبَتِّكُنَّ آذَانَ الْأَنْعَامِ وَلَآمُرَنَّهُمْ فَلَيُغَيِّرُنَّ خَلْقَ اللَّهِ وَمَنْ يَتَّخِذِ الشَّيْطَانَ وَلِيًّا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَقَدْ خَسِرَ خُسْرَانًا مُبِينًا [النساء: 119]

“Me çdo kusht t’i shpie ata në rruge të shtrembër, do t’u jap shpresa të rreme, do t’i urdhëroj dhe ata do t’ua presin veshët bagëtive, dhe do t’i urdhëroj që ta ndryshojnë krijimin e Allahut. Kush e merr shejtanin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka humbur me një humbje të qartë”. (En-Nisa: 119)

Krijimi i Allahut është i përsosuar:

Allahu e ka krijuar çdo gjë me urtësi, masë dhe përsosmëri.
Përsosmëria e krijimit të Tij është dëshmi e fuqisë dhe dijes së pakufishme të Allahut.

Allahu i Lartësuar thotë:

هَذَا خَلْقُ اللَّهِ فَأَرُونِي مَاذَا خَلَقَ الَّذِينَ مِنْ دُونِهِ بَلِ الظَّالِمُونَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ [لقمان: 11]

“Ky është krijimi i Allahut! Më tregoni çfarë kanë krijuar të tjerët pos Tij? Asgjë, por të padrejtët (keqbërësit) janë vërtet në humbje të plotë”. (Lukman: 11)

Përsa i perket ndërhyrjeve që synojnë ndryshimin e identitetit gjinor në realitet është dicka e pamundur në thelbin e saj për dy arsye:

Së pari: Askush, kushdo qoftë ai, nuk mund ta ndryshojë krijimin e Allahut nga mashkull në femër ose anasjelltas. Ai që Allahu e ka krijuar mashkull nuk do të bëhet kurrë femër e vërtetë që menstruon dhe lind fëmijë.

Po, mund të ketë ndërhyrje mjekësore që ndryshojnë pamjen e jashtme për të kënaqur dëshirat e devijuara të dikujt, duke i krijuar atij iluzionin se është bërë femër, por ai nuk bëhet femër e vërtetë. Kjo mund ta çojë në brenga, shqetësime dhe vuajtje psikologjike, madje në disa raste edhe në vetëvrasje.

Së dyti: Ndjenja e brendshme e një personi se i përket gjinisë tjetër nga ajo me të cilën është krijuar, nuk përbën arsye të vlefshme për ndryshimin e gjinisë. Kjo konsiderohet pasim i shejtanit në ndryshimin e krijimit të Allahut në dukje, jo në realitet.

Kjo ndjenjë nuk e lejon personin të kryejë operacione kirurgjikale apo të përdorë barna dhe hormone për të ndryshuar pamjen e tij të jashtme. Ai duhet të jetë i kënaqur me caktimin e Allahut dhe ta trajtojë veten me iman, bindje dhe adhurim.

Nuk i lejohet askujt të shfaqet me gjini tjetër nga ajo me të cilën e ka krijuar Allahu. Përndryshe, ai bie në një gjynah të madh. Nëse është femër në realitet dhe sillet si burrë, ajo konsiderohet e maskulinizuar; ndërsa nëse është mashkull në realitet dhe sillet si femër, ai konsiderohet i feminizuar.

Ndërhyrja kirurgjikale e lejuar është vetëm në rastet kur një person është krijuar në thelb mashkull ose femër, por ka paqartësi ose anomali (çrregullim, parregullsi) të lindura në organet e tij, dhe ndërhyrja bëhet për të përcaktuar dhe kthyer gjininë e tij reale, jo për ta ndryshuar atë.

Shiko: https://majles.alukah.net/showthread.php?t=137133

Kjo është një fetva e detajuar e dijetarëve të Komisionit të Përhershëm për Fetva. Ata u pyetën për një çështje të përafërt me këtë temë:

“Ndërrimi i gjinisë nga mashkull në femër ose anasjelltas”

Fetvaja nr. (2688)

Pyetje:

A më lejohet në Islam të kryej një operacion për ndërrimin e gjinisë, nëpërmjet të cilit të shndërrohem nga burrë në grua?

Unë kam lindur mashkull dhe deri më tani jam mashkull nga ana fiziologjike. Jam rritur në një shoqëri perëndimore me vlera që i urrej plotësisht dhe ndaj të cilave ndiej neveri. Rreth katër vjet më parë fillova t’i lutem Allahut në namazet e mia të përditshme dhe vetëm tani kam arritur në atë fazë që të mund t’i drejtohem një dijetari si ju për këtë çështje. Shpresoj që Allahu, përmes urtësisë dhe dijes suaj, të më udhëzojë drejt përgjigjes së saktë për këtë pyetje.

Pyetja ime buron nga ndjenjat e çuditshme që më kanë shoqëruar që nga fëmijëria. Unë nuk më pëlqen të luaj rolin e një mashkulli; përkundrazi, e konsideroj veten femër. Tani ndjenjat e mia janë bërë edhe më të ndërlikuara. Megjithëse nga ana natyrore jam burrë dhe mund ta kryej rolin mashkullor me aftësi të plotë, përsëri ndiej se nga ana fiziologjike mbart disa tipare femërore.

Brenda vetes ndiej prirje dhe tërheqje ndaj djemve, si emocionalisht ashtu edhe seksualisht, megjithëse nuk kam pasur kurrë marrëdhënie seksuale me asnjë njeri. Në njëfarë mënyre ndiej se duhej të isha vajzë, por nuk mund ta shpreh feminitetin tim, sepse trupi im është trup mashkulli.

Për këtë arsye, unë mendoj se kryerja e një operacioni kirurgjikal për ndërrimin e gjinisë do të më ndihmonte në trajtimin e gjendjes sime. Megjithatë, nuk do ta kryej këtë operacion nëse nuk lejohet në Islam, dhe pikërisht për këtë arsye po ju drejtohem juve që të më përgjigjeni.

Nuk besoj se dikush ju ka bërë më parë një pyetje të tillë, por ju lutem të më përgjigjeni dhe të më udhëzoni, pavarësisht ndërlikimit të kësaj çështjeje.

Unë jam musliman, qoftë si mashkull apo si femër, dhe i lutem Allahut të më ruajë musliman përgjithmonë.

Po e përfundoj letrën time me shpresën se do të marr përgjigjen tuaj dhe i lutem Allahut që t’ju shpërblejë për punën dhe shërbimin që ofroni.

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.”

Përgjigjja:

“Së pari: Allahu i Lartësuar thotë:

لِلَّهِ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۖ يَخْلُقُ مَا يَشَاءُ ۚ يَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ إِنَاثًا وَيَهَبُ لِمَنْ يَشَاءُ الذُّكُورَ ۝ أَوْ يُزَوِّجُهُمْ ذُكْرَانًا وَإِنَاثًا وَيَجْعَلُ مَنْ يَشَاءُ عَقِيمًا ۚ إِنَّهُ عَلِيمٌ قَدِيرٌ

“Allahut i takon sundimi i qiejve dhe i Tokës. Ai krijon çfarë të dojë. Kujt të dojë i dhuron vajza, e kujt të dojë i dhuron djem. Ose u jep së bashku djem e vajza, ndërsa kë të dojë e bën steril. Vërtet, Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotfuqishëm”. (Esh-Shura: 49-50).

Prandaj, muslimani duhet të jetë i kënaqur me krijimin dhe caktimin e Allahut.

Nëse gjendja jote është ashtu siç e ke përshkruar, pra je i bindur për mashkullorinë tënde dhe je i aftë të kryesh rolin e mashkullit në mënyrë të plotë, edhe pse nuk ke pasur marrëdhënie seksuale me askënd, atëherë duhet ta ruash mashkullorinë tënde, të jesh i kënaqur me atë që Allahu ka zgjedhur për ty si mirësi dhe privilegj, dhe ta falënderosh Atë që të ka krijuar mashkull.

Mashkulli është më i favorizuar se femra në disa përgjegjësi dhe detyra, ka pozitë më të lartë në ato role që Allahu i ka caktuar dhe është më i aftë për të kryer disa shërbime ndaj fesë dhe njerëzimit. Kjo tregohet nga fjala e Allahut:

الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاءِ بِمَا فَضَّلَ اللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَا أَنْفَقُوا مِنْ أَمْوَالِهِمْ

“Burrat janë përgjegjës për gratë, për shkak të asaj që Allahu u ka dhënë përparësi disave ndaj të tjerëve dhe për shkak të asaj që ata shpenzojnë nga pasuria e tyre”. (En-Nisa: 34).

Po kështu, Allahu përmend historinë e gruas së Imranit, e cila ia kushtoi Allahut fëmijën që mbante në bark për shërbimin e fesë së Tij dhe për kujdesin ndaj Shtëpisë së Allahut. Kjo dhe tekste të tjera, si dhe realiteti i jetës në vendet ku natyra e pastër njerëzore nuk është deformuar, përbëjnë dëshmi praktike dhe universale, krahas argumenteve të Kuranit dhe Sunetit, për përparësinë që Allahu u ka dhënë burrave në disa aspekte ndaj grave.

Së dyti: Nëse mashkulloria jote është vërtetuar dhe është e sigurt, atëherë kryerja e një operacioni për t’u shndërruar – sipas mendimit tënd – në femër, është ndryshim i krijimit të Allahut dhe shprehje pakënaqësie ndaj asaj që Allahu ka zgjedhur për ty. Kjo edhe nëse supozohet se operacioni do të kishte sukses dhe do të sillte atë që dëshiron nga tiparet femërore.

Por kjo është shumë larg realizimit, sepse secila prej gjinisë mashkullore dhe femërore ka sistemin e vet të lindur dhe të krijuar, të cilin askush nuk mund ta krijojë dhe t’i japë veçoritë e tij përveç Allahut të Lartësuar. Çështja nuk kufizohet vetëm në organin mashkullor tek burri apo në hapjen gjenitale tek gruaja. Burri ka një sistem të plotë, të harmonizuar dhe të ndërlidhur, që përbëhet nga testikujt dhe organe të tjera, secila prej të cilave ka funksione dhe veçori të caktuara, ndjeshmëri dhe sekrecione të posaçme.

Po kështu edhe gruaja ka mitrën dhe organet e lidhura me të, të cilat funksionojnë në harmoni me njëra-tjetrën, secila me veçoritë dhe funksionet e veta. Midis të gjitha këtyre ekziston një lidhje dhe bashkëveprim i ndërsjellë. Krijimi, përcaktimi, drejtimi dhe ruajtja e gjithë kësaj nuk i përket asnjë krijese, por vetëm Allahut të Gjithëdijshëm, të Urtë, të Lartësuarit, të Plotfuqishmit dhe të Mirënjohurit për çdo hollësi.

Prandaj, operacioni që dëshiron të kryesh është një lloj loje dhe përpjekje pa dobi reale. Madje mund të përmbajë rrezik të madh. Nëse nuk të çon në humbjen e jetës, të paktën mund të të privojë nga ajo që Allahu të ka dhënë, pa të sjellë atë që dëshiron. Gjithashtu mund të mbeten me ty të njëjtat shqetësime dhe komplekse psikologjike prej të cilave ke kërkuar të shpëtosh përmes këtij operacioni të pasuksesshëm.

Së treti: Nëse mashkulloria jote nuk është e sigurt dhe ti vetëm mendon se je mashkull, për shkak të disa shenjave të jashtme mashkullore që sheh në trupin tënd, ndërkohë që ndien tek vetja cilësi femërore, prirje emocionale ndaj meshkujve dhe tërheqje seksuale ndaj tyre, atëherë mos u nxito. Mos e ndërmerr operacionin që përmende.

Drejtohu te specialistët me përvojë dhe paraqitu para tyre. Nëse ata vërtetojnë se nga pamja e jashtme je mashkull, por në realitetin biologjik je femër, atëherë lëre çështjen në duart e tyre që të zbulojnë realitetin e gjendjes tënde përmes ndërhyrjes mjekësore. Kjo nuk do të ishte shndërrim nga mashkull në femër, sepse kjo nuk është në dorën e tyre, por vetëm zbulim i realitetit të fshehur dhe largim i paqartësisë që ekziston në trupin dhe natyrën tënde.

Nëse specialistët nuk arrijnë të vërtetojnë diçka të tillë, atëherë mos rreziko me operacionin. Ji i kënaqur me caktimin e Allahut, duro atë që të ka goditur për hir të Zotit tënd dhe ruhu nga pasojat e një operacioni që kryhet pa njohuri të qartë dhe pa siguri për gjendjen tënde reale.

Drejtoju Allahut, përgjëroju Atij që të largojë atë që të mundon dhe të zgjidhë nyjet psikologjike që ke, sepse në Dorën e Tij është sundimi i çdo gjëje dhe Ai është i Fuqishëm për çdo gjë.”

Fundi i fetvasë.

Shejh Abdulaziz ibn Baz, Shejh Abdurrezzak Afifi, Shejh Abdullah ibn Kuud dhe Shejh Abdullah ibn Gudejjan.   

“Fetvatë e Komisionit të Përhershëm” (25/45–49).

Paralajmërim nga shëmtia e veprës së popullit të Lutit:

Allahu i Lartësuar thotë:

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُمْ بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِنَ الْعَالَمِينَ ۝ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِنْ دُونِ النِّسَاءِ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ مُسْرِفُونَ [الأعراف: 80-81]

“Dhe (kujto) Lutin, kur ai i tha popullit të tij: “A po e bëni atë vepër të turpshme që askush para jush në botë nuk e ka bërë? Ju, me të vërtetë, u afroheni burrave me epsh në vend të grave. Me të vërtetë ju jeni një popull që i tejkalon kufijtë”. (El-A‘raf: 80-81)

Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ إِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ مَا سَبَقَكُمْ بِهَا مِنْ أَحَدٍ مِنَ الْعَالَمِينَ ۝ أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ وَتَقْطَعُونَ السَّبِيلَ وَتَأْتُونَ فِي نَادِيكُمُ الْمُنْكَرَ ۖ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا ائْتِنَا بِعَذَابِ اللَّهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ  [العنكبوت: 28-29]

“Dhe (kujto) Lutin, kur ai i tha popullit të vet: “Ju po bëni një vepër të shëmtuar që askush nga njerëzit para jush nuk e ka bërë në botë. A ju u afroheni burrave, pengoni udhëtarët në rrugë dhe kryeni vepra të ndyra në tubimet tuaja?” Përgjigjja e popullit të tij ishte tjetër vetëm se: “Na sill dënimin e Allahut, nëse je prej të sinqertëve (thua të vërtetën)”. (El-Ankebut: 28-29)

Dhe Allahu i Lartësuar gjithashtu thotë:

وَلُوطًا آتَيْنَاهُ حُكْمًا وَعِلْمًا وَنَجَّيْنَاهُ مِنَ الْقَرْيَةِ الَّتِي كَانَتْ تَعْمَلُ الْخَبَائِثَ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمَ سَوْءٍ فَاسِقِينَ [الأنبياء: 74]

“Lutit i dhamë urtësi dhe dituri, dhe e shpëtuam prej venbanimit që bënte vepra të ndyra. Ata ishin vërtet një popull i keq dhe i shthurur”. (El-Enbija: 74)

Dhe gjithashtu thotë:

وَلُوطًا إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ أَتَأْتُونَ الْفَاحِشَةَ وَأَنْتُمْ تُبْصِرُونَ ۝ أَئِنَّكُمْ لَتَأْتُونَ الرِّجَالَ شَهْوَةً مِنْ دُونِ النِّسَاءِ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ تَجْهَلُونَ ۝ فَمَا كَانَ جَوَابَ قَوْمِهِ إِلَّا أَنْ قَالُوا أَخْرِجُوا آلَ لُوطٍ مِنْ قَرْيَتِكُمْ إِنَّهُمْ أُنَاسٌ يَتَطَهَّرُونَ [النمل: 54-56]

“Dhe (kujto) Lutin, kur ai i tha popullit të vet: “A po e kryeni atë vepër të turpshme ndërsa e dini (se është e tillë)? A u afroheni burrave me epsh në vend të grave? Në të vërtetë ju jeni një popull që nuk di”. Përgjigjja e vetme e popullit të tij ishte: “Dëbojeni familjen e Lutit nga qyteti juaj, sepse ata janë njerëz që duan të jenë të pastër”.  (En-Neml: 54-56)

Dhe gjithashtu thotë:

أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ ۝ وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ [الشعراء: 165-166]

“A u afroheni meshkujve nga mesi i njerëzve dhe i lini bashkëshortet që Zoti juaj i ka krijuar për ju? Ju jeni popull që i tejkalon kufijtë”.  (Esh-Shu‘ara: 165-166)

Ky veprim konsiderohet prej gjynaheve të mëdha.

Nga Ibn Abbasi transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu e mallkoftë atë që vepron veprën e popullit të Lutit”. – Ai e përsëriti këtë tri herë.

(Hadith sahih; e transmetojnë Ahmedi, Nesaiu në El-Kubra dhe Ibn Hibani)

Prej dëmeve të homoseksualizmit:

Nga dëmet shëndetësore që përmendin studiuesit lidhur me praktikat homoseksuale është rritja e rrezikut për transmetimin e disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

  1. Dëmet shëndetësore:

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme: rritet rreziku i infektimit me HIV/AIDS, hepatitin viral B dhe C, sifilizin dhe gonorrenë.

Komplikimet kirurgjikale dhe lokale: mund të shkaktojnë dëmtime të drejtpërdrejta fizike, përfshirë çarje dhe dëmtime të indeve.

Shiko:https://www.cdc.gov/std/treatment-guidelines/msm.htm?utm_source=chatgpt.com

  1. Dëmet psikologjike dhe shoqërore:
  2. Çrregullimet emocionale: depresioni, ankthi dhe problemet me përdorimin e drogave.
  3. Izolimi shoqëror: refuzimi dhe largimi nga shoqëria si pasojë e kundërshtimit të natyrës së pastër njerëzore.
  4. Vështirësitë shoqërore: shumë persona përballen me konflikte familjare, izolim shoqëror, ndjenja vetmie dhe vështirësi në integrimin shoqëror, gjë që mund të ndikojë negativisht në shëndetin e tyre mendor.

Shiko: https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/31658001/

  1. Dëmet fetare dhe familjare:

Nga këndvështrimi islam, devijimi nga fitra (natyra e pastër me të cilën Allahu i krijoi njerëzit) sjell pasoja morale, shpirtërore dhe shoqërore për individin dhe shoqërinë, prej tyre:

  • Zemërimi dhe ndëshkimi i Allahut:

Tekstet fetare e ndalojnë prerazi këtë veprim, hadithet profetike tregojnë që ai e që kryen këtë vepër është i mallkuar.

  • Shkatërrimi i strukturës familjare:

Dobësimi i institucionit natyror të martesës, i cili bazohet në riprodhim dhe ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme, duke çuar në dobësimin e sistemit të vlerave dhe moralit.

Terapia hormonale për personat transgjinorë:

Nga pikëpamja mjekësore, terapia hormonale mund të shkaktojë ndryshime të përhershme fizike dhe lidhet me disa rreziqe shëndetësore të njohura, si çrregullimet e zemrës, mpiksjet e gjakut, problemet e enëve të gjakut, vështirësitë e fertilitetit dhe nevojën për ndjekje të vazhdueshme mjekësore.

Për këtë arsye, vetë mjekësia bën dallim midis trajtimit të gjendjeve organike të lindura dhe përdorimit të hormoneve me qëllim ndryshimin e identitetit gjinor.

Shiko: Mayo Clinic – Feminizing Hormone Therapy

Raport:

Eksperti i pavarur i Kombeve të Bashkuara për orientimin seksual dhe identitetin gjinor, Victor Madrigal-Borloz, deklaroi para Këshillit të të Drejtave të Njeriut se lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe personat me identitet gjinor të ndryshëm përjetojnë dhimbje të mëdha dhe pasoja afatgjata psikologjike e fizike për shkak të asaj që njihet si “terapitë e konvertimit”. Ai bëri thirrje për ndalimin e tyre në nivel global.

Ai paraqiti raportin e tij para Këshillit të të Drejtave të Njeriut duke u bërë thirrje shteteve të “bashkëpunojnë për vendosjen e një ndalimi global të praktikave të terapisë së konvertimit”.

Ai shtoi se këto praktika: “Janë diskriminuese në vetvete dhe arrijnë nivelin e trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues; madje, sipas shkallës së vuajtjes dhe dëmit fizik e psikologjik që shkaktojnë, mund të arrijnë deri në torturë.”

Më tej ai tha: “Asnjëherë nuk mund të konsiderohet në interesin më të mirë të fëmijës që ai t’u nënshtrohet praktikave të konvertimit. Prindërit duhet të marrin vendime për fëmijët e tyre mbi bazën e një kuptimi të plotë të realitetit të këtyre praktikave, të paaftësisë së tyre për të realizuar vërtet një ‘konvertim’, si dhe të provave në rritje që tregojnë për dëme afatgjata fizike dhe psikologjike.”

Në vitin 2012, Organizata Shëndetësore Panamerikane deklaroi se nuk ekziston asnjë justifikim mjekësor për të ashtuquajturat “terapi të konvertimit”; përkundrazi, ato përbëjnë një kërcënim serioz për shëndetin dhe të drejtat e njeriut të personave që u nënshtrohen.

Në vitin 2016, Shoqata Botërore e Psikiatrisë arriti në përfundimin se:

“Nuk ekziston asnjë provë shkencore e qëndrueshme që vërteton mundësinë e ndryshimit të orientimit seksual të lindur.”

Ndërsa në vitin 2020, Grupi i Pavarur i Ekspertëve të Mjekësisë Ligjore deklaroi se propozimi i “terapisë së konvertimit” përbën një formë mashtrimi, keqinformimi dhe reklamimi të rremë.

Dëmet e ndërhyrjeve që synojnë ndryshimin e identitetit gjinor:

Eksperti theksoi se fëmijët dhe të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj rreziqeve të këtyre ndërhyrjeve sesa grupmoshat e tjera.

Ekspozimi i hershëm ndaj tyre mund të shkaktojë:

Ankth.

Depresion.

Çrregullime të stresit post-traumatik.

Mendime për vetëvrasje.

Tentativa për vetëvrasje.

shiko: https://www.ohchr.org/ar/stories/2020/07/conversion-therapy-can-amount-torture-and-should-be-banned-says-un-expert

Disa statistika të përmendura në studime

  • Rreth 29% e personave transgjinorë në nivel botëror kanë raportuar se kanë tentuar vetëvrasjen të paktën një herë gjatë jetës së tyre.

shiko: https://bmcpsychiatry.biomedcentral.com/articles/10.1186/s12888-019-2153-5?utm_source

  • Një studim kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjeti se 42% e të rriturve transgjinorë kanë raportuar se kanë tentuar vetëvrasjen të paktën një herë gjatë jetës së tyre.
  • Rreth 81% kanë raportuar se kanë përjetuar mendime vetëvrasëse në një periudhë të jetës së tyre.

shiko: https://transequality.org/sites/default/files/docs/usts/USTS-Full-Report-Dec17.pdf?utm_source

Këshilla për fëmijët tuaj:

  • Edukojeni djalin që nga fëmijëria me cilësitë e burrërisë, përgjegjësisë dhe karakterit të mirë.
  • Edukojeni vajzën me virtytet e amësisë, moralit të lartë dhe përgatitjes për të qenë bashkëshorte e mirë.
  • Edukojini të rinjtë në dëlirësi, turp dhe ruajtje të nderit.
  • Nxitini drejt martesës dhe largojini nga imoraliteti, zinaja dhe marrëdhëniet e ndaluara.

Allahu i Lartësuar thotë:

وَأَنْكِحُوا الْأَيَامَىٰ مِنْكُمْ [النور: 32]

“I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju …” (En-Nur:32)

Allahu i Lartësuar thotë:

قُلْ لِلْمُؤْمِنِينَ يَغُضُّوا مِنْ أَبْصَارِهِمْ وَيَحْفَظُوا فُرُوجَهُمْ ۚ ذَٰلِكَ أَزْكَىٰ لَهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ خَبِيرٌ بِمَا يَصْنَعُونَ [النور: 30]

“Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata”. (En-Nur:30)

Allahu na udhëzoftë në të vërtetën, na bëftë të qëndrueshëm në fenë e Tij dhe i ruajtë familjet dhe fëmijët tanë nga çdo devijim dhe sprovë.

 

Dr: Behar Hyseni

Dosje:

Loading...