10 tregime për ata që mendojnë se treni i dijes ka ikur

May 6, 2026

Rruga e dijes nuk mbyllet kurrë për atë që ka vullnet, pavarësisht të kaluarës apo moshës. Këta burra që do të përmendim thyen çdo paragjykim, duke kaluar nga argëtimet e tepërta dhe zanatet e thjeshta, në majat e autoritetit të dijes.

​Pra, ​kurrë nuk është vonë.

10 tregime për ata që mendojnë se treni i dijes ka ikur.

Njëri u binte veglave muzikore (ud-it) sa u bë i famshëm, një tjetër prodhonte verë, i treti ruante delet, i katërti ishte ushtar, një tjetër vizantonte mbi pëlhurë, i pesti e humbte kohën me shah dhe gjueti… Pastaj, iu përveshën dijes dhe u bënë imamë që ndiqen si shembull.

1- ​Ebu Ikal Galebun (v. 291 h): U rrit si një njeri i dhënë pas argëtimeve e shthurjes, më pas iu përkushtua dijes, dhënies së fetvave dhe adhurimit. Vdiq duke qenë në sexhde pas Mekamit (në Qabe) gjatë namazit të teravive.

2- ​Ebu Talib el Kerkhi (v. 585 h): U binte veglave muzikore aq mirë sa u bë proverbial për këtë. Më pas i la ato, iu përkushtua dijes dhe u bë lider e mësues i madh.

3- ​Ebu Tahir el Xhabir esh-Shafi’i (v. 633 h): Në fillim të jetës së tij ishte prodhues dhe shitës vere, mirëpo përfundoi duke u bërë “dijetari i tokave të Egjiptit”.

4- ​Ahmed el Kinai (v. 728 h): Punoi si bari delesh. Iu përkushtua dijes kur ishte 30 vjeç, dhe arriti të memorizonte 400 rreshta brenda një dite të vetme.

5- ​Ibn el Hatib el Kitaii (v. 739 h): Punonte si shkrues në zyrat e emirëve (pushtetarëve). Më pas e la atë punë dhe iu dedikua dijes përmes leximit, shkrimit të librave dhe mësimdhënies.

6- ​Ibrahim bin Ejbek es-Safedi (v. 742 h): Vëllai i historianit të famshëm. Kaloi një kohë të gjatë në argëtime, pastaj iu përkushtua plotësisht kërkimit të dijes në moshën 23-vjeçare.

7- ​Ibn er-Rassam es-Safedi (v. 749 h): I ati ishte ushtar, ndërsa ai u rrit si piktor mbi pëlhurë. Shejhu i tij e nxiti drejt dijes, dhe ai mësoi përmendësh librin “Et-ta’xhiz” dhe u bë fakih (jurist).

8- ​Muhamed bin Irak el Kajati (v. 933 h): Ishte i dhënë pas gjuetisë, shahut, bixhozit (nerdit) dhe kalorësisë. Më pas u izolua për kërkimin e dijes derisa u quajt “Shejhul Islam”.

9- ​Mahluf el Balbali (v. 941 h): U mor me dije në moshë të thyer. La tregtinë dhe u përkushtua derisa e memorizoi plotësisht “Sahihun e Buhariut”.

10- ​Djaloshi nga Shami: Erdhi në Medine si një djalë i ri për të kërkuar dije, por vdekja e arriti shpejt. Imam Maliku pa në ëndërr sikur ky djalosh ishte në gradën e trashëgimtarëve të profetëve, dhe i kishte thënë: “Deri këtu më solli dija”.

 

Përfitim i nxjerrë nga libri: “Al muteladhidhune bil ilm”.

Përshtati: Fatjon Isufi

Dosje:

Loading...