Çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr

December 26, 2015

Cdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!):

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati, sepse ai është shkak për humbje. “Cdo bidat është humbje”.

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati, sepse ai është shkak për futjen në zjarr. “Cdo humbje e ka vendin në zjarr”.

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati, sepse veprat e bidatçiut Allahu nuk i pranon. “Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata e do t’i shndërrojmë në pluhur dhe hi”. El-Furkan, 23

“Kush shpik në këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj ajo është e refuzuar”. Buhariu

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati, sepse ai ta nxinë fytyrën. “Ditën (e Kiametit) kur disa fytyra do te zbardhen e disa të tjera do te nxihen”. Al-Imran, 106

Iben Abasi radijAllahu anhuma ka thënë: “Do të zbardhen fytyrat e pasuesve të sunetit dhe do të nxihen fytyrat e pasuesve të bidatit”.

Tefsiri Ibën Kethirit (1/515), Tefsiri Kurtubiut (4/162) dhe Fet’hul-Kadir (1/559).

– Profeti ﷺ na ka paralajmëruar nga bidati, sepse bidatçiu do mbartë mëkatin e tij dhe mëkatin e atij që ndjek rrugën e tij dhe punon me bidatin e tij deri në Diten e Kiametit. “Ata do t’i mbartin barret e veta e bashkë me to edhe barret të tjera dhe patjetër, që do të pyeten Diten e Kiametit për gjithçka, që trillonin”.

El-Ankebut, 14 “El-Akideh Evvelen” vell. 2

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...