Pyetje: Nëse më pyesin rreth ndonjë çështjeje fetare, a më lejohet të përgjigjem duke u bazuar në njohuritë të cilat i kam dëgjuar në mësimet e regjistruara të hoxhallarëve, apo i kam lexuar në ndonjë libër fetar, apo më mirë të them ‘Nuk e di!’?
Përgjigje: I lavdëruar është Allahu dhe Atij i takon falënderimi!
Nëse të pyesin rreth një çështjeje fetare, rreth së cilës ke njohuri të saktë, të cilën e ke përftuar në ndonjë libër të besueshëm fetar, apo e ke dëgjuar nga mësimet dhe ligjëratat e regjistruara të ndonjërit prej dijetarëve apo hoxhallarëve të besueshëm, të cilët njihen për diturinë dhe urtësinë e tyre, atëherë është obligim për ty që t’i përgjigjesh pyetësit në lidhje me gjykimin fetar të asaj çështjeje rreth së cilës pyetesh, pasi në të kundërt, do ishe nga ata që e fshehin diturinë dhe nuk ua përciellin atë njerëzve që kanë nevojë.
Është mirë që në rastin konkret, t’a vësh në dijeni pyetësin, se ky gjykim fetar është i filan dijetari, apo gjendet i shënuar në filan libër. Kjo do të ishte më korrekte dhe në këtë mënyrë ai që e jep përgjigjen, do t’ia ngarkonte përgjegjësinë atij që e ka dhënë fetvanë, duke e hequr barrën nga vetja.
Dijetari i nderuar Muhamed bin Salih El Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
“Fetavua Nur ala ed Derb”
Përktheu: E. Ajdini
Të Ngjashme
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- Ndërprerja e namazit kur ndodh diçka e domosdoshme ose e rëndësishme Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz