Pyetje: Shejh i nderuar, si duhet të veprojë personi ditën e xhuma kur vjen në namaz dhe e gjen imamin në teshehudin e fundit? A të fal katër rekate apo të fal dy?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nëse personi vjen dhe imami është në teshehudin e fundit ditën e xhuma, atij i ka ikur namazi i xhumasë. Prandaj ai lidhet me imamin dhe fal namazin e drekës.
Bazuar në fjalën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Kush arrin një rekat nga namazi, ai e ka arritur namazin.” Kuptimi i saj është se kush arrin më pak se kaq, ai nuk e ka arritur namazin.
Transmetohet nga Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë: “Kush arrin një rekat nga namazi i xhumasë, atëherë le t’i shtojë atij (rekatit) dhe një tjetër (rekat)”, sepse ai e ka arritur atë (namazin e xhumasë). Prandaj nëse pyetja që gjendet tani në zemrën tënde është se ky person e ka arritur imamin ditën e xhuma në teshehudin e fundit dhe ka flaur dy rekate, thuaji atij se: Është detyrë për të tani që ta përsërisë namazin dhe të fal namazin e drekës katër rekate.
 Likau babil-meftuh 
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- Si të reagojmë nëse dikush flet gjatë hytbes së xhumasë? Udha e Besimtarëve
 - Me çfarë gjuhe do t’iu flitet njerëzve në ditën e ringjalljes? Shehul-Islam Ibn Tejmie
 - Cila është mënyra më e mirë e tesbihut pas namazeve farz? Udha e Besimtarëve
 - Vlerësimi i veprave nga më e rëndësishmja tek më e dobishmja Shehul-Islam Ibn Tejmie
 - A është e saktë shprehja “Vdiq parakohe”? Udha e Besimtarëve