Veçoritë e Kuranit të shpallur në Medine

February 22, 2023

Veçoritë e Kuranit të shpallur në Medine.

Në përgjithësi, tematikat që konsiderohen të rëndësishme nga Kurani i shpallur në Medine janë këto:

1- Thirrja për të lufuar dhe për të rënë dëshmor në rrugë të Allahut. Kjo për shkak se muslimanët kishin migruar në Medine dhe atje kishin ngritur shtetin islam, dhe kishin nevojë për të mbrojtur fenë dhe shtetin e tyre. Prandaj ne shohim se Kurani i shpallur në Medine i nxit ata të luftojnë në rrugën e Allahut, duke thënë: “Në të vërtetë, Allahu ka blerë nga besimtarët jetën dhe pasurinë e tyre në këmbim të Xhenetit. Ata luftojnë në rrugën e Allahut, vrasin dhe vriten.” |Et Tevbe: 111|

2- Shpjegon rregullat dhe dispozitat e Islamit. Për shembull sqaron vendimin për kamatën, mëkat të cilit Allahu i ka shpallur luftë duke thënë: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata nëse jeni besimtarë të vërtetë. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë u është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni atëherë u takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vet.” |El Bekare: 278-279|

3- Vendimet mbi dënimet e parashikuara dhe të deklaruara nga Allahu, të tilla si; dënimi për imoralitetin, vjedhjen dhe dënime të tjera të përcaktuara që sjellin paqe dhe siguri për komunitetin njerëzor.

Allahu i Madhëruar për dënimin e parashikuar për imoralët ka thënë: “Laviren dhe lavirin ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje.” |En Nur: 2|

Ndërsa për dënimin e vjedhësit ka thënë: “Vjedhësit dhe vjedhëses ua pritni duart si ndëshkim për atë që kanë bërë dhe si dënim nga ana e Allahut. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” |El Maide: 38|

4- Demaskimin e hipokritëve dhe zbulimin e natyrës së tyre dhe karakteristikave që kanë, siç është thënia e Allahut të Lartësuar në zbardhjen e hipokrizisë së tyre ku thotë: “Kur të vijnë hipokritët thonë se ne vërtet dëshmojmë se ti je i Dërguari i Allahut. Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë.” |El Munafikun: 1|

5- Mbyllja e gojës ndaj ithtarëve të librit prej hebrejve etj. dhe debatimi me ta duke ngritur provat kundër tyre. Të tilla si thënia e më të Lartit (Allahut): “Diskutoni me ithtarët e librit vetëm me mënyrën më të mirë, por jo me keqbërësit e tjerë.” |El Ankebut: 46|

6- Arritja dhe realizimi i fitores për besimtarët në luftën kundër armiqve të tyre, si thënia e Allahut: “Vërtet Allahu u ndihmoi dhe u bëri fitimtar në betejën e Bedrit, kur ishit të paktë në numër dhe të dobët në fuqi.” |Al Imran: 123| [1]

 Shkëpututur nga libri: “Si ta kuptojmë Kuranin?”

Shkroi: Shejh Muhamed Xhemil Zejno

Përktheu: Fatjon Isufi

———————————————

[1] Për më tepër shih studimet e shkencave të Kuranit të autorit Mena el Katan.

Loading...