Është e lejuar për gruan me menstruacione që nëse dëshiron të bëjë istiharah[1] , ta thotë lutjen e istihares edhe pa e shoqëruar me namaz.
Neveviu, Allahu e mëshiroftë, në librin “El edhkar” fq. 120, ka thënë: “Nëse nuk ka mundësi të falet, atëherë e bën Istiharen vetëm duke bërë duanë.”
Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë, është pyetur: A lejohet bërja e istihares pa e shoqëruar me faljen e dy rekateve ose kur je pa abdes?
Ai u përgjigj: Po, istiharja është e lejuar, është e pëlqyeshme edhe nëse nuk shoqërohet me namaz, sepse ai është duke e lutur Zotin e tij dhe po kërkon të mirën (zgjedhjen) nga Zoti i tij, qoftë grua apo burrë, qoftë gruaja me menstruacione apo jo. E gjithë kjo nuk përbën asnjë problem. Por nëse Istiharja bëhet pas namazit kjo është më e mirë, dhe istiharja e shoqëruar me namaz është në përputhje me sunetin. Kështu që ai fal dy rekate, pastaj i kërkon Zotit të Tij dhe e lë Atë të zgjedhë më të mirën për të, qoftë lutësi burrë apo grua.
Por nëse gruaja është me menstruacione apo kur çështja është urgjente dhe e kryen lutjen e istihares pa e shoqëruar me namaz, atëherë nuk ka asgjë të keqe, dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut. Në Kuranin fisnik Allahu i Lartësuar thotë: “Lutmuni mua, unë do t’ju përgjigjem.” Istihara është lutje që i drejtoheni Zotit.
Marrë nga libri: “Fetaua nur ala ed-derb”
Përktheu: Fatjon Isufi
———————————————
[1] Kur kërkon nga Allahu të zgjedhë për të atë që është më e mirë.
Dosje: namazi
Të Ngjashme
- Reflektim rreth Ngjarjeve që Ndodhin në Vendet Muslimane Dr. Fatmir Strumi
- Përgatitja para hyrjes së muajit të Ramazanit Dr. Fatmir Strumi
- Nata e pesëmbëdhjetë e muajit Shaban – nata e Beraetit Dr. Fatmir Strumi
- Qëndrimi në xhami është adhurim dhe shpërblim i madh Dr. Fatmir Strumi
- Muaji Rexheb mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që është e ndaluar Udha e Besimtarëve