Kuptimi i fjalës:
Muhamedi është i dërguar i Allahut!
Do të thotë që të besosh se ai është i dërguar prej Allahut. Të besojmë në ato gjëra që ai na ka lajmëruar, e t’i bindemi gjërave që ai ka urdhëruar, të mënjanohemi prej gjërave që ai ka ndaluar dhe qortuar, si dhe ta adhurojmë Allahun me gjërat që ai ka ligjëruar (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të).
1- Ebu el-Hasen en-Nedevi në librin e tij ‘en-Nubuvetu’ ka thënë tekstualisht: ‘Pejgamberët (paqja qoftë mbi ta) kanë pasur si thirrje të tyre të parë, si dhe kanë pasur qëllimin e tyre më të madh në çdo kohë dhe në çdo vend që të saktësojnë besimin e njerëzve në Allahun e lartësuar. Si dhe të saktësojnë lidhjen mes robit dhe Zotit të tij. T’i ftojnë njerëzit që fenë tia përkushtojnë me sinqeritet vetëm Allahut të vetëm, sepse Ai është që sjell dobinë dhe dëmin. Ai është i cili meriton adhurimin, lutjen, kthimin, kurbanin dhe çdo adhurim të jenë vetëm për Të. Mundi i tyre (pejgamberëve) ishte i përqëndruar në luftimin e idhujtarisë, gjë e cila dukej qartë në adhurimin që njerëzit asokohe ua dedikonin idhujve, apo njerëzve të mirë prej të gjallëve apo të vdekurve.’
2- Allahu i Lartësuar i drejtohet Pejgamberit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) duke i thënë: “Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjell vetes as dobi, as dëm, përveçse aq sa dëshiron Allahu. Sikur ta dija të padukshmen, do t’i shumoja të mirat dhe nuk do të më prekte asnjë e keqe. Unë jam vetëm paralajmërues dhe sjellës i lajmeve të mira për njerëzit që besojnë.” surja: el-A’raf: 188.
I dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ‘Mos më lavdëroni mua ashtu siç të krishterët e lavdëruan birin e Mejemes. Unë jam rob, ndaj thoni: rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.’ Transmeton imam Buhariu.
Lavdërimi në këtë hadith ka për qëllim lavdërimin e tepruar, ndaj ne nuk i lutemi pejgamberit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ashtu siç të krishterët veprojnë me Isain të birin e Merjemes, sepse kështu ata ranë në idhujtari. Pejgamberi (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) na mësoi neve që të themi: ‘Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij.’
3- Dashuria e vërtetë ndaj të dërguarit të Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) është duke iu bindur atij në lutjen ndaj Allahut të vetëm, e duke mos iu lutur askujt tjetër përveç Tij edhe nëse do të ishte i dërguar prej Allahut apo njeri i dashur i Tij.
Pejgamberi (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ‘Kur të kërkosh, kërkoji Allahut, e kur të kërkosh ndihmë atëherë kërko ndihmë prej Allahut.’ Hadithin e transmeton Termidhi dhe ka thënë: hadithi është ‘hasen (i mirë) dhe i saktë’.
Pejgamberit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) kur i vinte ndonjë mërzi apo preokupim thoshte: ‘O Ti që je i gjallë dhe që mban gjithçka! Me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë.’ Hadithin është ‘hasen (i mirë) dhe e transmeton Termidhi.
Allahu e mëshiroftë poetin kur tha:
Allahun e lus që të na i largoi vështirsitë tona
Sepse vështirsinë nuk e largon vetëm se Allahu.
“Rruga e grupit të shpëtuar” Xhemil Zejno
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Dëshmia Islame, Muhamedi
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve