Përkufizimi i mëkatit:
Mëkati është lënia e urdhëresave dhe kryerja e ndalesave. Ose lënia e një detyre të caktuar nga Allahu përmes Librit të Tij apo përmes gjuhës së Profetit të Tij. Dhe kryerja e një ndalese të caktuar nga Allahu apo Profeti i Tij, qoftë ajo fjalë apo vepër, e dukshme apo e padukshme.
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dhe i shkel dispozitat e Tij, atë e shtie në zjarr të përjetëshëm. E për të është një dënim i rëndë” (Nisa 14)
Llojet e mëkateve:
Mëkatet ndahen në mëkate të vogla dhe të mëdha. Kjo ndarje është me argument nga Kurani, suneti dhe konsensusi i të parëve. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (Nisa 31) dhe “Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët” (Nexhm 32)
Është vërtetuar se Profeti, alejhis selam, ka thënë: “Pesë Namazet , e xhumaja nga njëra te tjetra, ramazani nga njëri te tjetri, janë shlyes të mëkateve që gjenden midis tyre përderisa njeriu u shmanget mëkateve të mëdha‘’ (Muslimi)
Mëkatet evogla sipas përkufizimit të dijetarëve janë: Ato mëkate që nuk përfshihen në ndëshkimin më të vogël të mëkateve të mëdha ose ato që nuk përfshihen në ndëshkimin e përcaktuar në këtë jetë apo jetën tjetër. Dhe që nuk i bashkangjitet ndalesë me kërcënim, mallkim, hidhërim, ndëshkim ose mohim i besimit të vepruesit.
“Orientimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno
Përktheu: Rexhep Milaqi
Dosje: llojet e mëkateve, Mëkatet
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve