KINI KUJDES NGA MËKATET E MËDHA
1-Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm.” (Nisa 31)
2-Profeti, alejhis selam, ka thënë: ‘’Mëkatet më të mëdha janë: Idhujtaria, vrasja e njeriut, mosrespektimi i prindërve dhe dëshmia e rreme’’ (Buhariu dhe Muslimi)
3-Mëkati i madh është ai mëkat për të cilin parashikohet ndëshkim penal në këtë jetë ose kërcënim në jetën tjetër me dënim, hidhërim ose mallkim nga Allahu dhe i Dërguari i Tij.
4-Numri i mëkateve të mëdha: Ibën Abasi, radijAllahu anhu, ka thënë: mundësia që ato të jenë shtatëqind është më e madhe se sa të jenë shtatë, por nuk ka mëkat të madh që nuk e fshinë pendimi dhe nuk ka mëkat që mbetet i vogël kur këmbëngulet në të. Mëkatet e mëdha ndryshojnë nga njëri tjetri sipas llojit të tyre. (Shiko tefsirin e Ibën Kethirit)
LLOJET E MËKATEVE TË MËDHA
1- Mëkatet e mëdha në akide (ideologji): Politeizmi ,që përfshin adhurimin ndaj dikujt tjetër përveç Allahut të Madhëruar apo adresimin e lutjes ndaj dikujt tjetër veç Tij, ngase Profeti, alejhis selam, ka thënë: “Lutja është pikërisht adhurimi’’(Tirmidhiu) Si dhe: arsimimi fetar thjesht për të fituar të mira materiale, fshehja e dijes, tradhëtia, pohimi i asaj çka thotë fallxhori ose magjistari apo horoskopi, kurbani dhe zotimi për dikë tjetër veç Allahut, mësimi i magjisë dhe ushtrimi i saj, betimi për dikë tjetër veç Allahut; si betimi për nderin, fëmijën, profetin dhe qaben, mallkimi i muslimanit ose cilësimi i tij si i dalë nga feja pa argument, moscilësimi i të pafeve si të pafe, shpifja ndaj Allahut dhe Profetit të Tij, të qenurit i sigurt nga dënimi i Allahut, vajtimi dhe rrahja e vetes me shuplaka për të vdekurin, përgënjeshtrimi i kaderit, varja e hajmalive…etj.
2-Mëkatet e mëdha në raport me jetën dhe logjikën: Vrasja e dikujt me pa të drejtë, djegia e njeriut ose e kafshëve me zjarr, dhunimi i të dobëtit, bashkëshortes, nxënësit, shërbyesit dhe kafshës. Përgojimet dhe thashethemet, pijet dehëse me të gjitha llojet e tyre. Pirja e helmit, ngrënia e mishit të derrit dhe ngordhësirës pa qenë i detyruar, pirja e pijeve të dëmshme, vrasja e vetes qoftë dhe gradualisht si duhanpirja, polemikat e padrejta, padrejtësia ndaj njerëzve dhe dhunimi i tyre, refuzimi i të vërtetës, zemërimi nga e vërteta, përqeshja e të tjerëve, mallkimi i muslimanit, fyerja e dikujt prej sahabëve, arroganca dhe mburrja, përgjimi i të tjerëve, denoncimi tek organet qeverisëse me qëllim lëndimin e një të pafajshmi, dominimi i gënjeshtrave në bashkëbisedim me të tjerët, skulpturat dhe pikturat e frymorëve pa qenë e detyrueshme bërja e tyre si; për kartën e identitetit, vizën dhe pasaportën.
3-Mëkatet e mëdha në raport me pronën: Ngrënia e pasurisë së jetimit, kumari, llotaria, vjedhja, kusaria, plaçkitja, mitmarrja, hilet në matje dhe peshim, betimi i rrejshëm për marrjen e pronës, hilet në shitblerje, shkelja e premtimit, dëshmia e rreme, mashtrimi, shpërdorimi i pasurisë, testamenti i dëmshëm, fshehja e dëshmisë, të qenurit i pakënaqur me caktimin e Allahut, veshja e arit për meshkujt, lëshimi i rrobes apo pantallonave nën zogun e këmbës. (për meshkujt)
4-Mëkatet e mëdha në raport me adhurimet: Lënia e namazit apo vonimi i tij nga koha e tij pa arsye të ligjshme,mosdhënia e zekatit,mosmbajtja e agjërimit në Ramazan pa arsye të ligjshme,moskryerja e haxhit duke i patur mundësitë,ikja nga lufta në rrugën e Allahut,mospjesëmarrja në luftë me jetën ose me pasurinë tënde ose me propagandë kur njëra nga këto bëhet obligim,lënia e namazit të xhumasë ose namazit me xhematë pa arsye ligjore,lënia e urdhërimit për mirë dhe e ndalimit nga e keqja nga ana e atij që mundet,pakujdesia nga pikat e urinës(duke mos u pastruar me letër higjenike,gurë apo ujë) dhe moszbatimi i dijes.
5-Mëkatet e mëdha në raport me familjen dhe farefisin: Imoraliteti,homoseksualizmi,akuzimi i besimtareve të ndershme për shkelje të kurorës,shthurja e femrës në veshje,zbulimi i flokëve nga ana e femrës,ngjasimi i femrës me meshkujt dhe e kundërta,mosrespektimi i prindërve,braktisja e fisit pa arsye të ligjshme,mospërgjigja e bashkëshortes ndaj kërkesës së bashkëshortit për marrëdhënie intime,pa patur arsye të ligjshme,mohimi i bashkëshortes ndaj mirësive të bashkëshortit,pretendimi i njeriut se është i biri i dikujt tjetër duke mohuar babain e tij të vërtetë ndërkohë që është i vetëdijshëm për një gjë të tillë, të qenurit dakort me imoralitetin e familjes,lëndimi i fqinjëve,shkulja e qimeve të fytyrës(për sa kohë që nuk janë anormale) ose vetullave nga ana e femrës apo mashkullit.
“Orientimi i Muslimanëve” Xhemil Zejno
Përktheu: Rexhep Milaqi
Dosje: Mëkatet e mëdha
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve