Allahu i Lartësuar ka thënë: “Me të vërtetë të dashurit e Allahut për ta nuk do të ketë frikë e as brenga. Ata janë të cilët besuan dhe ishin të devotshëm.” | Jasin.
Ky ajet Kuranor tregon se i dashur dhe i afërt tek Allahu është besimtari i cili është i dovetshëm në besimin e tij. Ai i qëndron larg gjërave të ndaluara, i lutet Zotit të tij dhe nuk i shoqëron Atij askënd në adhurim. Në raste nevojash një personi të tillë mund t’i ndodhin nderime (keramat) nga ana e Allahut, si për shembull; nderimi që iu bë Merjemes në momentin që i vinte furnizimi në shtëpinë e saj.
Të qënurit velij (i dashur) tek Allahu është diçka e pamohueshme, por nuk mund të jetë vetëm se ndaj besimtarit i cili është i bindur ndaj rregullave të vendosura prej Allahut dhe që është njësues i Tij. Nuk është kusht të ndodhin keramatet (nderimet) ndaj tij në mënyrë që ai të konsiderohet velij (njeri i dashur tek Allahu), sepse Kurani nuk e ka kushtëzuar diçka të tillë.
Po ashtu nuk mundet që kerameti (nderimi) të ndodhë ndaj një personi të shthurur apo idhujtar i cili i lutet dikujt tjetër e nuk i lutet Allahut, sepse kjo konsiderohet prej veprave të idhujtarëve. Ndaj si mundet që ai të jetë prej njerëzve të dashur dhe të nderuar tek Allahu?!
Gjithashtu, kerameti (nderimi) nuk është diçka e cila trashëgohet prej paraardhësve, por ajo është diçka e cila dhurohet si pasojë e besimit dhe e veprave të mira.
Kur ajo që shikojmë që u ndodh disa bidatçijve të cilët ngulin shtiza në trupin e tyre, apo hanë zjarrin e të ngjashme, këto janë prej veprave të shejtanëve dhe konsiderohet mashtrim për ta në mënyrë që të vazhdojnë në lajthitjen e tyre.
Allahu i lartësuar ka thënë: “Thuaj (o Muhamed): ‘Atyre që janë të humbur, i Gjithëmëshirshmi u dhëntë jetë.’ Në mënyrë që kur të shohin atë që u është premtuar, ose dënimin (në këtë jetë) ose orën (e Kiametit), atëherë ta marrin vesh se kush ka pozitë më të keqe dhe rreth më të dobët.” | Merjem: 75.
Ata të cilët kanë vizituar vende si India kanë parë prej gjërave të tilla edhe më shumë se kaq prej zjarrputistëve, si për shembull goditjet me shpata që i bëjnë njëri-tjetrit e gjëra të ngjashme, megjithëse ata janë jobesimtarë.
Islami nuk i miraton veprimet e tilla, veprime që nuk i ka vepruar i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) e as shokët e tij, e nëse do kishte mirësi në vepra të tilla atëherë të parët tanë do t’i vepronin ato.
Velij (njeriu i dashur dhe i nderuar tek Allahu) konsiderohet tek shumica e njerëzve personi i cili ka njohuri dhe di të fshehtën, megjithëse kjo është diçka që Allahu i lartësuar e ka ruajtur për Veten e Tij. Ndodh ndonjëherë tua tregojë diçka nga kjo e fshehtë disave prej të dërguarve të Tij. Allahu i lartësuar ka thënë: “Vetëm Ai e di të padukshmen dhe nuk ia zbulon atë askujt përveç të dërguarve që ka zgjedhur.” | El Xhin: 26-27.
Ky ajet përmend vetëm të dërguarit dhe askënd tjetër.
Disa njerëz shikojnë ndonjë varr mbi të cilin është ndërtuar ndonjë tyrbe dhe mendojnë se ai është velij (i dashur dhe i nderuar tek Allahu), por ky varr mund të jetë i një personi të shthurur ose mundet që në të mos të jetë askush!
Ndërtimin mbi varre Islami e ka ndaluar. Në transmetimin e hadithit është përcjellë se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka ndaluar ndërtimin mbi varr. E transmeton imam Muslimi nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij.
Nuk konsiderohet velij se u varros në xhami apo se i kanë ngritur atij tyrbe, sepse këto vepra janë të ndaluara në Islami. Gjithashtu, edhe nëse i vdekuri shikohet në ëndërr nuk konsiderohet si argument fetar se ai është velij, sepse mund të jenë ëndrra të inspiruara prej shejtanit.
Marrë nga libri: “Rruga e grupit të shpëtuar”.
Autor: Xhemil Zejno
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: evlija
Të Ngjashme
- Emrat dhe atributet e Allahut të Madhëruar Udha e Besimtarëve
- Kur pasionet bëhen idhull dhe Zot Ibën Rexheb el Hanbeli
- A mund të ndikojë mësyshi edhe në këtë rast? Emin Bilali
- Si ka mundësi që Allahu ua jep dynjanë jobesimtarëve?! Emin Bilali
- Cilat ishin fjalët e fundit që tha Profeti para se të largohej nga kjo botë? Udha e Besimtarëve