Mos e refuzo të vërtetën

November 12, 2023

Mos e refuzo të vërtetën.

1- Allahu i lartësuar i dërgoi të dërguarit e Tij tek njerëzit dhe i urdhëroi që t’i ftonin njerëzit në adhurimin e Allahut dhe në njëshmërinë e Tij. Por shumica e popujve i përgënjeshtruan të dërguarit dhe e refuzuan të vërtetën në të cilën u ftuan. Refuzuan teuhidin (njëshmërinë e Allahut) dhe përfundimi i tyre ishte shkatërrimi!

2- I dërguari i Allahut sal-lAllahu lejhi ve sel-lem ka thënë: “Nuk do të hyjë në xhenet askush i cili posoden në zemrën e tij një grimcë mendjemadhësie. Më pas tha: Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe përçmimi i njerëzve.” Transmeton imam Muslimi.

Duke u nisur nga kjo, nuk i lejohet një muslimani ta refuzojë të vërtetën dhe këshillën në mënyrë që të mos u përngjajë jobesimtarëve. Mos ta shpier veten e tij në mendjemadhësi prej së cilës personi nëse e ka ndalohet të hyjë në xhenet. Urtësia është si malli i humbur për besimtarin; kudo që e gjen e merr atë.

3- Duhet që e vërteta të pranohet prej çdokujt që e thotë atë, edhe nëse ai që e thotë është vet shejtani.

“Transmetohet se i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e caktoi Ebu Hurejrën të ruaj magazinën e lëmoshës. Erdhi një hajdut për të vjedhur dhe Ebu Hurejra e zuri atë. Hajduti filloi t’i lutej që ta lironte dhe arsyetohej përpara tij se është prej nevojtarëve, prandaj Ebu Hurejra e la të lirë. Por ai u kthye përsëri për të vjedhur dhe Ebu Hurejra e zuri përsëri, dhe i tha: Do të dërgoi tek i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ai i tha: Më lër të lirë dhe unë do të mësoj një ajet prej Kuranit, e nëse ti e lexon atë shejtani nuk do të afrohet. Ebu Hurejra i tha: Cili është ai ajet? Ai i tha: Ajeti Kursij. Atëherë Ebu Hurejra e la atë të lirë. Më pas Ebu Hurejra i tregoi të dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se çfarë kishte ngjarë me të, dhe Pejgamberi i tha: A e di se me kë ke biseduar? Ai ishte shejtani. Ai të tha të vërtetën edhe pse është gënjeshtar.” Transmeton imam Buhariu.

Marrë nga libri: “Rruga e grupit të shpëtuar”.

Autor: Xhemil Zejno

Përktheu: Ylli Rama

 

Dosje: ,

Loading...